-
VIDEO
Komisioni për arsimin, 1 min heshtje për mësuesin që vdiq në Maliq! Opozita akuza: Keni vrarë mësimdhënien! Kumbaro: Jo politikë me fatkeqësinë
Në komisionin për edukimin në Kuvend mazhoranca dhe opozita u përplasën në lidhje me vdekjen e mësuesit Alban Bejleri në Maliq, ndërsa po diskutohej edhe projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit, një organizëm ku tanimë studentët do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha shërbimet që lidhen me to në çdo nivel arsimor.
-
VIDEO
Protesta me zjarr molotovi e PD/ Gjykata la në qeli 5 militantë, Berisha: Heronjtë e kryengritjes paqësore po mbahen në burg pa asnjë provë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës la në qeli 5 prej militantëve, që dyshohet se ishin pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në protestën e PD-së në 17 prill para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij në tubimin e përjavshëm para Kryeministrisë, Berisha tha se të pestë të arrestuarit u mbajtën në qeli pa prova.
Berisha gjithashtu ngriti pretendime të forta se 5 militantët e arrestuar të PD-së janë dhunuar në qelitë e komisariateve.
-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Rama zbulon detaje: I jep zgjidhje problemit që ka lindur me ligjin 7501! Pasi përfundon investimin, mund të marrësh titull pronësie! Ja procedura
Kryeministri Edi Rama sqaroi në mënyrë të detajuar “Paketën e Maleve”, një nismë që sipas tij zgjidh problemin e pronësisë në zonat malore, duke u dhënë mundësi qytetarëve të investojnë edhe pa tituj pronësie fillestare. Ai prezantoi gjithashtu programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Në prag të sezonit turistik, Rama bëri thirrje për çmime të arsyeshme dhe shërbim cilësor.
-
VIDEO
Rama: Banka Shqiptare e Zhvillimit nis veprimtarinë e saj shumë shpejt, do na japë mundësinë që të mbështesim iniciativa në bujqësi dhe sektorë të tjerë
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, bëri të ditur se qeveria po krijon Bankën Shqiptare të Zhvillimit.
Kjo iniciativë sipas kryeministrit vjen pasi sektori i bujqësisë vazhdon të përballet me vështirësi në sigurimin e financimit nga bankat, për shkak të perceptimit që konsiderohet si një fushë me risk të lartë.
Ai theksoi se institucioni është në fazë përgatitore, ka siguruar ambientet dhe po ndërton stafin e tij, ndërsa pritet që së shpejti të bëhet plotësisht operative.
Shefi i Ekzekutivit shpjegoi më tej se kjo bankë do të krijojë mundësi të reja për financimin e iniciativave, me fokus te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
-
VIDEO
Ligji për portet turistike/ Rama akuza PD-së: Alarmuan BE-në përmes helmit të tyre! Shqipëria, një vend që ka një defiçencë shumë të madhe me pikat e ankorimit në det
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, teksa hodhi akuza ndaj opozitës për ‘eksportim të baltës dhe helmit’ nga kryeqyteti shqiptar drejt vendeve të BE-së, me qëllim sipas tij goditjen e qeverisë, shtoi se të njëjtën gjë PD bëri edhe edhe me ligjin për portet turistike në Parlament (duke alarmuar edhe BE-në).
-
VIDEO
PAMJET ME DRON/ Berisha braktiset edhe nga militantët, të pranishmit në protestën para Kryeministrisë numërohen me gishtat e dorës
Një rënie e ndjeshme e numrit të militantëve që i bashkohen tubimeve të Berishës vihet re nga java në javë, duke bërë që të pranishmit të shesh shpesh të numërohen edhe me gishtat e dorës.
-
VIDEO
Rama takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, prezanton projektin ‘Dyfisho Ndërmarrjen Tënde’: Deri në 2 milionë euro kredi për bizneset e vogla e të mesme
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga drejtuesja politike e qarkut, Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, për të folur për ‘Paketën e Maleve’, një program që bashkë me fazat e tjera të këtij procesi ka synim që t’i japë një impuls të ri industrisë së turizmit në vendin tonë.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu është shprehur se ka pasur një interes të shtuar për programet e qeverisë, për mbështetjen e bizneseve.
-
VIDEO
LIVE - Rama takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë
Kryeministri Rama shpjegoi se ky projekt (Dyfisho Ndërmarrjen Tënde) do të mbështetet nga një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, e cila do të përpunohet nga bankat e nivelit të dytë dhe do të ketë garanci sovrane nga qeveria.
-
VIDEO
Protesta e 17 prillit/ PD kallëzon Lamallarin dhe drejtuesit e policisë: Kriminelë me uniformë, përdorën mjete të ndaluara ndaj protestuesve
PD bëri kallëzim penal për të gjithë zyrtarët e lartë të policisë, duke nisur nga ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, zv/drejtorin Sokol Bizhga, e të tjerë që për PD kanë konsumuar të paktën 10 vepra penale.
-
VIDEO
Protestuesit e PD në Gjykatë për masat/ Noka akuza policëve: Jeni patronazhistë të PS
Një grup deputetësh të PD shkuan në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet seanca për masat e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar pas protestës me molotovë të 17 prillit. Një prej tyre ishte edhe Flamur Noka, i cili në një moment filmohet teksa i akuzon policët si paronazhistë të PS.
-
VIDEO
Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që më dhunuan në protestën e 17 prillit
Kalaja deklaron se, është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar.
-
VIDEO
Sot masa për ‘grupin e zjarrit’/ Berisha: I futën në qeli pa asnjë provë, do padisim Skënder Hitën dhe Sokol Bizhgën
Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të padisin penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh. Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.