-
VIDEO
Sherri me deputetët e PD, Balla merret përsëri në mbrojtje nga Garda
Një gardist i Kuvendit po qëndron përsëri krah Taulant Ballës në sallën e parlamentit pas sherrit të ndodhur pak më parë. Partia Demokratike thotë se Balla ka kërcënuar e ofenduar gratë e partisë ndërsa kërkojnë dhe përjashtimin e tij nga salla. Ndërkohë deputetë të PD kanë tentuar të godasin me shishe ujë Ballën.
-
VIDEO
Tensione në Parlament, momenti kur Flamur Noka tenton të godasë me shishe uji Taulant Ballën
Gjatë momentin që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe ujë Taulant Ballën. Situata u tenksionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.
-
VIDEO
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Debaton dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote
Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti i ka marrë kartën e deputetit deputetes së PS Bora Muzhaqi duke mos e lejuar të flasë, e cila mori nga vendi fjalën në momentin që foltorja ishte bllokuar fillimisht nga Flamur Noka e më pas nga deputetë të PD.
-
VIDEO
Takimi i Ramës me banorët që preken nga TID/ Ndoja: Garda s’më lejoi të futem në Këshillin e Durrësit! Lamallari: Zbatuan ligjin
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje edhe me deputetin e PD, Arjan Ndoja. Ky i fundit i referohej në senacë një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Këshillin Bashkiak të Durrësit me banorët që preken nga projekti TID dhe tha se Garda nuk e kishte lejuar të futej në takim, bashkë me deputetin Igli Cara. Deputeti Ndoja e pyeti ministrin se ku e mbështet Garda e qëndrimin e saj që nuk i lejoi të futen në ambientet e Bashkisë Durrës dhe të marrim pjesë nëmbledhje, duke thënë se gardistët kanë shkelur ligjin.
-
VIDEO
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
'I sëmurë' pas pronave imobilare, pasi ka blerë dhjetëra apartamente, toka dhe vila në Shqipëri ku ka ndërtuar dhe 19 kulla, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha rezulton të ketë blerë apartamente dhe në Europë të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit
-
VIDEO
Ndalimi i monopatinave/ Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve, të rinjtë i përndiqni si spaçatorë kokaine! Ministri: Ishin burim aksidentesh
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari lidhur me udhëzimin për ndalimin e monopatinave, çështja e cila ka shkuar edhe në Gjykatë Kushtetuese. Kapri tha se po penalizohen të rinjtë që kishin blerë mjete elektrike për të shkuar në punë e në shkollë dhe udhëzimin e quajti antkishtetues. Ligjvënësi opozitar akuzoi ministrin e Brendshëm se ulin kokën para të fortëve dhe atyre me makina të shtrenjta dhe adoleshentët me makina i përndjekin sikur të ishin spaçatorë kokaine.
-
VIDEO
Tabaku: Korporata e Investimeve shqiptare ishull paligjshmërie! Ministrja Ibrahimaj: E krijuam që shteti të jetë aktiv në zhvillim, ka transparencë
Në Parlament u zhvillua një interpelancë mes deputetes së PD Jorida Tabaku dhe ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, pasi i thirruri në interpelancë kryeministri Edi Rama, i delegoi kompetencën për t’iu përgjigjur opozitares.
-
VIDEO
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
Kurorat e vendosura nga bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve u hoqën me dhunë nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm në ditën e sakrificës së Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
-
VIDEO
Në memorialin e martirëve të 2 prillit, Berisha bën thirrje për 'kryengritje paqësore' për rrëzimin e Edi Ramës: Armiku më i madh pas Enver Hoxhës
Në fjalimin e tij para memorialit të dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër, Sali Berisha etiketoi kryeministrin Edi Rama si armikun më të madh të vendit pas Enver Hoxhës dhe bëri thirrje shkodranëve t'i bashkohen protestave të tij.
-
VIDEO
‘Shko jep hesap para drejtësisë, ke vrarë 26 veta’, Balla përplaset me Mediun në Kuvend: Mos hajde këtu
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin.
Balla, teksa iu përgjigj opozitës, pati edhe një moment tensioni me deputeti Fatmir Mediu, të cilit i tha se duhet të japë hesap para drejtësisë, pasi ka vrarë 26 persona në Gërdec.
-
VIDEO
Lamallari sjell në Kuvend fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e PD: Skënder Hita, një nga emrat më të spikatur! Balliu: E emëroi Balluku
Gjatë interpelancës në Kuvend, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i përmendi opozitës fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisjes së PD-së, Ahmet Prenci, për kryepolicin Skëndër Hita.
-
VIDEO
PD: Krimi i infiltruar në polici, dekonspirohen operacionet! Lamallari: Policia, jo pjesë e narrativave politike, vrasjet u ulën me 50%
Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Deputeti demokrat Klevis Balliu tha se inkriminimi i krimit në radhët e uniformave blu nuk është akuzë politike, duke shtuar se kjo cenon sigurinë kombëtare. Balliu solli rastin e Oltion Bistrit apo Henrigert Mitri, ish-efektivë të përfshirë në trafik droge, apo të agjentit të AMP-së që ishte në makinë me Gilmando Danin në momentin e atentatit mafioz në Rinas. Balliu tha se inkriminimi i policisë së shtetit është politikë e kësaj qeverie.