-
VIDEO
Një vit nga vendoret e 2027-s, PS nis ‘fushatën’ në terren! Takime intensive në qarqe, veriu në dorë të 3 drejtuesve të rinj politikë
Socialistët kanë dalë në terren 1 vit para se të mbahen zgjedhjet vendore të 2027-. Puna ka nisur me riorganizimin e brendshëm të partisë nga të 12 drejtuesit politikë të qarqeve që kanë filluar takime intensive në zonat përkatëse. Drejtimin e tre prej qarqeve veriore Edi Rama ia ka besuar 3 emrave të rinj, të cilët testohen për herë të parë në terren.
-
VIDEO
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës
Erion Braçe ka kritikuar sot praktikën e ‘shkuljes’ së deputetit nga zona e cila e ka votuar dhe zëvendësimit me ‘drejtorokracinë’ duke e cilësuar një lëvizje të pamend dhe nënvizuar se politika është një punë që bëhet me njerëzit dhe merr vite të tëra.
-
VIDEO
‘Rritje e të ardhurave buxhetore në nivel historik’- Rama paralajmëron: Pritet të mbledhim 1 miliardë euro shtesë gjatë kësaj periudhe
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka një rritje historike të të ardhurave buxhetore.
Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se sipas projeksioneve, gjatë kësaj periudhe pritet të mblidhen 1 miliardë euro të ardhura shtesë.
Kjo sipas tij, jo nga rritja e taksave, por nga rritja e ekonomisë dhe rritja e administrimit tatimor e doganor.
-
VIDEO
Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Zgjat deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës.
Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftën hyn në fuqi menjëherë, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër.
Rama tha gjithashtu se masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare.
-
VIDEO
Rama akuza opozitës: Bëjnë çmos të mbulojnë punët e Shqipërisë me ziftin e dëshpërimit të tyre! Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike ditën e sotme, teksa deklaroi se ata hedhin baltë mbi punët e qeverisë.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se punët e Shqipërisë dhe rruga e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, janë në vijë.
Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE
-
VIDEO
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian: Shqipëria, përparim të paprecedentë në negociata! Shkuam nga zero, në hapjen e të gjithë kapitujve në pak më shumë se 1 vit
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, thekson rëndësinë e madhe të luftës kundër korrupsionit që vendet kandidate duhet të kryejnë brenda vetes, me qëllim përparimin në negociata dhe finalizimin e tyre me anëtarësimin në Bashkimin Eropian.
-
VIDEO
Pasi ‘futi’ Lumin Drin në Kuvend, deputetja Koçeku jep lajmin e mirë: Ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë kanë firmosur memorandum për shpëtimin e tij
Deputetja thotë se ministri i mjedisit në Shqipëri, Sofjan Jaupaj, dhe ministrja e Mjedisit në Kosovë, kanë nënshkruar një memorandum për shpëtimin e Lumit Drin.
-
VIDEO
Erion Braçe përgënjeshtron lajmet për ndalimin në një aktivitet të PS: Nuk hyra vetë
Braçe thekson se nuk ka qenë kurrë pjesë e një politike përplasjeje apo konflikti brenda partisë, duke shtuar se nuk i ka bërë asnjëherë “karshillëk” Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Lokalet 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
Nisur nga deklaratat e fundit të Berishës, duket se emri i Binajt tashmë është fshirë nga lista për Tiranës, ndërsa kreu i PD thotë se “do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”.
-
VIDEO
Vendoret, Rama nga njësia 12: PS ka kapacitet të fitojë më shumë, BE do anëtarësimin e Shqipërisë
Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim në terren për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Rama tha se PS ka kapacitet të fitojë më shumë dhe në Qendrat e Votimit ku nuk marrin fitore kjo ndodh vetëm sepse PS nuk organizohet si duhet
-
VIDEO
Debati në Report Tv/ Kokalari: PD-së i duhet dikush si unë me mentalitet tjetër, do bëj pastrim të brendshëm
Bindjet e Kokalarit bien ndesh me deklaratat e Azmer Duleviç, i cili thotë për aktivisten e nuk mund të kujtohet për elektoratin sa herë që ka zgjedhje PD.
-
VIDEO
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët ku janë? Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
Ndërsa fliste për rienergjizimin e PS dhe momentin “historik” ku ndodhet Shqipëria me hapjen e negociatave me BE, kryeministri Edi Rama ironizoi ankesat e opozitës për fitoret e qeverisë. Ai njoftoi edhe një program për familjet me ndihmë ekonomike që do të pajisen me një kartë për të marrë ushqimet.