-
VIDEO
‘Juve s’u erdhi McAallisterc deri te partia’, Balla ironi me opozitën: Ndiqni televizorin, në 16:00 Rama dhe Trump në Bordin e Paqes
Kreu i grupit te PS, Taulant Balla iu përgjigj me ironi Gazment Bardhit pas debateve për rastin e Belinda Ballukut. Balla i kujtoi demokratëve protestat e dhunshme dhe mesazhet që Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister dha nga Tirana. Balla iu tha opozitarëve se ata nuk i takojnë as aleatët e tyre, referuar faktit që McAllister deklaroi se nuk do e takojë Sali Berishën.
Ndërsa në të njëjtën kohë me ironi Balla i kujtoi Bardhit se kryeministri Rama ndodhet sot në SHBA me ftesë të Trump për Bordin e Paqes, duke i këshilluar opozitarët “që në 16:00 të ndezin telefonin dhe televizorin”.
-
VIDEO
Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla i drejtohet Bardhit: Ju e paskeni ‘narkosin’ brenda në shtëpi! Ndryshe nga ju, ne s’bëjmë deklarata
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, përmendi në Kuvend rastin e vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili është arrestuar së fundmi në Romë i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ai tha se ndryshe nga se do të bënte PD nëse ky rast do t’i përkiste njërit prej deputetëve të PS, ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë.
-
VIDEO
PD kërkon t’i hiqet imuniteti Ballukut, Balla: Më 23 mblidhet Këshilli i Mandatit, GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut dhe kërkesa të futej në rend dite. Balla i tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën më 23 shkurt, ndërsa shtoi se GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit.
-
VIDEO
Dosja ‘Meta’, sot seanca paraprake në GJKKO! Avokati i ish-presidentit pas dhunës në Vlorë: Jam bej! Kryemadhi: Kam ardhur si intelektuale!
Sot në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.
-
VIDEO
Çështja Balluku/ Bardhi: E keni kthyer Kuvendin në bunker të zyrtarëve të korruptuar, bëni ndryshime në ligj për të mbrojtur veten
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në fillim të seancës plenare kërkoi nga kryetari i Kuvendit mbledhjen e Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bardhi thotë se Kuvendi është kthyer në mburojë të zyrtarëve të korruptuar.
Bardhi tha se ndryshimet që ka prezantuar PS në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale, janë antikushtetuese dhe për të mbrojtur veten nga ligji.
-
VIDEO
LIVE - Seanca plenare 19 shkurt 2026
Në seancën plenare të ditës do të zgjidhen 5 anëtarët mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Interpelancë me ministren Delina Ibrahimaj, të kërkuar nga Shehaj dhe Kapri. Pjesë e rendit të ditës janë 6 projektligje nga opozita, miratimi i ligjit të ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t dhe priten debate për ndryshimet ligjore në nenin 242 në Kodin e Procedurës Penale.
-
VIDEO
'Ministri i korruptuar të pezullohet'/ Karaj kundër ndryshimit të ligjit: S’ka imunitet si deputeti
-
VIDEO
‘Rama duhet ta shkarkonte Ballukun’- Arlind Qori: Një ministër mund të pezullohet nga detyra më lehtë se një deputet, pasi nuk është zgjedhur nga populli
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është shprehur se një ministër mund të pezullohet në çdo moment nga detyra, pasi sipas tij, nuk është i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli.
-
VIDEO
Vizita e McAllister në Tiranë, Alibeaj: E vuri Ramën para dy zgjedhjeve, mes Ballukut ose Brukselit! Çështja e Belindës ka marrë përmasa të gjera
-
VIDEO
Protesta më 20 shkurt, demokrati-Berishës: Aty nuk dua të shoh nga ata me kollare
Demokrati Baki Kaja i tha Sali Berishës se nuk do të shohë asnjë nga ata me kollare në protestën e 20 shkurtit, duke iu referuar deputetëve të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
'Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997', Salianji-Berishës: Dorëhiqu, kë kundërshtar do zgjedhësh për kreun e PD në prill?
Nga Berati, Ervin Salianji i kërkoi Sali Berishës të dorëhiqet nga kreu i PD, pasi humbi zgjedhjet e 11 majit. Salianji pyeti Berishën se kë kundërshtar do zgjedhë për të garuar për kreun e PD në muajin prill.
-
VIDEO
Foltorja ndalet në Berat/ Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi i PD! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen
Ish-deputeti i bëri thirrje krydemokratit të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale të njëpasnjëshme që Partia Demokratike po shënon në çdo palë zgjedhje. Salianji tha se Berisha është binjaku politik i Lulzim Bashës, pasi të 2 janë me "të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve".