-
VIDEO
Rama në parlamentin izraelit: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza
Kryeministri Edi Rama tha në parlamentin izraelit se Shqipëria është i venti vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.
-
VIDEO
Rama: Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin! Do të hapim në Vlorë muzeun për veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë
Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.
-
VIDEO
Edi Rama në parlamentin izraelit: Nder të jem në këtë foltore, falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama flet në parlamentin izraelit.
“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen, për të qenë i sinqertë, e dija që do ishte edhe një test e folura ime këtu, po flas para një nga 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, tha Rama.
-
VIDEO
LIVE TV - Kryeministri Rama në Izrael, mban fjalimin në parlament
-
VIDEO
Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në parlamentit izraelit nga kryetari Ohana
Kryetari i parlamentit të Izraelit Amir Ohana ka pritur nëpërmjet një ceremonie zyrtare kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda Rama.
-
VIDEO
Rama: Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem! Ftoj hebrenjtë të vizitojnë tokën e mrekullueshme të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të përurohet hapja e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem. Rama fton popullin hebrej për të vizituar Shqipërinë.
-
VIDEO
'Jemi kundër antisemitizmit'! Rama me Netanyahun: Shqiptarët u bashkuan me vuajtjen e popullit palestinez, por nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin. Sipas kreut të qeverisë, edhe pse shumica e popullsisë shqiptare është myslimane, u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, dhe nuk shprehu urrejtje ndaj izraelit.
-
VIDEO
Konferenca Rama-Netanyahu: Numri i turistëve izraelitë në Shqipëri është rritur me 800%, Dhoma e Tregtisë do të çojë përpara lidhjet ekonomike
Në konferencën e përbashkët për shtyp gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Izrael, homologu i tij, Benjamin Netanyahu e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj popullit hebre gjatë Holokaustit. Ai u ndal në dy pika të rëndësishme gjatë fjalimit: rritja e numrit të turistëve izraelitë në Shqipëri dhe çelja e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem që do të forcojë raportin mes dy vendeve.
-
VIDEO
‘Qëndruam krah pengjeve’, Rama me Netanyahun: Shqipëria e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes
Në deklaratën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu Rama tha se Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
-
VIDEO
Rama në Izrael: Shqipëria qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit! Netanyahu: Dhoma e Tregtisë do të çojë përpara lidhjet ekonomike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael për një vizitë ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit. Më herët gjatë ditës së sotme Rama dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë për hebrenjtë
-
VIDEO
Izrael- Rama dhe Netanjahu konferencë të përbashkët për mediat
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael për një vizitë ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit. Më herët gjatë ditës së sotme Rama dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë për hebrenjtë
-
VIDEO
Serbia e kundërshtoi ashpër, ministri Vengu zbulon detaje nga pakti Shqipëri-Kroaci-Kosovë: S’i marrim leje askujt! Kemi nisur bashkëpunimin ushtarak
Ministri Pirro Vengu ka zbuluar detaje nga marrëveshja trepalëshe në fushën e Mbrojtjes, mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke thënë se të tre shtetet kanë nevoja të përbashkëta për rritjen e sigurisë.