-
VIDEO
Besimtarët duke u falur, militantët e Berishës zhvendosen pranë tyre! Policia hedh gaz lotsjellës te dera e Xhamisë së Namazgjasë
Policia ka hedhur gaz lotsjellës te dera e Xhamisë së Namazgjasë, pasi militantët e Berishës, të cilët po kryejnë akte të dhunshme pranë Kuvendit, janë zhvendosur atje.
Kjo ngjarja ka ndodhur teksa besimtarët janë duke falur në Xhami Namazin e Teravisë, i cili në muajin e Ramazanit zgjat 1 orë e 15 minuta.
-
VIDEO
Berisha 'tur' në Tiranë: Rama do të ndajë fatin me Erion Veliajn, nuk ka gjë në botë që i shpëton, është i pashpresë
Sali Berisha ndryshe nga herët e tjera, ka hecur në këmbë nga kryeministria drejt godinës së Parlamentit. Për mediat, Berisha tha se Rama do të ndajë të njëjtin fat me Erion Veliajn.
-
VIDEO
Besimtarët myslimanë falin Namazin, Berisha u çon protestuesit pranë Xhamisë së Namazgjasë
Teksa besimtarët myslimanë po falin Namazin në Xhaminë e Namazgjasë, kryedemokrati Sali Berisha ka udhëzuar zhvendosjen e protestuesve nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, te sheshi para Kuvendit, shumë pranë Xhamisë.
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duhet se për Berishën e vetmja gjë e rëndësishme është që të kryhen akte dhune dhe të hidhen molotovë, pa marrë parasysh se kjo mund të shqetësojë njerëz të një komuniteti të caktuar.
-
VIDEO
Berisha: Edi Rama si satani Enver Hoxha, sot është kalbësirë politike e damkosur
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbajtur në protestë, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha.
-
VIDEO
Protesta/ Berisha me një grusht militantësh: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës frymëzim, Rama i ka ditët të numëruara
Në protestën në të cilën mblodhi vetëm një grusht militantësh, Sali Berisha u ndal edhe tek 35-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Berisha tha se ajo ditë është frymëzim për ta, ndonëse në shesh ka mbledhur vetëm një grusht militantësh, duke shtuar se kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruara.
-
VIDEO
I riu në protestën e Berishës: Nga shkolla fillore, në univerisitet me Ramën kryeministër, vetëm në dasëm më mungon
Mes folësve në protestën e Partisë Demokratike, ishte dhe i riu Alessandro Xhufi, i cili u shpreh i zhgënjyer me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, dhe qëndrimin e gjatë të këtij të fundit në pushtet.
-
VIDEO
'Të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin', Tabaku thirrje për forcat opozitare: T'i lëmë ndasitë, të bashkohemi
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot në Shqipëri, të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin.
Ajo u shpreh se forcat opozitare duhet të bashkohen dhe t'i lënë ndasitë.
Sipas Tabakut, keqqeverisja e Edi Ramës ka larguar shqiptarët nga vendi.
-
VIDEO
Përballë Berishës, Ermal Hasimja u bën thirrje demokratëve dhe jo vetëm: Të mbrojmë prokurorët dhe gjyqtarët që i nxorën bojën të korruptuarve
Ermal Hasimja, i cili prej disa javësh po kryen e rolin e "shkesit" politik, duke tentuar të bashkojë në llogore të vetme të gjitha partitë opozitare, foli në protestën mbrëmjes së sotme të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
I distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh, Salianji i bashkohet protestës së PD
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, Salianji shihet tejet i distancuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe nga kupola drejtuese e PD-së dhe nën shoqërinë e disa të rinjve.
Kujtojmë se Salianji ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombatare të thirrura nga PD, pavarësisht se linja e tij politike nuk përputhet me atë të Berishës.
-
VIDEO
Zhvendoset grupi i Adriatik Lapajt, i lirojnë bulevardin Partisë Demokratike
Grupi i Adriatik Lapajt, të cilët qëndrojnë poshtë kryeministrisë 24 orë që prej 8 dhjetorit, janë spostuar në krahun tjetër të bulevardit duke i liruar vendin Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Shkëlzen Berisha del në protestën e të atit, shfaqet krah Arjan Ndojës
Shkëlzen Berisha është shfaqur sërish në protestën e Partisë Demokratike. Ai iu bashkua militantëve të të atit në sheshin para bulevardit, ndërsa siç shihet edhe në këtë video që sjell Report Tv, ai qëndron krah deputetit dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit, i shkarkuar nga drejtësia për lidhje me krimin.
-
VIDEO
LIVE- Pritet të nisë protesta e Berishës! Militantët mblidhen para Kryeministrisë
Ndryshe nga herët e tjera, policia nuk e ka aprovuar zhvillimin e protestës për shkak të akteve të dhunës, megjithatë sipas ligjit “për Tubimet” efektivët e policisë do të jenë në terren për të garantuar sigurinë e institucioneve dhe qytetarëve.