-
VIDEO
“Je nuribehist”- Braçe përfshihet në debatin mes Korreshit dhe Gogut: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë
Deputeti socialist Erion Braçe u përfshi në debatin mes demokratit Saimir Korreshi dhe ministrit Toni Gogu, duke e quajtur me shaka ligjvënësin e PD-së ‘nuribehist’.
Braçe i përmendi Korreshit disa nga projektet që Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka realizuar në Lushnjë, duke cekur edhe disa nga problematikat që ky qark ka.
Më tej duke folur për rendin e ditës, Braçe tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Francës janë në një nivel të panjohur më parë, sidomos në aspektin ekonomik, ku sipas tij, në Shqipëri po kryhen shumë investime direkte të Francës.
-
VIDEO
'Jemi në Kuvend, mos fol me dialekt Myzeqar'- Toni Gogu 'i kthen reston' Korreshit në Parlament: Integrimi në BE s’është klub barsaletash! Dje i thoshit kryeprokurores ‘lavire rrugësh’
Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogun, lidhur me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi me ironi tha se jemi larg integrimit në Europë dhe sipas tij, nuk mund të hyet në Union me ‘brekë të grisura’.
-
VIDEO
Marrëveshjet e paraqitura nga PS në Kuvend, Tritan Shehu e thotë hapur: Do t’i votoj, pavarësisht rezervave që kam me qeverinë! Ja pse janë të rëndësishme
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se marrëveshjet që lidhen me rolin e Shqipërisë në politikat rajonale, të cilat janë paraqitur në Parlament për t’u miratuar, janë tepër të rëndësishme.
-
VIDEO
Korreshi vazhdon sarkazmën me ministrin: O Toni, kryetari i KLGJ-së tall ‘xhevahiret’ në komision, ti do të na fusësh në BE
Nga komisionet në Kuvend, deputeti Sajmir Korreshi vazhdoi polemikat dhe sarkazmën me ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Sipas Korreshit, Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg standardeve të Bashkimit Europian, dhe një anëtarësim i vendit në Union në këtë fazë, është një objektiv utopik.
-
VIDEO
Zhupa i ndërhyn gjatë fjalës në foltore, Manastirliu: Ke gjë personale me mua?
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, deputetja Ogerta Manastirliu debatoi me deputeten Ina Zhupa, pasi kjo e fundit ndërhyri gjatë kohës që ligjvenësja socialiste po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve që janë diplomuar para sistemit të Bolognas.
-
VIDEO
Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: PS të tërhiqet nga nisma për të marrë shumicën, në të kundërt PD s'ka pse qëndron aty
Deputeti demokrat, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ka kërkuar Partisë Socialiste që të tërhiqet nga nisma në Parlament për të ndryshuar formulën e këtij Komisioni dhe për të marrë shumicën.
-
VIDEO
Gonxhja për vizionin 2026: Rritje të cilësisë së shërbimit, turizëm gjithëvjetor, investime në infrastrukturën kulturore
Gonxhja tha se fokusi kryesor është kalimi përtej tavaneve të buxhetit. Ministri vuri theksin te menaxhimi dhe rritja e shërbimeve si vizion për vitin 2026. Ministri tha se në nivel institucional do të ketë riorganizim, ndërsa priten investime në infrastrukturën kulturore.
-
VIDEO
“Shqipëria po vijon të përfitojë nga fondet e BE-së”- Ministri Gogu: Grantet nga IPARD do të vazhdojnë më fuqishëm se më parë
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së.
Komentet Gogu i bëri gjatë fjalës së tij në Parlament, ku tha se edhe fondet IPARD të BE-së për bujqësinë do të vazhdojnë të jepen për Shqipërinë, madje edhe më fuqishëm se më parë.
Kujtojmë se në vitin 2023, pas dyshimeve për korrupsion, Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD.
-
VIDEO
22-vjeçarja nga Librazhdi në luftë për jetën, Balla bën një thirrje nga foltorja e Kuvendit
Pasi përfundoi me Shehajn, Taulant Balla bëri edhe një thirrje nga foltorja e Kuvendit duke u kërkuar ndihmë deputetëve për një vajzë 22-vjeçare që po lufton me jetën. Ai tha se mbështetja e shtetit nuk është e mjaftueshme, ndaj kërkoi edhe mbështetjen e tyre.
-
VIDEO
Balla i përgjigjet Shehajt: S’bëhesh dot politikan me para dhe ‘boost’ në Facebook
Pas Agron Shehajt që kritikoi fort mazhorancën për çështjen Balluku dhe tha se ishte e rëndë të shihnin Veliajn të arrestohej, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, nuk hezitoi të kthente përgjigje. Ai i tha Shehajt se Veliaj e merrte si shembull suksesi, ndërsa i përsëriti se paratë dhe ‘boost’-i në Facebook s’të bëjnë deputet.
-
VIDEO
Protesta kundër resortit të Ulajt në Velipojë, Shehaj në Kuvend: Qeveria mbron oligarkët, miratoni ligje në favor të të fortëve
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar në Kuvend protestën e banorëve në Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt. Shehaj akuzon qeverisë se mbron oligarkët dhe merr vendime në favor të tyre.
-
VIDEO
Ndryshimi i çmimit për barnat e rimbursueshme, Braçe në Kuvend: Shoqata e Diabetit ka ngritur shqetësim për insulinën
Një denoncim i bërë nga Urdhri i Farmacistëve për ndryshimin e çmimit të barnave të rimbursueshme është ngritur si shqetësim dhe në Kuvend nga deputeti Erion Braçe. Deputeti i PS thotë se lista e barnave të rimbursueshme është krijuar për shtresat në nevojë dhe për këtë arsye ai thekson se ndërtimi i kësaj liste është themelore.