-
VIDEO
Kuvendi vijon punimet, shumica e deputetëve braktisin sallën
Vetëm 1 orë dhe 30 minuta pas nisjes së parlamentit shumica dërrmuese e deputetëve janë larguar. Karriget e tyre tashmë janë bosh, ndërsa në podium gjendet deputetja e PD, Jorida Tabaku që po parashtron argumentet lidhur me Korporatën e Investimeve, një interpelancë e kërkuar me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit ia ka deleguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt.
-
VIDEO
Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani, Ministri Nufi: Është njoftim i zakonshëm
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një prononcim për gazetarin e Report Tv Isa Myzyraj, deklaroi se nuk ka vend për alarm për qytetarët shqiptarë, referuar njoftimit të bërë dje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, ku paralajmëronte sulme nga Irani.
-
VIDEO
‘Siguria kombëtare nuk është çështje twitteri’, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Pse e quajti hamendësim njoftimin e SHBA për sulme nga Irani?
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar në sallën e Kuvendit kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij duhet të vijë të përgjigjet pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA për sulme të mundshme ndaj Shqipërisë nga grupe të lidhura me Iranin. Bardhi tha se Rama duhet të përgjigjet përse e quajti hamendësim njoftimin e ambasadës dhe duhet të japë llogari se çfarë masash janë marrë.
-
VIDEO
Opozita e shqetësuar për njoftimin e SHBA, Balla: Mjaft me teatër, përshëndesim Trump për ndërhyrjen asgjësuese në Iran
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, tha se opozita po bën teatër duke shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e bërë dje nga Ambasada e SHBA në Tiranë për sulme të mundshme që Irani mund të ndërmarrë drejt Shqipërisë.
-
VIDEO
‘Kërkojini presidentit të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë’, Mediu: Naive deri idioteske që anëtarësia në NATO na garanton nga çdo gjë
Deputeti Fatmir Mediu i kërkoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi që t’i bëjë kërkesë Presidentit të Republikës për të thirrur urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për njoftimin e ambasadës amerikane lidhur me kërcënimin iranian në territorin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Paralajmërimi i SHBA për sulmet iraniane, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh
Deputeti socialist Erion Braçe tha se njoftimi i ambasadës amerikane është çështje që duhet trajtuar në komisionet parlamentare dhe nuk duhet përhapur panik. Kjo godet sektorin ekonomik të turizmit, tha ai ndërsa vërejti se është një përpjekje që vijon prej muajsh.
-
VIDEO
Njoftimi i ambasadës amerikane për sulme nga Irani, Lamallari: Kemi komunikuar drejtpërdrejt, s’ka rrezik real
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se lidhur me njoftimin e ambasadës amerikane ka pasur komunikime të drejtpërdrejta të strukturave të dedikuara të policisë me ambasadën amerikane dhe s’ka një rrezik real. Ai tha se Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie në raport me zhvillimet ndërkombëtare.
-
VIDEO
Paralajmërimi i SHBA për sulme të mundshme nga Irani, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë! Hoxha: S’ka vend për alarm
Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin pas deklaratës së ambasadës amerikane për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Deputeti i PD, Tritan Shehu bëri thirrje që Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në përgjigje ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik. Hoxha tha se janë në kontakt me të gjithë partnerët, përfshirë edhe me NATO-n.
-
VIDEO
Largimi i të rinjve nga Shqipëria: S’ka mënyrë për ta ndaluar, jemi vend i hapur
Lidhur me largimet në rritje të të rinjve shqiptarë, kryeministri Rama tha se diçka e tillë s’mund të ndalohet kur tashmë jetojmë në një vend të hapur.
-
VIDEO
Shqipëria në BE në 2030, Rama: S’është ëndërr, por plan! Interes i njëjtë, ne duam të hyjmë dhe BE të zgjerohet
Ëndrra e Shqipërisë në BE në 2030 nuk është ëndërr, por plan real, tha kryeministri Rama. Faza e parë varet kryesisht nga Shqipëria, kurse e dyta, procesi politik, nga BE. Pika e përbashkët është dëshira e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane dhe e BE-së që të zgjerohet.
-
VIDEO
‘Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet’, Rama: Vetëm dënimi i atyre që kapen nuk mjafton, duhet të mos jetë shërbim alternativ
I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa realiteti. Kryeministri u shpreh se vetëm kapja nuk e çliron një vend nga korrupsioni, por ky i fundit s’duhet të jetë shërbim alternativ.
-
VIDEO
LIVE - Kuvendi seanca plenare 2 prill 2026
Marrja e detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita pritet të jetë kryefjalë e përballjes së deputetëve në seancë. Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëv Arjan Ndoja dhe Erald Kapri. Jorida Tabaku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, por pritet të shihet nëse kryeministri do të jetë i pranishëm.