-
VIDEO
Reforma territoriale, Demo bën thirrje për gjithëpërfshirje: Procesi duhet të jetë transparent, t’i rezistojë kohës
Një nga pikat më kryesore në të cilën u ndal ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, është reforma territoriale. Demo theksoi se procesi duhet të jetë gjithëpëfshirës dhe transparent, teksa bëri thirrje se të gjithë aktorët duhet të jenë proaktivë.
-
VIDEO
Mungesa e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Demo: Ndikon shumë, bashkia kërkon lidership politik
Në konferencën për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u pyet si po ndikon mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në drejtimin e qytetit. Demo tha se mungesa është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.
-
VIDEO
Financim në bazë të performancës, fond 20 mln euro për logjistikën e bashkive, ministri Demo: Paketë ligjore e investime në teknologji, procesi i integrimit do të sjellë dallgë të madhe
Trajnimet e para në Akademinë e Pushtetit Vendor do të nisin brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit. Granti i performancës do të fokusohet te bashkitë që performojnë më mirë. Demo vendosi theksin te vetëfinancimi i bashkive dhe fuqizimi i tyre ekonomik, teksa paralajmëroi një axhendë të vrullshme për procesin e negociatave.
-
VIDEO
Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë: Muza e tij ishte Shqipëria! Me penën e tij kishte fuqinë e magjisë
Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.
Begaj theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.
-
VIDEO
Qëndresa Qytetare protestë para Kryesisë së Kuvendit: Këshilli i Mandateve po mbron Ballukun, zvarritja e procesit për imunitetin e saj po dëmton demokracinë
Qëndresa Qytetare ka zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike para Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar që Këshilli i Mandateve të mos zvarrisë procesin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK.
-
VIDEO
Akti normativ i buxhetit dhe ndryshimet e reformës në drejtësi kalojnë në Kuvend, miratohet për herë të parë projektligji për lobimin
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas 18 orësh në seancë plenare 1 akt normativ dhe 13 projektligje. Seanca u mbyll në orën 04:00.
Me 85 vota, u miratua dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, sipas udhëzimeve të Bashkimit Europian për procesin e integrimit.
Ligji shoqërohet me masa mbrojtëse për sigurinë e gazetarëve, duke dënuar ata që i kërcënojnë apo dhunojnë për shkak të profesionit. Lamallari e cilësoi një shembull të diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias. Socialistët u shprehën kundër propozimit të PD-së që të hiqet shpifja si vepër penale për të gjithë qytetarët shqiptarë.
-
VIDEO
Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV
Pas 2 drejtuesve të partive kryesore në vend, më të shfaqurit në ekranet kombëtare rezultojnë krerët e grupeve parlamentare rë PD dhe PS. I pari është Gazment Bardhi me mbi 5% dhe i dyti është Taulant Balla me mbi 3%. Dy deputetët pasohen nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili gjatë dhjetorit fitoi kohë televizive kryesisht me Foltoren e tij kundër Berishës dhe kupolës së PD.
-
VIDEO
'E keni në terezi, hani petulla me mjaltë', Korreshi ngre tonet në Kuvend: Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur tonët gjatë fjalës së tij në Kuvend ndaj deputetëve të PS, duke u shprehur sistemi i drejtësisë në vend është ‘i kalbur’.
Ai po ashtu u shpreh se pjesë e sistemit të drejtësisë që sipas tij është ‘i mbaruar’, nuk është vetëm SPAK-u.
-
VIDEO
Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale
Kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, që shpifja të dekriminalizohet si vepër penale tërësisht dhe për të gjithë, jo vetëm për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si një qokë të deputetes demokrate ndaj kryetarit të partisë së saj, Sali Berishës,
-
VIDEO
'Molotovi të kategorizohet si armë zjarri', Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme
Në diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal, deputeti Erion Braçe propozoi nga foltorja e Kuvendit që ligjvënësit të miratojnë kategorizimin e molotovit nga ligji si armë zjarri. Duke paraqitur foto nga protestat e dhunshme të Sali Berishës në Tiranë, Braçe tha se kjo formë e protestimit është e papranueshme dhe duhet ndëshkuar ashpër penalisht.
-
VIDEO
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet 'pushka top', por do mbani përgjegjësi për shpifjet
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka ironizuar deputetët e opozitës duke thënë se mund të bëjnë kallëzime sa të duan, por do të mbajnë përgjegjësi për shpifjet.
-
VIDEO
Kuvend/ Ardit Bido-Berishës: Gënjeve në Strasburg për librat e shkollës dhe nxive Shqipërinë
Gjatë diskutimeve për ratifikimin e marrëveshjes me Italinë në Kuvend është shoqëruar me replika të forta politike. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e ka shfrytëzuar fjalën e tij jo vetëm për të vlerësuar diasporën, por edhe për të sulmuar ashpër qëndrimet e opozitës në arenën ndërkombëtare.
Bido vlerësoi diasporën shqiptare në Itali si “ambasadorët më të mirë të vendit”. Ai theksoi se marrëveshja e re parashikon hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe si për diasporën e hershme (arbëreshë), ashtu edhe për atë të re pas viteve ’90.