-
VIDEO
Pacientët përballen me mungesë analizash pas datës 20 të çdo muaji, Sala: Prioritet u jepet analizave urgjente, por shërbimi vijon normalisht
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala iu përgjigj opozitës për faktin se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit. Sala tha se kontrata parashikon një planifikim mujor të të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital dhe kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse. Sala thotë se në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet u jepet analizave urgjente.
-
VIDEO
Onkologjiku, Xhixho: Vetëm 30 poltrone për 120 pacientë në ditë, prej 8 muajsh brakiterapia nuk funksionon! Vetëm 2 akseleratorë
Gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, deputetja e opozitës Erisa Xhixho ngriti shqetësime për kapacitetet e kufizuara në spitalin Onkologjik, mungesën e funksionimit të brakiterapisë prej 8 muajsh dhe numrin e pamjaftueshëm të akseleratorëve për radioterapi.
-
VIDEO
Spahia: Koncesionari s’ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, rrezikohen jetë njerëzish
Në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, deputeti demokrat Bardh Spahia ngriti shqetësimin lidhur me ndërprerjen e shërbimit të analizave pas datës 20 të çdo muaji nga ana e koncesionarit.
-
VIDEO
Onkologjiku, Hoti: Mungojnë barnat, pacientët detyrohen të kurohen jashtë vendit! Ende s’ka regjistër të sëmundjeve onkologjike
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala po përballet në interpelancë me 3 deputetë të opozitës për shërbimet spitalore në vend. Deputeti demokrat Kliti Hoti ngriti shqetësimet për trajtimin e pacientëve të Onkologjikut, duke theksuar mungesën e barnave, detyrimin për t’u trajtuar jashtë vendit dhe mungesën e një regjistri onkologjik, që sipas tij pengon hartimin e politikave efektive në shëndetësi.
-
VIDEO
Provimi i licencës për mësuesit/ Zhupa: Po pasuroheni në kurriz të tyre! Kumbaro: Detyrim prej 2012, askush nuk hiqet nga puna
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro është thirrur në interpelancë nga deputetët e PD për të dhënë llogari për një udhëzim të nxjerrë në shkurt të vitit 2025, ku i kërkohet mësuesve, të cilët janë diplomuar përpara vitit 2011 dhe futur në sistemin arsimor pas këtij viti, të japin provimin e licencës.
-
VIDEO
KAYO/ PD: Bashkëpunon me kompani të miqve të Ramës dhe shoqëri të pezulluara në NATO! Nufi: Hapen mbi 1 mijë vende pune dhe fitime deri 400 mln euro
Ministri i Mbrojtjes theksoi se kompanitë private me të cilat KAYO bashkëpunon, janë të specializuara në fushën e prodhimit të municioneve. Përfitimet e Shqipërisë nga bashkëpunimi me këto kompani janë mbi 1 mijë vende pune për qytetarët dhe miliarda të ardhura në vitet në vijim.
-
VIDEO
Dosja e Tunelit të Llogarasë, SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve për Ballukun dhe dy ish-vartësit e saj
SPAK i ka komunikuar të pandehurve për shkeljet me tenderin e Llogarasë zgjatjen e hetimeve me 3 muaj. Balluku, Elezi dhe Gjyli akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Hetimet zgjaten edhe për Jetmira Dervishin dhe Mirzeta Kashnicën.
-
VIDEO
Bozdo: Prej 3 javësh kemi depozituar kërkesë për interpelancë për hidrokarburet me ministrin Karakaçi! Peleshi: Në seancën plenare tjetër
-
VIDEO
‘Ne fshatarëve nuk na vjen radha’, Korreshi ironi në Kuvend: Kam 2 muaj që kërkoj interpelancë me Salën
Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se ka 2 muaj që ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, por ende nuk ka marrë përgjigje. Me ironi Korreshi tha se ne “deputetëve fshatrë nuk na vjen radha”.
-
VIDEO
Integrimi, Balla i kthehet Berishës: Hiqni dorë nga balta, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet
-
VIDEO
Berisha akuza mazhorancës në Kuvend: Mbyllët integrimin europian të vendit
Sali Berisha vijoi edhe në seancën plenare të sotme të akuzojë qeverinë dhe mazhorancën se është shkaktare e një ngërçi të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Me 74 vota kundër, rrëzohet kërkesa e Mziut për interpelancë me Sallën për fondet IPARD
Me 74 votat e mazhorancës, u rrëzua kërkesa e deputetit Xhelal Mziu me ministrin e bujqësisë, Andis Salla për Fondet e IPARD.