-
VIDEO
Rifillon puna për Reformën Territoriale, PD kthehet në komision 2 muaj pas bojkotit: Të dalim me një produkt konsensual
Mazhoranca dhe opozita u ulën sërish në komisionin e reformës territoriale pas bojkotit 2 mujor të Partisë Demokratike. Ky do të jetë testi i bashkëjetesës për të dyja palët që kanë treguar se bashkëpunojnë me vështirësi për reformat.
-
VIDEO
'Ilir Shtufi...jo,...Tufi...Ilir Lleshi...', Berisha bëhet lëmsh dhe nuk gjen dot emrin e protestuesit
Në tentativë për të gjetur emrin e protestuesit, Sali Berishës i shkoi mendja edhe tek biznesmeni Ilir Shtufi, një emër i përfolur edhe për lidhje me familjen dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.
-
VIDEO
PAMJET KRAHASUESE ME DRON/ ‘Revolta’ e Berishës fiket pa u ndezur, tkurret pjesëmarrja! Dje në bulevard më pak protestues se tubimi i 24 janarit
Në protestën kombëtare të së martës Sali Berishës iu përgjigjen më pak militantë se protesta e kaluar e 24 janarit, edhe pse ai kishte apeluar për bashkim të shqiptarëve. Pamjet me dron të Report Tv tregojnë tkurrjen e ndjeshme të protestuesve dje krahasuar me 17 ditë më herët.
-
VIDEO
Berisha nuk distancohet nga dhuna në protestë dhe krijon skenar imagjinar: Rama do ekzekutonte protestuesit, policët asnjë gërvishtje
Një ditë pas protestës, Sali Berisha, jo vetëm që nuk u distancua nga aktet e dhunës së militantëve të tij, por i quajti ata krenari të kombit. Për efektivët e lënduar nga breshëria e molotovëve, Berisha shkoi deri aty sa të thotë, se lënduan njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë! Koçiu: Ndëshkim për ata që tentojnë të vrasin policët
Qeveria dënoi njëzëri dhunën ndaj policëve gjatë protestës së të martës. Edi Rama tha se PD është e vetmja parti që ushtron dhunë, ndërsa ministrja e brendshme kërkoi dënim maksimal të personave të maskuar që hodhën molotovë ndaj policisë
-
VIDEO
Gjyqi në Hagë/ Avokati i Thaçit ‘çmonton’ akuzat: Nuk janë konsistente, ka kontradikta themelore
Përgjatë fjalës së tij, avokati Mishetiç tha se Thaçi nuk ka qenë në Kosovë në një pjesë të madhe të kohës që përmendet në aktakuzë dhe që nuk ka prova se ai ka marrë pjesë në takimet e Shtabit të Përgjithshëm.
Avokati vijoi të rrëzonte pretendimet e Prokurorisë se UÇK ka pasur sistem funksional komandimi nga Shtabi i Përgjithshëm te zonat. Ai argumentoi se vetë Prokuroria më pas ka thënë se mënyra themelore përmes së cilit kanë komunikuar anëtarët e ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale" (NPK), ka qenë përmes komunikatave, deklaratave politike dhe deklaratave tjera, të cilat ushtarët i pranonin përmes mediave publike.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Ministrja Koçiu: Sali Berisha një dhunues përsëritës, akte barbare ndaj Policisë së Shtetit! Vetë fshihen pas të miturve
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar ditën e sotme për protestën e zhvilluar dje nga Partia Demokratike, ku si pasojë e dhunës së ushtruar nga militantët demokratë, 16 efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur.
-
VIDEO
Fondi Social 2026/ Rama: Tashmë shërbimet sociale dhe në nivel vendor, përkujdesja për 65 mijë individë është domethënëse për Shqipërinë
Me bashkëpunim dhe me aktorët e Bashkimin Evropian, Rama tregon se tashmë dhënia e shërbimeve sociale është shtrirë dhe në nivel vendor me përfshirjen e bashkive.
-
VIDEO
‘Fondi Social 2026’, Gonzato: Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimet e kapitalit njerëzor! Duhet harmonizim i legjislacionit me atë të BE
Gonzato tha se mirëqenia sociale është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE, ndërsa foli për nevojën e harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian lidhur me përkujdesjen sociale.
-
VIDEO
Avokati i Thaçit në Gjykatën e Hagës: Ish-presidenti është i pafajshëm, s'mund të kryente dhunë! Prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u tha Mishetiç gjyqtarëve.
-
VIDEO
Kokë e këmbë në të zeza dhe të fshehur pas pankartave, Balla ndan videon nga protesta: PD duhet të distancohet nga këta kapuçzinj!
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga një moment i shkëputur gjatë protestës së PD. Një grup protestuesish të cilët mbajnë kapuçë të zinj në kokë, kanë formuar një rreth dhe janë fshehur pas pankartave.
-
VIDEO
Ilir Proda viziton në QSUT efektivët e dëmtuar gjatë protestës së Berishës: Punonjësit e Policisë u përballën me barbari ekstreme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vizituar mbrëmjen e sotme së bashku me ministren e Brendshme Albana Koçiu në Repartin e Djegieve efektivët e dëmtuar gjatë protestës së opozitës. Proda iu ka uruar efektivëve të policisë shërim të shpejtë.