-
VIDEO
Opozita kaos në Kuvend, zaptojnë karriget e kabinetit! Berisha live u jep urdhra “të vetëve”: Ngjituni lart
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është futur live në facebook nga Kuvendi ku deptuetët po pengojnë fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.
Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdha duk u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave. Ndër të tjera, ai u thotë gardistëve se do të përballen me pasoja të rënda nëse prekin me dorë deputetët.
-
VIDEO
Opozita përplasje me gardën, Bardhi: Mos i prekni deputetët me dorë, Suel Çela nuk jep urdhra këtu
Deputetët e opozitës po përplasen me gardistët, ndërsa kanë zënë vendet e kabinetit. Gazment Bardhi u tha gardistëve të mos i prekin deputetët me dorë, duke akuzuar se Suel Çela nuk jep urdhra në Kuvend.
-
VIDEO
Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Klevis Balliu përjashtohet nga seanca
Deputeti demokrat Klevis Balliu përjashtohet nga seanca plenare. Opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave. Ata kanë rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Balliu pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Bardhi përgëzon kolegët: U ngritën në lartësinë e detyrës!
Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së grupit të PD dhe përgëzoi kolegët e tij për kaosin e shkaktuar sot në Kuvend. Bardhi tha se nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Bardhi tha se vota e tyre është pro dhe se do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit të Ballukut
-
VIDEO
Kuvendi mbyllet pas kaosit, Berisha: Nuk ka Parlament me ata që zbatojnë moton vidh dhe ik
Sali Berisha ka folur pas kaosit në Kuvend.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla foli për gazetarët pas kaosit të PD në sallën e Kuvendit. Balla ironizoi Berishën duke thënë se sa herë ka Kosova një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri.
-
VIDEO
Tensionet në Kuvend, momenti kur Flamur Noka i hedh ujë në kokë shefit të Gardës
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë revoltës në sallën e Kuvendit, ka hedhur ujë në drejtim të komandantit të Gardës së Republikës.
-
VIDEO
Demokratët furnizojnë me shishe Elda Hotin, deputetja hedh ujë drejt Niko Peleshit
Deputetja e PD-së Elda Hoti ka hedhur ujë e shishe në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Hoti ishte pjesë e grupit të deputetëve që zaptuan karriget e ministrave.
-
VIDEO
Deputetja e PD ndez flakandanin në Kuvend, e kishte mbështjellë me posterin e opozitës
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndezur flakadanë në sallën e parlamentit. Vokshi e kishte mbështjellë flakadanin me një prej postera që opozita përdor për të protestuar kundër mazhorancës.
-
VIDEO
Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave
Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave
-
VIDEO
Flamur Noka “luftë” për të zaptuar karrigen e Peleshit, garda e bllokon! Ulet me dhunë tek vendi i Ballukut
Deputeti demokrat Flamur Noka ka vrapuar duke hipur mbi tavolinë për të zënë vendin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi pa filluar seanca parlamentare.
-
VIDEO
Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë
Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë