-
VIDEO
Në Foltore falenderoi demokratët për besnikërinë, por Berisha s’flet për rritjen e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz: Po e shqyrtojmë
Në Foltore falenderoi demokratët për besnikërinë, por Berisha s’flet për rritjen e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz: Po e shqyrtojmë
Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë.
-
VIDEO
Trump do të vizitojë Pekinin në prill? Kamberi për Report TV: Kina është elefanti në dhomën e diplomacisë botërore
President Donald Trump ka konfirmuar se do të vizitojë Kinën në prill të vitit 2026, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping pritet të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara më vonë gjatë vitit. Sipas Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë vitit 2026 mund të ketë deri në katër takime dypalëshe mes dy vendeve.
-
VIDEO
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën, burime: Do të vetëdorëzohet nesër! Bashkia e Rrogozhinës mbetet pa kryetar
Rrogozhina mbetet pa kryetar Bashkie dhe pritet që të shkojë në zgjedhje. Edison Memolla u dënua sot me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme dhe pritet të arrestohet. Ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me 3 të tjerë dhe u dënua me 1 vit burg.
-
VIDEO
Aleanca BE-SHBA u lëkund pas ardhjes së Trump? Kamberi për Report TV: Filozofia e re amerikane ka thyer tabu të vjetra
Aleanca BE–SHBA, që ka qenë shtylla e Perëndimit për dekada, nuk është më e palëkundshme pas ardhjes së president Donald Trump. Kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi në emisionin 'Bota Report' në Report TV, duke kujtuar se Europa dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë bashkë në të gjitha krizat madhore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga Lufta e Ftohtë te lufta kundër terrorizmit dhe krizat në Afganistan e Irak, por se filozofia e re e politikës së jashtme amerikane ka thyer tabu të vjetra dhe ka shkundur themelet e kësaj marrëdhënieje, duke hyrë në një fazë të re që kërkon kohë për t’u kuptuar dhe për t’u përtypur.
-
VIDEO
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Përkushtim maksimal! Me Ramën kemi qenë përballë, por kurrë s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq
Ditën e sotme, Dashnor Sula është prezantuar si Kryeinspaktor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Sula premtoi përkushtim maksimal në kryerjen e detyrës, por edhe bashkëpunim korrekt me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kur ishte në opozitë i kishte përballë.
-
VIDEO
Pas ngërçit me SHBA-të, Europa firmos marrëveshje historike me Indinë, Kamberi për Report TV: BE-ja një gjigant ekonomik dhe një xhuxh politik
Marrëveshja historike tregtare mes Bashkimit Europian dhe Indisë, e arritur pas gati dy dekadash negociata, po shihet si një sinjal i qartë i këtij ndryshimi, në një kohë tensionesh tregtare mes BE dhe SHBA.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Rama: Paralizohet funksioni, do të ndërhyjmë në legjislacion! S’ka urgjencë për kërkesën e SPAK për arrestin
Pasi Gjykata Kushtetuese dështoi të dilte me një vendim për çështjen pezullimit të Belinda Ballukut, kryeminsitri Rama tha se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, duke paralajmëruar dhe ndërhyrje ligjore për të zgjdhur, atë që Rama e ka cilësuar tejkalim kompetencash të gjyqësorit për pezullimin e një anëtari të qeverisë.
-
VIDEO
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Veliaj! Avokatët bojkotojnë seancën: Shkelje të rënda të procesit ligjor
GJKKO kaloi sot për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 27 të pandehurve të tjerë, 15 persona dhe 12 biznese. Veliaj akuzon gjyqtaren Etleva Deda për shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor pasi i është mohuar mbrojtja efektive.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ ‘Trashëgimia e Karnavaleve’ në Shkodër, ‘Obobo po unë se dinja’ në Teatrin e Korçës, dokumentari ‘SuperDesign, dizajni Radikal Italian’
Ekspozita studentore e Programit të Qeramikës “1Material” vjen te Galeria FAB e Universitetit të Arteve prej ditës së sotme deri më 13 shkurt.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Rama: Paralizohet funksioni, do të ndërhyjmë në legjislacion! S’ka urgjencë për kërkesën e SPAK për arrestin
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
'Pasuritë nga krimi nuk do gëzohen dhe trashëgohen'! Koçiu: Hapet thirrja për financimin e projekteve, i rikthejmë në dobi të shoqërisë
Aplikimi është një mundësi për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar, u bashkohet dhe Belinda Balluku
Përpara se të niset drejt Brukselit, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar. Në mbledhje ka marrë pjesë dhe Belinda Balluku, e cila tashmë përveç statusit të deputetit, nuk gëzon asnjë funksion tjetër shtetëror.