-
VIDEO
Minuta e heshtjes për 2 prillin që provokoi opozitën! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! PS kalon në votim pas 2 orëve sherr
Shkak për sherrin në Kuvend u bë një kërkesë e Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991. Noka i quajti socialistët banditë. Elda Hoti i merr Bora Muzhaqit kartën e deputetes.
-
VIDEO
Blushi jashtë sallës së Kuvendit: Dënoj shkeljen e rregullores! Rama u heq taksat oligarkëve, por refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksave mbi naftën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste, pas daljes nga salla e Kuvendit.
-
VIDEO
‘Deputetet e PD u kërcënuan’, Bardhi: Nuk e pranojmë zerimin e rolit të opozitës në Kuvend
Opozita u largua nga salla në momentin që me kërkesë të PS-së u kalua në votim pas 2 orëve sherr. Bardhi tha se propozimi i Taulant Ballës për 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit 1991 ishte provokim nga përfaqësuesi i partisë që vrau 4 të rinjtë.
-
VIDEO
Negociatat me BE, Rama: Nuk ka bllokim, jemi në ritëm normal! Korrupsioni, më i lartë në perceptim sesa në realitet
Nuk ka bllokim apo ngadalësim të procesit të negociatave. Këtë kujdeset ta përsërisë sërish Kryeminsitri Rama dhe ministri i jashtëm Ferit Hoxha gjatë një bashkëbisedimi me disa studentë për ecurinë e këtij procesi. Rama u ndal edhe tek korrupsioni, duke saktësuar se për Shqipërinë ky fenomen është më i lartë në perceptim sesa në realitet.
-
VIDEO
'Deputetët po kërcënohen me jetë', Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës
Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.
është e pamundur të bëhen projeksionet mbi të ardhmen.
-
VIDEO
Jozefina Topalli bëhet nostalgjike: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta! Ironizon Peleshi
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli riktheu dhe njëherë shprehjen “Kape për zhelesh e nxjerre përjasht”, shprehje e përdorur prej saj në kohën kur ishte kryetare Kuvendi. Kësaj radhe ia drejtoi Taulant Ballës pas ofendimeve që ky i fundit i ka bërë grave të PD.
-
VIDEO
Momenti kur Flamur Noka shtyn Gent Strazimirin dhe i thotë të shkojë te foltorja e Kuvendit
Një moment tjetër është kapur nga kamerat e gazetarëve në Kuvend, kur deputeti i PD-së, Flamur Noka, shtyn me forcë deputetin tjetër të PD-së, Gent Strazimiri, dhe e urdhëron të shkojë te foltorja për të vijuar përplasjet me Gardën.
-
VIDEO
TENSIONOHET situata mes deptueteve! Vokshi-Muzhaqit: Vajzën time mos guxo ta përmendësh!
Dy deputetet Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi janë përfshirë në një debat të ashpër verbal në Kuvend. Vokshi i tha Muzhaqit se nëse do kishte pak integritet nuk do e kishte marrë fjalën në Kuvend pasi Niko Peleshi ia hoqi të drejtën Elda Hotit. Deputetja e PD shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.
-
VIDEO
Balla kërkon 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit, Noka bën zhurmuesin! Deputeti i PS: Ti je problemi brenda PD, ju s’keni dinjitet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Ndër të tjera Balla iu përgjigj dhe kërkesës së Bardhit për të diskutuar në Kuvend raportin e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2025, i cili duhej të ishte diskutuar në Janar të këtij viti. Balla tha se afatet janë shkelur nga PS, por mazhoranca është e gatshme për të bërë debat në Kuvend për këtë temë.
-
VIDEO
Pas debateve për masakrën e 2 prillit, Balla: Kërkesa për 1 minutë heshtje erdhi nga deputetët e Shkodrës! Kemi kërkuar masë për Elda Hotin
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se kërkesën për 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit e bëri pasi e kishin kërkuar deputetët e Shkodrës. Balla tha se kanë kërkuar masë për deputeten Elda Hoti, e cila i mori kartën e deputetes Bora Muzhaqit dhe nuk e lejoi të flasë.
-
VIDEO
‘Balla u tall me familjarët e dëshmorëve’, Bardhi akuza Peleshit: Po e çon Kuvendin drejt konfliktit fizik
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi Niko Peleshin se është ai që po e çon Kuvendin drejt një konflikti fizik, pas debateve në sallë ku Noka bllokoi edhe foltoren. Bardhi tha se Peleshi nuk respektoi rregulloren dhe nuk lejoi opozitën që t’i kundërpërgjigje kërkesës së Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991. Bardhi dha se Balla u tall me familjarë e dëshmorëve pasi në sallë ishin vetëm 10 deputetë dhe duhet caktuar një orar i përshtatshëm kur të jenë të gjithë ligjvënësit në sallë.
-
VIDEO
Deputetet e PD: Taulant Balla na ofendoi, kërkojmë përjashtimin e tij nga seanca plenare
Deputetet gra të Partisë Demokratike thanë se Taulant Balla i ka ofenduar dhe kërcënuar ndërsa kërkojnë përjashtimin e tij nga seanca plenare.