-
VIDEO
LIVE- Seancë Plenare 27 janar 2026
Në rendin e ditës përfshihen dy pika kryesore: akti normativ i buxhetit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Akti normativ nr. 11 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024” i dhjetorit 2025 u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve. Rishikimi i Kodit Penal dekrimininalizon shpifjen dhe ashpërson dënimet për ndërtimet e paligjshme, zjarrëvnie dhe parkimin dysh.
-
VIDEO
Rama i drejtohet Netanyahut në parlament: Nëse Mossad-i nuk ju ka informuar, po më dridhen gjunjët...
“Nëse Mossad -i nuk ju ka informuar ende, po jua them unë: më dridhen gjunjët”. Kështu e nisi kryeministri Edi Rama fjalimin në parlamentin izraelit duke iu drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu. Rama tha se fjalimi përballë Netanyahu, të cilin e konsideroi si një prej 5 oratorëve më të mirë në botë, i dukej si një provim. “Do bëj më të mirën për t’i mbijetuar gjykimit tënd”, i tha Rama Netanyahut.
-
VIDEO
Netanyahu: Shqipëria, kopështi i gjallë i Europës! Shijet estetike të Ramës po zbukurojnë vendin! Gjatë Holokaustit ishit ishulli i paqes në oqeanin e së keqes
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë tejkalojnë interesat ndërshtetërore dhe formalitetet diplomatike, por kanë në thelb empatinë dhe mirëkuptimin e dy popujve, që si të vegjël, përpiqen çdo ditë të përparojnë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, mes rrezikut ekzistencial periodik që u kanoset nga vende më të mëdha.
-
VIDEO
Fjala e plotë e Ramës në Knesset: S'i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e xhelatit
Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalim parlamentit izraelit, pasi u prit me ceremoni nga homologu Benjamin Netanyahu. Shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe u ndal edhe tek shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët. “Mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.
-
VIDEO
Kreu i parlamentit izraelit mikpret Ramën në shqip: Mirësevini në Knesset dhe faleminderit për besën tuaj
Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Izraelin, duke mos zgjedhur komoditetin e të qenit neutral në linjën diplomatike të Tiranës zyrtare.
Duke nisur dhe mbyllur fjalën e tij në gjuhën shqipe, drejtuesi i Knesset falenderoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të popullit hebre.
-
VIDEO
Lideri i opozitës izraelite: Hungarezët dhe austriakët 'shitën' babanë dhe gjyshin tim te nazistët, shqiptarët bënë rezistencë
Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, rrëfeu para kryeministrit Edi Rama se si, sipas tij, hungarezët dhe austriakët ndihmuan nazistët për t'i kapur babanë dhe gjyshin hebre, të cilët u eliminuam më pas në kampe përqëndrimi.
-
VIDEO
Pas dhunës së të shtunës, grushti i militantëve të Berishës mblidhen në protestë para Kryeministrisë! Kreu i PD i ‘braktis’ (PAMJET me DRON)
Të vetmit që janë rikthyer në shesh, janë vetëm një grusht militantësh të cilët nga e hëna në të hënë, sa vijnë e rrudhen, siç shihet edhe në këto pamje me dron që sjell Report Tv.
-
VIDEO
‘T’i jepet fund akteve të dhunës’, Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve
Në fund të fjalës së tij në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.
-
VIDEO
‘Njësoj si hebrenjtë, strehuam iranianët’, Rama në Izrael: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta
Në vazhdim të historisë së strehimit të hebrenjve në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Rama tregon se njësoj ka strehuar dhe mijëra iranianë, të cilët rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale shqiptare.
-
VIDEO
‘Mund të na merrni floririn, por hebrenjtë nuk i japim’, Rama: Kjo ishte Shqipëria përballë nazistëve
Në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama theksoi sakrificën dhe riskun që populli shqiptar mori përsipër gjatë Luftës së Dytë Botërore duke strehuar mijëra hebrenj, të cilën përndiqeshin nga nazistët që synonin shfarosjen e tyre.
-
VIDEO
'Fajtori është Hamasi, duhet të çarmatoset', Rama në Knesset: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik nga Irani, Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen kritike
Gjatë vizitës në Jeruzalem, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Izraelin për mbështetjen e dhënë në tejkalimin e sulmit kibernetik të Iranit, pak vite më parë.