-
VIDEO
Nga siguria e ulët ushqimore tek integrimi në BE, mbyllet mbledhja e Partisë Socialiste
Kryeministri Edi Rama tha se me nivelin e ulët të sigurisë ushqimore që vendi ynë ka aktualisht, jemi të panitegrueshëm në BE. Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Rama mblodhi grupin e PS të cilëve u tha se në asnjë rast nuk duhet të braktisin territorin.
-
VIDEO
Komisioni për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Procesi ka ngrirë prej PD-së, na duhet mbështetja, por dhe vetëm do të vazhdojmë përpara! Kemi gati draftin
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar, tha se komisioni pavarësisht bojkotimit të PD-së, po vijon punën.
-
VIDEO
“Zbatoni vendimet e Strasburgut për 21 Janarin”- Balla thirrje SPAK: Është krim shtetëror, Kuvendi ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve GJEDNJ-së
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për dosjen e ’21 Janarit’.
Komentet Balla i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku e cilësoi 21 Janarin si tragjedi dhe krim shtetëror.
-
VIDEO
“Të ngremë flamurin kuqezi në BE para 28 nëntorit 2030”- Balla zbulon 3 objektivat e PS: Në pranverën e 2029-ës do i kërkojmë shqiptarëve mandatin e pestë qeverisës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se objektivi kyç i qeverisë së kryeministrit Edi Rama është futja e Shqipërisë në BE para 28 nëntorit të vitit 2030.
Komentet Balla i bëri teksa foli në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku mbyllja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të bëhet brenda vitit 2027.
-
VIDEO
Projektligjet që do të miratohen në parlament në vitin 2026, Peleshi në mbledhjen e Grupit të PS-së: Rrisim transparencën dhe llogaridhënien!
Parlamenti synon miratimin apo ndryshimin e të paktën dhjetë projektligjeve, të cilat lidhen kryesisht me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deklaroi sot kryetari i parlamentit Niko Peleshi në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
'Po ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri', Nancy VanHorn: Forcojmë SPAK dhe BKH në luftën kundër krimit të organizuar
Nancy VanHorn gjatë fjalës së saj, tha se do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë. VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Çeços, gjykata liroi nga burgu 3 autorë e dyshuar! Avokati: Përfundoi afati i paraburgimit
Avokati Nevzat Tarelli deklaroi se Apeli ka korrigjuar vendimin që mori Gjykata e Shkallës së Parë dhe se kohëzgjatja e afateve të paraburgimit tërësor është jo më shumë se tre vjet. Sipas avokatit, kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe Gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave.
-
VIDEO
Mbyllja e negociatave për anëtarësimin në vitin 2027: Niko Peleshi: Nuk është premtim elektoral, jemi dakordësuar me institucionet e BE-së
Kryetari i Kuvendit tha se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian dhe se objektivi i vitit 2027 është dakordësuar me institucionet e BE-së.
-
VIDEO
Kryeministri Rama: Do të modernizojmë administratën, godinë e re për parlamentin! Transformimi teknologjik i rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama bëri me dije planin për modernizimin e administratës së Kuvendit në aspektin teknologjik si dhe të godinës. Bëhet fjalë për një godinë të re me më shumë hapësirë dhe energji pozitive për vijim e punës së deputetëve.
-
VIDEO
Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Çdo muaj takim me deputetët e PS për çështjen e negociatave, të gjithë mund të kontribuojnë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duhet të mbahen të informuar mbi procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, siguri e ulët ushqimore, mos falni askënd! Porosi grupit të PS: Braktisja e territorit nuk është opsion
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi vjen pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.
-
VIDEO
Anëtarësimi në BE/ Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni dot me mend! Mos krahasoni Shqipërinë me vendet e Evropës
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin tek sfida e anëtarësimit në BE. Rama foli për kushtet e vështira që BE i ka vendosur Shqipërisë.