-
VIDEO
Rama: Ne do prodhojmë vetë anije e armë, këtej thonë që kemi ngritur KAYO-n për të kaluar paratë e drogës! Do të shesim produktin shqiptar në Evropë
Kryeministri Edi Rama foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që thuhet gjerësisht në publik nga palët e tjera, referuar opozitës. Këtu ai mori si shembull marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë e përbashkët italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në Shqipëri.
-
VIDEO
Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund
Vetëm tre ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Rama ia bëri të qartë opozitës së nuk do t’ia lejojë më sjelljen e deritanishme në Kuvend. Ai paralajmëroi ndryshime në rregullore për të ndaluar siç tha ‘pengmarrjen’ e Kuvendit me procedurë dhe rrugaçëri. Në mbledhjen e Grupit të PS në pallatin e Brigadave, Rama kërkoi punë më të madhe nga ligjvënësit socialistë në një kohë që e cilësoi të reformave të mëdha për integrimin
-
VIDEO
Rama: Me ose pa ata, rëndësi ka puna! Reforma zgjedhore e territoriale do të bëhet
Kryeministri Edi Rama thotë se puna për reformën zgjedhore dhe territoriale do të bëhet me ose pa opozitën. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Rama tha se sa herë mbarojnë zgjedhjet ka një reformë, por rezultati është i njëjtë.
-
VIDEO
Rama projekton triumfin në zgjedhjet e 2027: Në Ansamblenë e ardhshme nis fushata e anëtarësimeve në PS! Ata merren me humbjen e shkuar, ne me fitoren e radhës
Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se kjo mund të arrihet vetëm me vetëdijësim dhe e gjithë PS do të angazhohet.
-
VIDEO
‘Shërbimi më mizerabël në glob’, Rama: RTSH duhet të reformohet, çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare
Kryeministri Edi Rama shfaqi hapur kritika për mënyrën e menaxhimit të Radio Televizionit Shqiptar ndër vite, duke e quajtur një dështim. Pas mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha mes kritikave se Shqipëria sot nuk ka televizion publik, ndërsa shërbimin e televizionit publik e konsideroi si “shërbimi me mizerabël në botë”. Kreu i qeverisë tha se asnjë nga taksat publike nuk do të shkojë më për televizionin publik derisa të reformohet.
-
VIDEO
Rama i rikthehet debatit me gazetarin: Hap penxheren e darkës dhe shpif! Refuzon të kërkojë ndjesë
Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon të kërkojë ndjesë apo t’i referohen faktit. Sipas Ramës, kjo vështirëson informimin e publikut ndaj shfrytëzohen të gjitha hapësirat, edhe rrjetet sociale, që qytetarët të mësojnë për punën e qeverisë.
-
VIDEO
Shteti si sipërmarrës/ Rama: Kompani për prodhimin e uniformave ushtarake, produktet do të dalin këtë vit! Kemi nisur punët për dronë inteligjentë
Një nga synimet për procesin e anëtarësimit në BE është ambicia e kthimit të shtetit në sipërmarrës. Kryeministri Rama tha se në Shqipëri do të krijohet një kompani që do të prodhojë uniforma ushtarake për Shqipërinë dhe për vende të tjera. Ai theksoi se produktet do të dalin brenda këtij viti.
-
VIDEO
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100
Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese. Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet grupi i pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.
-
VIDEO
Teknologjia në fokus të Kuvendit, Rama: Kanali i parlamentit, jo vetëm për lidhjen e drejtpërdrejtë të seancave
Teknologjia do të jetë një nga aspektet kryesore në seancat e këtij viti në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të ketë ndryshime edhe për kanalin e parlamentit në RTSH që s’duhet të shërbejë vetëm për lidhjen e drejtpërdrejtë. Me këtë detyrë do të merren Kryesia e Kuvendit dhe përfaqësues nga opozita.
-
VIDEO
‘Legalizimi i rrugaçërisë në Kuvend është bashkëfajësi’, Rama me grupin e PS: Të merren masa për dhunën fizike sipas rregullores
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatat kaotike që opozita krijon në Kuvend, deri në përplasje fizike. Një gjë e tillë, tha Rama, nuk lejohet tolerohet në asnjë Kuvend demokratik. Ai theksoi se legalizimi i rrugaçërisë në sallë krijon nxitje të urrejtjes dhe është bashkëfajësi. Sipas kryeministrit, masat për situata të tilla duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja
-
VIDEO
Rama: Opozita merr peng Kuvendin përmes ‘procedurës’, mos t’i ulim orët e fjalës, por t’i ndërpritet abuzimi! Vërejtje Peleshit për rritje të aktivitetit parlamentar
Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, por dhe deputetët.
Rama tha se parlamenti merret peng nga opozita nëpërmjet termit “procedurë” duke vënë në dukje numrin e orëve që merr në dispozicion. Rama tha se nuk po kërkon ulje të orëve për opozitën, por të mos lejohet pengmarrja e Kuvendit dhe e publikut.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për reformim të shërbimit në administratën e Kuvendit, për rritje të cilësisë dhe shtim të stafit me qëllim shpërndarjen e volumit të punës.
-
VIDEO
Axhenda parlamentare/ Rama: Ngarkesë si asnjëherë më parë! Mund të rriten orët e punës dhe seancave, të përfshihen seanca të posaçme për negociatat
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë dhe grupit parlamentar, kryeministri Rama tha se tani axhenda do të ndahet midis nevojave të përditshme të procesit të negociatave me BE dhe jetës parlamentare e politike.
Ai theksoi se ky vit do të ketë ngarkesë të jashtëzakonshëm në Kuvend për shkak të ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin për procesin e negociatave. Kjo mund të shtojë orët e punës, seancave të parlamentit dhe do të konsiderohen seancat e posaçme për procesin e negociatave.