-
VIDEO
Sot sesioni i ri parlamentar, priten debate për Ballukun! Balla-PD: Kthehuni tek ‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, ose do të vijojmë punën vetëm
Mazhoranca kërkon bashkëpunim për reformën zgjedhore, territoriale dhe atë kushtetuese, kurse opozita ka paralajmëruar qëndresë, duke akuzuar socialistët se po mbrojnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga drejtësia. Mes ultimatumit të Taulant Ballës për të vijuar reformat edhe pa pakicën dhe thirrjeve të Sali Berishës për protesta, seanca e sotme pritet të jetë një e tensionuar mes palëve.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Vullnet politik, jo konflikte! ‘Zgjedhorja’ e ‘Territorialja’, prioritet
Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Presidenti Bajram Begaj u bëri thirrje për vullnet politik deputetëve duke theksuar se qytetarët presin prej tyre ligje cilësore e jo konflikte. Dialog kërkoi veçanërisht për dy reformat, atë zgjedhore e territoriale, bashkëjetesa politike në të cilat, duket në rrezik.
-
VIDEO
Parku i liqenit të Paskuqanit/ Rama: Transformim që nuk ndalet, të ndjekim shembullin e Kamzës! Kryebashkiaku Suli: 84 hektarë hapësirë e gjelbër
Rakip Suli tha se ka një interes të madh për ndërtime private, të cilët janë menduar jo më shumë se 3 katë në afërsi të parkut. Rama tha se ky park po i jep qytetit një aset të gjelbër të paçmueshëm.
-
VIDEO
Sot sesioni i ri parlamentar! Debate në Konferencën e Kryetarëve
Kuvendi rikthehet sot në punë, por klima e tensionuar politike vë në vështirësi dy reformat më të rëndësishme, atë zgjedhore dhe territorialen. Bojkoti i opozitës bllokon mazhorancën, por kjo e fundit paralajmëron se do të zhbëjë me votë formulën e barazisë në 2 komisionet e posaçme, për të ecur e vetme përpara.
-
VIDEO
Rama e quajti Ministrinë e Jashtme 'dështim', Spiropali bie dakord: Duhet reformim...
E pyetur nga gazetarja e Report TV për deklaratën e kryeministrit Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku e quajti “dështim” Ministrinë e Jashtme, Elisa Spiropali tha se është dakord për reformimin.
-
VIDEO
Spiropali: Shqipëri-SHBA në partneritet të fortë! Toka në Sazan s'i është falur dhëndrit të Trump
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në konferencë për shtyp, i është përgjigjur pyetjeve lidhur me luftën që SHBA i ka hapur grupeve kriminale, duke cekur dhe Shqipërinë që përballet me fenomene të tillë.
-
VIDEO
‘Shqipëria në listën e zezë të SHBA’, Spiropali-opozitës: Përgjigjen e morët direkt nga Trump
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali iu përgjigj në një konferencë për media të gjitha akuzave se Shqipëria do duhet të paguajë 1 miliardë dollarë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Spiropali tha se ky është trillim, duke theksuar se një ftesë e tillë është diçka e jashtëzakonshme me përmasë dhe peshë historike për vendin tonë të vogël.
-
VIDEO
E PLOTË - Spiropali për ftesën e Trump: Jemi partnerë të mrekullueshëm,Toka në Sazan nuk është...
Qeveria shqiptare mohoi edhe njëherë publikisht akuzat se Shqipëria do duhet të paguajë 1 mld dollarë për tu ulur në tryezën e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës. Ishte ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cila në një konferencë për mediat i hodhi poshtë akuzat duke i konsideruar si trillime të opozitës, ndërsa mohoi edhe lajmet që kanë qarkulluar për strehimin e palestinezëve në vendin tonë.
-
VIDEO
Salianji mbush sallën në Lezhë dhe i çon mesazh Berishës: Harroje se krijoj parti tjetër, PD është shtëpia ime dhe do e bëj fituese
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka zhvilluar foltoren e radhës ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Demokratët nuk i janë bindur thirrjes së PD-së për ta bojkotuar takimin e Salianjit, ndërkohë që i janë bashkëngjitur aktivitetit të tij.
-
VIDEO
“Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu”- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja! Po akuzoni demokratët që duan ndryshim
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke folur për Report TV pas përfundimit të takimit në Lezhë, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se tubimin ia organizoi kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës dhe Nokës, Salianji: Unë kam lindur në PD, jo në Partinë e Punës! Familja ime s'ka marrë tenderë nga qeveria
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar sulmet e kryedemokratit Sali Berisha dhe të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka në drejtim të tij, duke thënë se ato vijnë nga frika e humbjes së privilegjeve të pushtetit të opozitës.
-
VIDEO
Salianji i ashpër me lidershipin e PD: Bëni si tigra me demokratët, përballë qeverisë rrini si mace
Ish-deputeti Ervin Salianji nga Lezha kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim.