-
VIDEO
Rama ndan momente nga ekspozita 'Spaces in Dialogue': Një udhëtim në 22 vite projekte, të sjella si një arkiv i përbashkët
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga aktiviteti, teksa shprrhet se u soll si një arkiv i përbashkët, një udhëtim në 22 vite projekte. Ekspozita u frymëzua nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand.
-
VIDEO
‘Tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë’/ Berisha kthehet me gënjeshtra nga vizita private në Strasburg
‘Paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama, paraqet jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë Europën’. Kështu e pasqyroi Sali Berisha nga Tirana vizitën e tij në Strasburg, duke thënë se denoncoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama përballë anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
-
VIDEO
Korpusi i Inspektoriateve do të vendoset brenda 3 kullave të reja në Tiranë, zhvendoset “Shtëpia e Fëmijës”! Shpallen kompanitë fituese
Në kompleksin e ri do të integrohet Korpusi i ri i Inspektorateve Shtetërore që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale. Dy kompani janë shpallur fituese.
-
VIDEO
Berishës iu ndërpre fjala në KiE, Balla: Bufi është mësuar në foltoren e Kuvendit, shkoi atje fshehurazi
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku kryetarit të PD-së Sali Berisha, i është fikur mikrofoni.
Drejtuesja e seancës mbyll mikrofonin teksa Berisha akuzonte se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet.
Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt. Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.
Ndërkohë Balla nuk e anashkaloi faktin që Berisha ka shkuar në KiE duke i marrë vendin Albana Vokshit.
-
VIDEO
‘Territorialja’, PS ultimatum PD-së: Ejani të hënën ose marrim shumicën! Opozita lëkundet për bojkotin
Mazhoranca kërkon që opozitës t'i hiqet e drejta e vetos në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët duan edhe shumicën në këtë komision dhe propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e tyre. Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar por nënkryetar. Këtë propozim pritet të bëjnë edhe për Komisionin e Zgjedhores, në rast se PD vijon bojkotin.
-
VIDEO
'Shqipëria, me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari: Të ndahemi nga politika e ashpër penale
Ministri Besfort Lamallari u shpreh se gjysma e të personave që ndodhen në paraburgim, nuk kanë vendim të formës së prerë. Lamallari shtoi se Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në BE për të njëjtat vepra penale.
-
VIDEO
Kulla të reja në Tiranë, zhvendoset “Shtëpia e Fëmijës” dhe korpusi i ri i Inspektorateve!
Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” do të zhvendoset pranë “Vilave Gjermane”, ndërsa Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave të reja moderne që do të ndërtohen pranë stadiumit “Air Albania”. Për projektin fitues u zhvillua një konkurs mes 5 studiove të njohura arkitekturore, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
PS kërkon të zhbëjë ‘formulën’ për Territorialen, kusht PD-së: Nëse nuk vini të hënën do miratojmë ndryshimet, marrim shumicën e anëtarëve dhe drejtimin e Komisionit
TIRANË- Partia Socialiste është vënë në lëvizje dhe i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit zhbërjen e formulës së barazisë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët e kanë dërguar kërkesën e tyre në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, pas bojkotit të Partisë Demokratike. Anëtarët e PS thonë se që prej krijimit të Komisionit më datë 27.10.2025, vetëm një mbledhje, nga katër, është zhvilluar me praninë e opozitës.
Duke qenë se vendi ndodhet para zgjedhjeve vendore të 2027-ës dhe afati për punimet e këtij komisioni është vetëm 9 muaj, socialistët kërkojnë që të marrin drejtimin dhe shumicën e komisionit. Ata propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total shkojnë 17 anëtarë, 9 mazhoranca (nga 8 që ka aktualisht), 6 PD, 1 Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 Partia e Lirisë.
Po ashtu, duan të marrin drejtimin e komisionit me Arbian Maznikun duke i hequr të drejtën e vetos demokratëve. Pra, Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar, por nënkryetar.
-
VIDEO
Berisha shkon të denoncojë ‘narkoshtetin’ e Ramës, por i ndërpritet fjala në KiE! Albana Vokshi ‘shtanget’
Kreu i PD dukej tejet entuziast teksa mori fjalën dhe ripërsërit akuzat para ndërkombëtarëve për Shqipërinë narko-shtet. Por, në këtë moment i fiket mikrofoni. Berisha përpiqet ta vazhdojë fjalën, por pa sukses. Kreu i PD e ka fshehur këtë moment nga rrjeti i tij social duke e prerë videon.
-
VIDEO
Progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE/ Kryetari i Kuvendit takohet me raportuesin e Parlamentit Europian
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi sot, në Kryesinë e Kuvendit, një takim me Andreas Schieder, raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë.
-
VIDEO
Nga atletet e bardha tek turistët frankofonë, Kryeministri Rama për ‘Le Monde’: Shqipëria është dashuria për të ardhmen! Kur flas frengjisht ndihem si në shtëpi
“Një politikan jo i zakonshëm”, kështu cilësohet Rama për “Le Monde” nisur nga zyra, koshi i basketbollit në mur, pikturat dhe skulpturat në zyrë.
-
VIDEO
“Jemi në një realitet të ri sigurie”- Ministri Vengu sqaron projektligjin në Komision: Rreziqet s'vijnë vetëm nga armët! Po forcojmë mekanizmat mbrojtëse
Ministri Pirro Vengu është shprehur në Komisionin e Mbrojtjes se sot Shqipëria dhe mbarë bota është në nje realitet të ri sigurie, ku sipas tij rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komision u miratuan të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës.