-
VIDEO
Rama zbulon detaje nga takimet në Itali e Spanjë: Kemi forcuar marrëdhëniet me 2 vendet, delegacioni shqiptar u prit me nderim edhe nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimet që zhvilloi në Itali dhe Spanjë me kryeministrat Giorgia Meloni e Pedro Sanchez, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të të dy vendeve.
Gjatë fjalës në podcastin e tij ‘Flasim’, kryeministri tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë forcuar gjatë qeverisjes Meloni. Po ashtu kryeministri tha se delegacioni shqiptar u prit në Spanjë me nderim të veçantë edhe nga Dhoma Tregtare e Katalonjës, ç’ka sipas tij tregon rritjen e vlerësimit për Shqipërinë gjatë këtyre viteve.
-
VIDEO
Pr.ligji/ Përafrimi i legjislacionit të transportit me atë të BE-së, krijohet fond i veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve
Në strategjinë e transportit dhe planin e veprimit 2030, e hedhur së fundmi në konsultim publik, ngrihet si problematikë infrastruktura aktuale, trafiku i rënduar dhe siguria e rrugëve, që në këtë nismë thuhet se kufizojnë ndërlidhjen dhe performancën ekonomike.
-
VIDEO
Molotovë e 'ture' nëpër Tiranë, demokratët të zhgënjyer me protestat e PD, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi
Demokratët kthehen pas në kohë, dhe i sugjerojnë Sali Berishës të mendojë forma të tjera të protestës kundër qeverisë. Disa simpatizantë, të cilët kreu i PD i ftoi në bashkëbisedim online, i kërkuan çadër si Lulzim Basha, apo që deputetët të stacionohen para kryeministrisë siç bëri Adriatik Lapaj. Të tjerë flasin për greva, e bllokim të parlamentit.
-
VIDEO
Ndjekësi kritika Berishës: Njerëzit janë lodhur, po zvogëlohen, ndryshoni strategji në protesta
Një tjetër ndjekës ka shfaqur kika hapur ndaj Sali Berishës gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale. Ai i tha Berishës se duhet ndryshuar strategjia e protestave, pasi njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen.
-
VIDEO
Deputetët e Partisë së Lirisë u larguan para përplasjeve, Berisha: Duhet të qëndronin deri në fund në protestë
Sali Berisha u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale për tre deputetët e Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho të cilët u larguan nga protesta pasi kreu i PD mbaroi fjalimin. Berisha tha se deputetët duhet të qëndrojnë deri në fund, por shtoi se dje në mënyrë selektive deputetët e drejtues të partive u sulmuan qëllimisht me shkopinj gome dhe spraj kundër ariut.
-
VIDEO
Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet, do bëjmë gjithçka për t'u bashkuar me forcat e tjera opozitare
Një ndjekës iu ankua Sali Berishës për strategjinë që po ndjekin lidhur me protestat në terren. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ndjekësi e pyeti kreun e PD nëse do të ndryshojnë strategji pasi policia i ka mbytur në gaz, duke hedhur idenë e ngujimit në shesh. Berisha iu përgjigj duke i thënë se çdo variant do të studiohet dhe se do bëjnë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, që sipas tij, kanë mbetur jashtë kontrollit të Ramës. Një thirrje e kishte edhe për intelektualët, të cilëve u tha se ka ardhur koha të dalin nga konformizmi.
-
VIDEO
‘Molotovët mund të kishin vrarë efektivët', ish-drejtori Havari lëvdon strategjinë e Hitës: Veproi shkëlqyer! Reagim inteligjent ndaj grupit të zjarrit të PD
Përdorimi i bombave molotov kundrejt efektivëve të policisë është një akt vrasës nga ana e protestuesve të Partisë Demokratike, thotë Mit'hat Havari. Sipas tij, reagimi i efektivëve për t’u mbrojtur është mëse i drejtë. Ai e komenton strategjinë e Skënder Hitës si një reagim proporcional e inteligjent që e neutralizoi grupin e zjarrit.
-
VIDEO
Strategjia e Hitës frenoi dhunën në protestë/ Berisha e sulmon: Skënder Balluku dhunoi protestuesit me urdhër politik
Strategjia e re e Policisë, i kapi të befasuar funksionarët dhe protestuesit e Partisë Demokratike në protestë, të cilët reaguan duke i shpërndarë menjëherë grupin e zjarrit dhe duke shmangur aktet e dhunës. Por, kaq ka mjaftuar që Sali Berisha të lëshohet në akuza ndaj kryepolicit të ri, Skënder Hita.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme të PD, analisti dekurajon Berishën: Janë të pavlera, ndrysho rrugë! Deputetët viktimizohen, skena të panevojshme
Indrit Vokshi këshillon kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën për një strategji të re dhe riorganizim. Sa për reagimet e deputetëve se u sulmuan qëllimisht, analisti thotë se janë veç viktimizim e skena të panevojshme, krahahsuar me protestat e 2019-ës. Protesta është e dhunshme me vetëdije, shprehet ai.
-
VIDEO
Policia u preu hovin protestuesve, Balliu: Operacioni u drejtua nga Balluku dhe Rama, deputetët e PD u goditën me urdhër nga policë të droguar
Me vrull e zjarr, Klevis Balliu doli përpara mediave me pretendime të forta se strategjia e ndjekur nga Skënder Hita për frenimin e dhunës së protestuesve të PD ishte operacion i drejtuar nga Balluku e Rama. Madje, tha se ka pasur urdhër që të sulmohen me shkop gome e spraj deputetët e partisë.
-
VIDEO
Administrativja shfuqizoi masat disiplinore të deputetëve të opozitës, Balla: Lajthitje e gjykatës, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit
Taulant Balla theksoi se dhuna dhe bllokimi i punimeve të Kuvendit nuk mund të justifikohen dhe se masat disiplinore të marra nga Kuvendi janë në përputhje me rregulloren dhe standardet e funksionimit parlamentar. Ai shtoi se askush nuk është mbi rregullat, pavarësisht përkatësisë politike.
-
VIDEO
‘U shërua sa erdhe ti’, Berisha ‘qetëson’ Balliun pas lotëve të protestës! Në ndihmë i vjen edhe Çim Peka
TIRANË- Militantët e Sali Berishës u gjetën të befasuar nga reagimi i beftë i Policisë në protestë, duke goditur menjëherë grupin e zjarrit. Ndërsa përpjekjet e deputetëve dhe eksponentëve të PD për të kundërshtuar policinë u pasuan nga përdorimi i sprajit me piper. 5 persona mbetën të lënduar, përfshirë edhe Aulon Kalanë, Klevis Balliun dhe Luçiano Boçin të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në mbështetje u shkoi edhe Sali Berisha, e cila e akuzoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita se ka hedhur ndaj protestuesve bomba molotov dhe se ka përdorur spraj ariu.