-
VIDEO
Ferit Hoxha ‘i zë vendin’ Ramës në Parlament, punonjësja e administratës i tërheq vëmendjen: Çohu se nuk lejohet
Karrigia e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit është bosh. Për një moment ajo u vu në përdorim nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha teksa po bisedonte me numrin 2 të qeverisë, Albana Koçiun.
-
VIDEO
‘Zgjodhi Ballukun para BE’, Bardhi: Rama nuk e kaloi testin e Europës, u premtonte shqiptarëve në zgjedhje pasaportën europiane
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit në BE pasi zgjodhi të mbrojë Belinda Ballukun. Në seancën maratonë në Kuvend, Bardhi deklaroi se Rama nuk e kaloi testin e BE dhe tashmë Europa po na vendos kusht pas kushtesh për procesin e integrimit.
-
VIDEO
Kuvendi diskuton procesin e integrimit, deputetët ‘zhduken’ nga salla
Kuvendi diskuton sot procesin e integrimit në BE, një diskutim i parashikuar të zgjasë rreth 5 orë. Megjithatë, rreth dy orë pas nisjes së seancës plenare, deputetët i kanë lënë karriget bosh.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Balla: Shqipëria po ecën me ritme historike! Roli i opozitës i pazëvendësueshëm, të rrisim diplomacinë parlamentare
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi rreth të cilit vërtiten veprimi politik, institucional dhe shoqëror i çdo dite.
Ndër të tjera Balla tha se roli i opozitës është i pazëvendësueshëm ashtu si dhe i Kuvendit në tërësi si dhe bëri thirrje për rritje të diplomacisë parlamentare
-
VIDEO
‘E keni hipokrizi integrimin’, Berisha akuza mazhorancës: Ju jeni armiqtë e vërtetë! Po e bazoni procesin në mashtrime e fshehje të së vërtetës
Sali Berisha akuzoi mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës.
-
VIDEO
Raporti për integrimin, Vokshi: I dobët, s’i përgjigjet asnjë çështjeje! Po mbani sekret procesin
Albana Vokshi përsëriti në Kuvend fjalët e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme se raporti i qeverisë për integrimin nuk thotë asgjë, ndërsa akuzoi sërish mazhorancën se po e mban hermetikisht sekret procesin.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Hasani lexon projekt-rezolutën: Kërkohet transformim i plotë, angazhohemi bashkërisht për tu anëtarësuar
Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani lexoi në Kuvend projektrezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE e dakordësuar mes PS dhe PD.
-
VIDEO
Pr/rezoluta për integrimin, Bardhi: Po diskutojmë një proces strategjik, duhet të ishte Rama
Gazment Bardhi kërkoi llogari në Kuvend për mungesën e kryeministrit Rama në ditën kur do të diskutohet projektrezoluta për integrimin. Kreu i grupit parlamentar të PD tha se s’mund të diskutohet për një proces me rëndësi të tillë pa praninë e Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit është paraqitur vetëm 2 herë në Kuvend.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Berisha: Përse nuk e lexoni në parlament, nuk i dilni dot për zot se keni shkruar vetëm mashtrime
Kryetari i PD Sali Berisha kërkoi që raporti i qeverisë për integrimin në BE dhe ai i miratuar në Komisionin Evropian, të lexohet në Kuvend. Berisha thotë se raporti është i mbushur me mashtrime nga PS dhe se qeveria e Ramës kërkojnë që t’ia fshehin të vërtetën qytetarëve.
-
VIDEO
‘E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku’, Spiropali replikon me Berishën: Je denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemit! Çliro opozitën, s’je i besueshëm
Pasi mori fjalën në Kuvend, Sali Berisha gjeti edhe një moment për të sulmuar deputeten socialiste Elisa Spiropali duke thënë se ajo e ka quajtur Ramën Skënderbe dhe ai e ka flakur.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën për 'Smart City', Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues
Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi se interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar me urgjencë nga deputetët e PD për ”Smart City”, nuk pranohet.
-
VIDEO
LIVE - Seanca plenare 14 maj 2026
Në rendin e ditës një nga pikat kryesore është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian.