-
VIDEO
McAllister: Jam takuar me Bardhin, Vokshin dhe Tabakun! Berishën nuk do e takoj
Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat tregoi se kishte zhvilluar takime me përfaqësues të PD-së, Gazmend Bardhin, Tabakun dhe Albana Vokshin.
Ndërkohë, ai sqaroi se kreun e PD-së, Sali Berisha nuk do ta takonte, pasi do të ikte direkt pas konferencës për shtyp drejt aeroportit.
-
VIDEO
Çështja Balluku, McAllister: Nuk është vetëm juridike, por edhe përgjegjësi politike, të zgjidhet nga qeveria
Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, McAllister komentoi rastin e Belinda Ballukut. Ai thotë se është në dijeni të kësaj çështje, duke theksuar se nuk është vetëm çështje juridike, por edhe por edhe përgjegjësi politike.
-
VIDEO
Korridori VIII/ Nga Tirana angazhim evropian për projektin, Shqipëri, Itali, RMV, Bullgari dhe Rumani: Projekt strategjik
“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike”. Ka qenë ky angazhimi i pesë vendeve që prekën nga projekti infrastrukturor në ministerialin e zhvilluar në Tiranë. Shqipëria, Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e shikojnë ndërlidhjen rajonale dhe boshtin Lindje–Perëndim si çelësin e integrimit evropian.
-
VIDEO
LIVE - Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE në konferencë shtypi
-
VIDEO
Bordi i Paqes/ Rama niset drejt SHBA, Spiropali: Nuk ka si qëllim të zëvendësojë OKB! Në këtë fazë nuk kemi detyrime financiare
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të takohet nesër me presidentin Donald Trump dhe do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë si vend themelues në Bordin e Paqes. Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku i ka drejtuar ministres së Jashtme Elisa Spiropali një pyetje lidhur me angazhimin e Shqipërisë dhe detyrimet financiare të vendit në Bordin e Paqes. Spiropali është përgjigjur se në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues. Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.
-
VIDEO
Ministerali në Tiranë/ Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Është një korridor që mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në tregun e përbashkët evropian
Në Tiranë po mbahet Ministeriali e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.
Gjatë fjalës së tij Timčho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, tha se Korridori i VIII është një pikë strategjike që mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në tregun e përbashkët evropian.
-
VIDEO
Spiropali: Korridori VIII nyja e munguar mes Adriatikut dhe Detit të Zi! Qendër e strategjisë tonë kombëtare të transportit
Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror teksa tha se Korridori VIII është ndërlidhja e munguar mes lindjes dhe perëndimin e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
‘Shqipëria vend europian’, zv.kryeministri italian në Tiranë: Do ju mbështesim që të bëheni pjesë e BE
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, përcolli mesazhin se Italia do të mbështesë vendin tonë në rrugën drejt BE-së. Tajani tha se Shqipëria është vend europian, ndërsa shtoi se Korridori VIII është pjesë e strategjisë për bashkimin e Ballkanit me BE-në.
-
VIDEO
LIVE- Sot në Tiranë ministeriali i Korridorit VIII!
-
VIDEO
Propozimi i Spahiut: Shqipëria, Kosova dhe Diaspora duhet të bashkohen dhe organizohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se politika e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bashkohen dhe të organizohen për të ngritur zërin për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Ish-prokurori: Në 2004, 14 ekspertë të huaj 'zhbiriluan' ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Mat për 12 orë! Nuk gjetën asnjë provë për trafik organesh! Amerikani tha ‘bullshit’
Arben Dyla, ish-prokurori i cili shoqëroi grupin e eskpertëve të UNMIK (Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë) që inspektuan këtë objekt në thellësi të Matit, tregon gjetjet që u bënë dhe konkluzionet e këqyrjes së imtësishme të “Shtëpisë së Verdhë”.
-
VIDEO
‘BE i ndihmoi’, ish-eksperti në Rambuje: Serbët krijuan histori të rreme me Shtëpinë e Verdhë dhe bënë propagandë, me qëllim 'goditjen' e luftës së UÇK
Ish-eksperti në Konferencën e Rambujesë (që u mbajt rreth 27 vite më parë afër Parisit), Avni Jasharllari, është shprehur se propaganda serbe ka bërë gjithçka që të shtrembërojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.