-
VIDEO
Kaos dhe tension para Kryeministrisë, Berisha ‘braktis’ protestuesit, i hipën ‘Benzit’ dhe largohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar me automjetin e tij tip ‘Benz’ nga protesta e PD-së para Kryeministrisë.
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Momenti kur Policia hedh ujë drejt protestuesve, vetëm një 'grusht' militantësh mbeten në shesh
Report TV ka siguruar pamjet me dron, në momentin që Policia i është kundër-përgjigjur dhunës së protestuesve me ujë, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
-
VIDEO
Berisha mbledh militantët në shesh dhe u ‘ankohet’: Me Ramën s’ka zgjedhje të lira, nuk fitojmë dot farsa elektorale
Përpara militantëve në shesh, Sali Berisha ripërsëriti të njëjtat akuza se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha tha se nuk mund të fitojnë kurrë një farsë elektorale.
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Sapo Berisha mbaroi fjalën, militantët hedhin molotov e fishekzjarre drejt kryeministrisë! I njëjti skenar si në protestat e kaluara
Sapo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfunduar fjalën, militantët kanë hedhur shishe molotov e fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë dhe kryeministrisë. Aspak një surprizë, por i njëjti skenar si në protestat e kaluara. Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen shkallët e kryeministrisë në flakë nga molotovët ndërsa ka filluar hedhja e ujit në drejtim të protestuesve.
-
VIDEO
“Faza e parë e grushtit të shtetit dështoi”, Berisha nga protesta e PD: Rama përdori pushtetin e ekzekutivit për të mbrojtur bashkëhajduten
Sali Berisha është ngjitur në podiumin e PD duke renditur akuzat kundrejt Ramës dhe Ballukut. Ai thotë se kryeministri përdori pushtetin ekzekutiv për të bllokuar SPAK dhe presionuar Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut.
-
VIDEO
Salianji i zhgënjyer nga protestuesit: Prisja ata që kanë revoltë reale si Velipoja, Durrësi e Kamza
Pjesëmarrja e protestës së PD duket se nuk e ka kënaqur Ervin Salianjin. Ai shprehet për Report Tv se priste që të shihte të gjithë ata që po revoltohen në Velipojë, Durrës e Kamëz, por shprehu vlerësimin edhe për ata përkrahës që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm.
-
VIDEO
Gjekmarkaj nga podiumi i protestës së PD: Rama hoqi edhe maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun
Në protestën e tretë kombëtare të PD, nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka vijuar me akuzat kundrejt qeverisë duke thënë se Rama po mbron Ballukun.
-
VIDEO
‘Mos vdis para se të të kapë plumbi’- Aulon Kalaja thirrje nga protesta e PD: Ngrihuni! Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë
Aktivisti Aulon Kalaja ka marrë pjesë në protestën e PD-së të zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë, ku edhe ka mbajtur një fjalë në podium.
-
VIDEO
Salianji në protestën e PD, i qëndron larg ‘frontit’! Qesh e bisedon me përkrahësit e vet
Ervin Salianji nuk mungoi këtë herë në protestën e PD, por qëndroi larg ‘zemrës’ ku ajo po mbahet para kryeministrisë. Salianji është vendosur te Piramida, aty ku edhe protestuesit janë edhe më të shpërndarë, ndërsa shihet duke qeshur e biseduar me hare me disa prej tyre.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Alimehmeti: Dështimi më i madh i qeverisë, shpopullimi i vendit! Sot rrugët dhe tunelet shemben brenda vitit
Demokrati Ilir Alimehmeti në fjalën e mbajtur në podium përpara protestuesve, ka bërë qeverinë me faj për largimin e shqiptarëve drejt Evropës, përmendi ligjin për barazinë gjinore si dhe për shembjet e rrugëve apo bllokimin e tyre.
-
VIDEO
Gjeste të pahijshme në protestën e PD, fëmijët shkundin kangjellat para policëve
Në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, ka edhe të mitur. Një grup prej tyre, siç shihet në pamje, ndërsa mban pankartat në duar, shkon edhe drejt kangjellave, pas të cilave janë rreshtuar efektivët e policisë, duke i shkundur pengesat e hekurta.
-
VIDEO
Të kamufluar mes turmës dhe me maska, Report TV siguron pamjet e ‘grupit të zjarrit’ në protestën e Berishës! Priten akte dhune
Report TV ka siguruar pamjet nga ‘grupi i zjarrit’ në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, të cilët duket se qëndrojnë të fshehur mes turmës dhe pankartave.