-
VIDEO
Rifillon seanca parlamentare, Boçi ende në sallë pas përjashtimit
Edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave pushim, Luçiano Boçi ka refuzuar të largohet nga salla.
-
VIDEO
Hoxha takohet me përfaqësues të biznesit grek në Delfi: Ekonomia shqiptare gjithnjë e më miqësore për investitorët
Gjatë vizitës në Delfi të Greqisë, Ministri Ferit Hoxha u takua me përfaqësues të biznesit grek dhe prezantoi potencialin e vendit në kuadër të objektivit 'Shqipëria 2030'
-
VIDEO
Balla kritikon deputetët demokratë: Dëgjova që kishte revoltë për minutën e heshtjes për Rexhep Qosjan, PD s’e meriton këtë turp
Taulant Balla kritikoi deputetët e PD për nderimin me një minutë heshtje për Rexhep Qosjan që u nda nga jeta ditën e sotme. Kryetari i grupit parlamentar të PS tha se PD nuk e meriton turpin e mospjesëmarrjes në minutën e heshtjes.
-
VIDEO
Boçi nuk heq dorë, mbetet ‘i gozhduar’ te foltorja! Peleshi e përjashton nga seanca
Luçiano Boçi u rikthye për ta bllokuar foltoren pasi Ana Nako e Lindita Nikolla u larguan prej saj. Ngulmimi i tij çoi në marrjen e masave nga kryeparlamentari Peleshi, i cili përshkallëzoi deri në përjashtimin e tij nga seanca. Seanca rifillon pas 5 minutash.
-
VIDEO
Vizita e Ramës në Barcelonë, Shehu replikon me Ballën: Ka frikë t’u përgjigjet pyetjeve në parlament! Ligji për shërbimet, kakofoni!
Në replikën kundrejt Taulant Ballës, deputeti demokrat Tritan Shehu tha se pyetja e tij për vizitën e Ramës në Barcelonë i referohej faktit nëse ishte në cilësinë e kryeministrit apo kryetarit të partisë.
-
VIDEO
‘Ça problemi keni me ligjin?’ Balla u kthen përgjigje kritikave të Shehut: 70 vjeç dhe bën këto gjëra, turp!
“Do ta votoni këtë ligjin apo s’do ta votoni?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Taulant Ballës për deputetët demokratë lidhur me projektligjin "për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve.”
-
VIDEO
‘Po të hëngrën qentë s’ka tetanoz, tërbohesh!’ Korreshi: Në spitalin e Lushnjes s’ka medikamente
Mungesa e ilaçeve në spitalin e Lushnjes ishte një prej problemeve që ngriti deputeti Saimir Korreshi në Kuvend.
-
VIDEO
‘Administratë patronazhistësh’, deputetja e Vlorës i pret me urime deklaratat e Leskajt: I përshëndes, u shtofshi!
Në deklaratat e Bujar Leskajt në Kuvend, nuk munguan kontradiktat. Ndërsa e quajti administratën publike, patronazhiste, abuzive e pa meritokraci, deputeti demokrat vlerësoi pozitivisht drejtoren e shërbimit legjislativ në Kuvend.
-
VIDEO
Kuvend/ Opozita: Onkologjiku pa barna, s’punon brakiterapia e Pet SCAN, vetëm 30 poltrone! Sala: Zgjidhje brenda 2026-ës, në QSUT sot s'mungon asnjë ilaç
Mungesa e medikamenteve, mosfunksionimi i pajisjeve për Onkologjikun dhe përballja e mungesës së analizave laboratorëve pas datës 20 të çdo muaji, ishin disa prej çështje që u ngritën nga opozita në interpelancat e kërkuara me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.
-
VIDEO
‘Po mbroni interesa kriminale dhe po favorizoni ndërtuesit’- Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Tabaku hodhi akuza ndaj qeverisë se përmes çmimeve të ulëta të referencës, po favorizon ndërtuesit e pallateve, të cilët sipas saj, në këtë mënyrë paguajnë më pak taksa.
Sipas Tabakut, kjo bëhet me qëllim mbrojtjen e interesave kriminale, të atyre që sipas saj pastrojnë paratë e pista duke investuar në ndërtim.
Më tej Tabaku akuzoi qeverinë se po ‘sulmon’ bizneset e vogla, përmes kontrolleve të shpeshta tatimore.
-
VIDEO
Interpelanca/ Ismaili: Në Berat 135 mln € dëm nga përmbytjet! Salla: Kompensimi i fermerëve s’është përgjegjësi e Ministrisë, brenda 2026 paraqesim projektligjin për sigurimet në bujqësi
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar interpelanca mes deputetit demokrat Zija Ismaili dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Ismaili tha gjatë fjalës së tij se fermerët e qarkut të Beratit dhe të të gjithë Shqipërisë nuk kanë marrë asnjë kompensim nga qeveria apo bashkitë, pas përmbytjeve të shkaktuara gjatë muajve të fundit.
Ismaili tha se vetëm në qarkun e Beratit janë përmbytur në total 900 hektarë, të cilat sipas tij, nëse përllogariten si toka të mbjella me produkte bujqësore, dëmi do të shkonte deri në 135 milionë euro.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Qeveria dorëzon raportin në parlament: Gati të mbyllim 10 kapituj në 2026-ën, progres në drejtësi dhe goditjen e korrupsionit
Shqipëria është gati që brenda 2026-ës të mbyllë 10 kapitujt e parë në bisedimet për anëtarësim me BE. Raporti jep me shifra rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave gjatë vitit 2025