-
VIDEO
LIVE -Seancë Plenare 23 Prill 2026 ora 10:00
Në seancën e sotme plenare në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca. Në 3 interpelanca deputetë të opozitës kanë thirrur ministren e Shëndetësisë Evis Sala për të dhënë shpjegime për Onkologjikun dhe shërbimet spitalore në vend.
-
VIDEO
Pjerin Ndreu kritika Qeverisë: Bashkitë në ‘xhepa’ të Ekzekutivit, po uzurpohen kompentecat e pushtetit vendor! Vendosini ‘fre’ disa zyrtarëve burokratë
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka kritikuar pushtetin qëndron se i ka marrë kompetencat qeverisjes vendore. Në fjalën e tij gjatë dëgjesës publike në Lezhë për 'Territorialen', Ndreu tha se stacionet e plazhit, ujësjellësi dhe e drejta për të dhënë leje ndërtimi për godina mbi 6 kate, sipas tij u janë uzurpuar bashkive.
-
VIDEO
‘Rrethim i befasishëm’, Rama ndan videon me shqiptarët në Greqi
Gjatë vizitës në Greqi, kryeministrit Edi Rama i ka ndodhur një surprizë e këndshme. Ai është rrethuar nga një grup shqiptarësh që kanë kërkuar të shkrepin disa fotografi me të.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Mazniku nga dëgjesa publike në Lezhë: Synojmë funksionalitetin, numri i bashkive dytësor
Në dëgjesën e parë publike të mbajtur në Lezhë për reformën territoriale, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku tha se pjesa më e madhe e çështjeve që prekin qytetarët lidhen drejtpërdrejt me pushtetin vendor.
-
VIDEO
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Ballkani Perëndimor është në kohën më të mirë! Çështja e pronave, vëmendje e posaçme për pakicën greke
Sipas Ramës, rajoni ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë Bashkimit Europian, ndërsa u ndal edhe tek çështje të tjera si ajo e Belerit që shkaktoi një krisje të marrëdhënieve me Greqinë. Kreu i qeverisë garantoi Athinën zyrtare se qeveria po trajton me një vëmendje të posaçme çështjen e pronave për pakicën greke.
-
VIDEO
Çështja e pronave, Rama: Problem shqiptar, po e trajtojmë! Vëmendje e posaçme për pakicën greke
Kryeministri Edi Rama është shprehur se problematikat që kanë qytetarët etnikë grekë në Shqipëri me pronat, nuk janë aspak të ndryshme me problematikat që kanë qytetarët shqiptarë me pronat.
-
VIDEO
Lufta ndaj krimit të organizuar, Rama: Kemi probleme, por po përmirësohemi! Pavarësia e gjyqësorit, arritja e një jete
Kryeministri Rama u pyet nga Papahelas pse përgjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar rreth 500 mijë shqiptarë, për të cilën u shpreh:
-
VIDEO
Rama nga Greqia: Iranianët i pranuam në vendin tonë për qëllime humanitare! Shqipëria meriton të futet në parajsë për kaq shumë jetë të shpëtuara
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Forumi Ekonomik i Delfit në Greqi se Shqipëria i ka pranuar anëtarët e opozitës iraniane në Shqipëri, për arsye humanitare dhe jo për të bërë opozitën politike të Teheranit.
Rama tha se njësoj si iranianët, Shqipëria ka strehuar edhe anëtarë të komuniteteve të tjera, si afganët, apo edhe hebrenjtë e italianët më herët.
-
VIDEO
Beleri ‘mollë sherri’ me Mitsotakis? Rama e pranon: Krijoi vështirësi, por e respektojmë njëri-tjetrin! Ambicie që brenda vitit të përfundojnë të gjitha çështjet
I pyetur për ngërçin me kryeministrin grek Mitsotakis për çështjen e Fredi Belerit, kryeministri Rama pranoi se krijoi vështirësi, por marrëdhënia e tyre ruan gjithnjë respekt. Ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.
-
VIDEO
Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit: Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej janarit 2025 pa vendim gjykate! Praktika e paraburgimit në Shqipëri, një problem madhor
Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit, gjatë një bisede me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini, ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po vijon që prej janarit të vitit 2025 të qëndrojë në qeli, pavarësisht se ndaj tij ende nuk ka një vendim gjyqësor.
-
VIDEO
Skeda/ Takimet Rama-Mitsotakis dhe marrëdhënia si 'det i trazuar' Shqipëri-Greqi! ‘Krisja’ për Belerin, momenti më delikat
Marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të trazuara, ku momentet e afrimit janë thyer nga dallgë të forta përplasjesh. Report TV sjell një përmbledhje të momenteve kryesore që kanë shenjuar qasjet e të dy qeverive ndaj njëra tjetrës.
-
VIDEO
Gjykimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Rama për kërkesën ndaj Trump: S’më është përgjigjur ende, ma ha mendja se ka qenë shumë i zënë
Kryeministri Rama u pyet në intervistën me Alexis Papahelas për kërkesën e tij ndaj Trump lidhur me Gjykatën e Hagës për procesin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së, për të cilën tha se ende s’ka marrë përgjigje.