-
VIDEO
Bilanci turistik 2025/ Ministri Gonxhja: 12 milionë pushues, bumi turistik kërkon shërbim e më shumë kapacitete
Viti 2025 u mbyll me 12.4 milionë turistë të huaj, ku kanë dominuar më së shumti pushuesit nga rajoni. Ministri i Turizmit dhe Kulturës Blendi Gonxhja në takim me kryebashkiakët tha se për të mbajtur këtë bum turistik, duhen më shumë kapacitete akomoduese, punonjës më të kualifikuar dhe shërbim cilësor.
-
VIDEO
Anëtarësimi në BE, Rama: Disa nga sfidat janë komplekse dhe të rënda! Bashkitë të krijojnë grupe pune të përbashkëta me qeverinë
Kryeministri Edi Rama thotë se anëtarësimi i vendit në BE, kalon nëpër disa sfida komplekse dhe të rënda.
Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se BE ka një mekanizëm që u mundëson vendeve anëtare, periudha tranzitore, për t’iu nënshtruar të njëjtave rregulla.
Sipas kreut të qeverisë, vendi ka probleme të theksuara me mjedisin dhe sigurinë ushqimore dhe shtoi se bashkitë duhet të krijojnë sistem dhe grup pune të përbashkët me qeverinë.
-
VIDEO
Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj për këtë proces, mbani të informuar dhe integruar komunitetet që jetojnë jashtë vendit
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiakët të japin kontributin e tyre për Samitin e Diasporës, që do të organizohet në pranverë.
Në takimin në Golem, Rama tha se bashkitë duhet t'i mbajnë të integruar dhe informuar komunitetet që jetojnë jashtë vendit.
-
VIDEO
Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët në Golem: Task Forcë kundër ndotjes plastike! Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese, fondi 20 mln euro
Që skenat e përmbytjeve të mos jenë si të këtij janari, qeveria dhe bashkitë do të punojnë për të luftuar mbetjet plastike, si dhe duke blerë makineri për pastrimin e kanaleve. Kryeministri Rama takoi kryetarët e bashkive, të cilëve ju tha se nuk do t’i rikandidonte, nëse nuk do të arrinin objektivat për thithjen e investimeve me Paketën e Maleve.
-
VIDEO
Rama: Të rrisim kapacitetet për arsimin profesional, të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët
Kapacitetet lidhur me arsimin profesional duhet të rriten, sipas kryeministrit Edi Rama.
Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se duhen krijuar kushte të shkëlqyera si për arsimim, por edhe akomodim të studentëve.
-
VIDEO
‘Ç’a shkence bëni?’, Rama u vë kusht kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim, dua 1 mijë investime në 61 bashki
Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet vendore të 2027-ës do të varet nga targeti që do të vendosë qeveria për paketën e maleve. Rama tha se deri më fund të mandatit të tretë, duhet t’i hapet rruga 1 mijë investimeve në 61 bashki përmes paketës së maleve. Rama tha se secila bashki do të jetë një target sipas madhësisë e potencialeve, psh deri në 5, 10 apo 15 investime. Kryebashkiakët i kritikoi sërish përse ende nuk kanë përcaktuar hartat e zonave prioritare, duke u thënë se nuk po bëjnë shkencë.
-
VIDEO
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit! Kaloni në fazë tjetër, shiheni territorin me qasje sipërmarrëse
Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem.
Rama u shpreh se bashkitë duhet të kalojnë në një fazë tjetër dhe ta shohin territorin me një qasje sipërmarrëse.
Sipas kreut të qeverisë, bashkitë presin fonde nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk mund të vazhdojë.
-
VIDEO
Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët: Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese, fond 20 mln euro nga Emiratet Arabe
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët lajmëroi ngritjen e një flote të dedikuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e infrastrukturës kulluese, ndërsa po komentonte situatën me përmbytjen. Rama tha se kjo flotë do të realizohet përmes një fondi prej 20 mln eurosh që vendit tonë i është vënë në dispozicion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rama tha se kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën.
-
VIDEO
Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët: Mbetjet, dëm të pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task Force
Kryeministri Edi Rama tha në takimin me kryebashkiakët në Golem, se përmbytjet nuk erdhën vetëm nga faktorë natyrorë, por edhe nga dora e njeriut.
Sipas kreut të qeverisë, nga qytetarët ka hedhje të plastikës në rrugë, çka ka sjellë dhe bllokim të kanaleve.
-
VIDEO
Pas grupit të PS, Rama mbledh kryebashkiakët në Golem
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit janë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.
-
VIDEO
Rama: Ministria e Jashtme si RTSH, tjetër dështim i yni, duket sikur atje punojnë vetëm ministrja, sekretarja dhe roja
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron spastrime masive në PD: S'kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS! Salianji publikon Statutin: S'ka vetëpërjashtim! Në takimet e mia vetëm demokratë
Salianji thekson se pjesëmarrësit në takimet e Foltores së tij janë demokratë besnikë, të cilët nuk meritojnë të persekutohen nga Berisha për shkak se guxojnë të kërkojnë më të mirën për Partinë Demokratike, duke shprehur qëndrimet e tyre që ndryshojnë nga ato të kupolës drejtuese.