-
VIDEO
Mbledhja e grupit të PS/ Balla: Në vendoret e 2027-ës fitojmë 61 bashkitë! Spiropali? Do të bëjmë vlerësim të performancës për të gjithë
PS synon fitimin e 61 bashkive në zgjedhjet vendore. Taulant Balla u shpreh se nuk ka ndjekur postimet e Elisa Spiropali dhe se kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve në mbledhje të grupit parlamentar.
-
VIDEO
Protesta/ Për herë të parë, 5 militantë të Berishës lihen në qeli, u kapën me molotovë në duar! Gjykata cakton detyrim paraqitjeje për 6 të tjerë
Në 6 protesta kombëtare të PD, protestuesit e arrestuar nga policia, janë liruar nga Gjykata. Por ndryshe nga protestat e kaluara, në atë të 17 prillit, Policia ndoqi një strategji të re duke i arrestuar militantët në flagrancë me çanta me molotovë.
-
VIDEO
Deputetja Xhixho: Trauma në rikonstruksion dhe shërbimet jetike jashtë funksioni, kërkoj interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Erisa Xhixho thotë se mbyllja e bllokut operator qendror dhe nxjerrja jashtë funksionit e 10 sallave operatore kanë shkaktuar kolaps në trajtimin e pacientëve, duke krijuar lista të gjata pritjeje dhe shtyrje operacionesh për muaj apo vite.
-
VIDEO
Salianji: Berisha nuk e bashkon dot opozitën as nuk mobilizon njerëzit! SPAK po bën më shumë opozitë se PD
Ervin Salianji thotë se Sali Berisha nuk ka më aftësinë për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike. Sipas ish-deputetit, vetë PD-ja ka humbur aftësinë e saj të opozitarizmit dhe ky rol po bëhet më mirë nga SPAK.
-
VIDEO
Salianji sfidon Berishën me demokratët e Kukësit: Dil në zgjedhje dhe përballu në garë
Nga Kukësi, ku zhvilloi një takim me anëtarët e Partisë Demokratike atje, Ervin Salianji sfidoi drejtpërdrejt Sali Berishën, duke i kërkuar të lejojë një garë të hapur në zgjedhjet për kreun e PD-së, votimet për të cilin do të mbahen më 23 maj.
-
VIDEO
Salianji takim me demokratë të Kukësit: Berisha 82 vjeç me 'Non Grata' nuk e risjell në pushtet PD! Të pranojë garën e hapur brenda partisë
Ervin Salianji, i cili synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike, po zhvillon sot një takim me demokratë të Kukësit.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Shëndetësia ‘paguaj ose vdis’! Duhet ndërhyrje urgjente
Mjekë të të gjitha fushave u mblodhën në një tryezë nga Partia e Lirisë, e cila akuzon se sistemi shëndetësor në vend po përballet me një situatë alarmante.
-
VIDEO
Kos i qëndron ‘2030-ës’ për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Integrimi pa të drejtë vote? Komisionerja kundër letrës Rama-Vuçiç
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos i qëndron afatit optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030, por ajo thotë se nuk mbështet planin e propozuar nga Rama-Vuçiç për integrim pa të drejtë vote. Kos thotë se një vend ose do të jetë anëtar me të drejta të plota në BE, ose nuk do të jetë fare.
-
VIDEO
Parashikimi i Spahiut: Salianji krijon parti të re me ‘rebelët’ e brendshëm të PD, ndërsa Spiropalit do i ofrohet një emërim i ri nga Rama
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar në një lidhje për Report Tv se ish-deputeti Ervin Salianji duhet të tregohet shumë i kujdesshëm, pas sulmeve që ka nisur ndaj tij kryedemokrati Sali Berisha.
Spahiu tha se qëllimi i Berishës është eliminimi (fizik ose politik) i Ervin Salianjit, duke e pasqyruar këtë të fundit si të lidhur me krimin e organizuar.
-
VIDEO
Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar dhe shkatërrimi i partive të reja
Juristi Spahiu ka deklaruar se kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes protestave që organizon, synon monopolizimin e opozitës dhe jo rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama nga pushteti.
-
VIDEO
Rama flet për projektin ‘Porta e Alpeve’: 100 mln € për zhvillimin e turizmit, synojmë lidhje më të mirë të zonave të veriut me njëra-tjetrën
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur deklaratën e ministrit Enea Karakaçi, se ‘Paketës së Maleve’ do i shtohet një projekt i quajtur ‘Porta e Alpeve’.
‘Porta e Alpeve’ sipas kryeministrit përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar nga Qeveria dhe Banka Shqiptare e Investimeve.
Rama shtoi se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor.
Shefi i Qeverisë theksoi se ky projekt synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të vendit.
Kryeministri tha gjithashtu se në këtë projekt përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, përfshihen investime në ujësjellësa dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurimin e trashëgimisë historike.
-
VIDEO
Zjarri te ‘Arlis/ Rama: Dolën e folën ekspertët publikë pa licenca, flakët s’kishin lidhje me materialet e ndërtimit! Bonus qiraje për banorët
Edi Rama i cilësoi si ekspertë pa licencë të gjithë ata që komentuan rastin e zjarrit te ‘Arlis’. Kryeministri u shpreh se zjarri nuk kishte lidhje me materialet e ndërtimit. Ai shtoi se banorët do të marrin bonus qiraje nga bashkia derisa të rikthehen në shtëpitë e tyre që do të rindërtohen nga e para nga vetë pronari i kompleksit.