-
VIDEO
Vezë e shishe uji në drejtim të Ramës në seancën e ‘Territoriales’, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut! Kreu i grupit të PD: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet
Për incidentet në Kuvend gjatë votimit të reformës territoriale, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin me 60 ditë të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe po aq ditë për deputetin demokrat Klevis Balliu.
-
VIDEO
‘Shkalla e Meritës’/ Rama prezanton platformën e re: Kemi si aleat Inteligjencën Artificiale, procese transparente për këdo që kërkon t’i bashkohet administratës
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim ku u prezantua platforma ‘Shkalla e Meritës’, e cila ka si qëllim përmirësimin e punës në administratën publike, për të ndihmuar vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se platforma ka si qëllim vendosjen e ‘Meritës’ në administratë, për të garantuar që gjithësecili të vlerësohet sipas punës që bën.
Rama tha se në sistemin e ri Qeveria do të ketë si aleat Inteligjencën Artificiale dhe shtoi se konkurset që do të zhvillohen për një vend pune, do të kenë një nivel të lartë transparence.
-
VIDEO
Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës!
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar miratimin e reformës territoriale në Kuvend, duke pretenduar se ajo bie ndesh me kërkesat e opozitës dhe shqetësimet e evidentuara nga Këshilli i Europës për funksionimin e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri.
-
VIDEO
Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, modernizon vendin! Mesazh të pabindurve: Jo të gjithë në krah ecin me ty
Pas votimit të reformës territoriale një ditë më parë kryeministri Rama ka dalë me reagimin e tij të parë. Ai e quan një reformë të domosdoshme që do ta modernizojë Shqipërinë ndërsa një mesazh e kishte edhe për të tijët.
-
VIDEO
SKEDA/ Ja harta e re territoriale e vendit; qarqet, bashkitë dhe qytetet! Njësitë që shkrihen dhe çfarë ndryshon, në fuqi me zgjedhjet vendore
12 qarqet mbeten ato që ishin, me të vetmin ndryshim; kalimin e Rinasit nga qarku Durrës te Tirana. 378 njësi administrative ndahen në 46 bashki, pasi 15 të vjetra tashmë shkrihen, ndërkohë që risia janë 77 qytetet, një nivel i ri i qeverisjes vendore. Skeda ju njeh me hartën e re territoritoriale të vendit, që hyn në fuqi me zgjedhjet e ardhshme vendore.
-
VIDEO
Miratimi i Territoriales/ Berisha: Betejë ligjore, s’do lejojmë asgjësimin e 15 bashkive! Deputetët e PS votuan të marrë peng nga Rama
Opozita thotë se do ta kundërshtojë edhe në rrugë ligjore miratimin e reformës territoriale me votat e mazhorancës, Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se socialistët votuan në presion nga kryeministri Rama, ndërsa aleatja e tij, Partia e Lirisë, zgjidhjen e sheh në shesh me protesta.
-
VIDEO
Votimi mes kaosit i ‘Territoriales’, Balla: Kush mendon se me gurë, vezë e bidona uji do të pengojë PS-në të realizojë reformat, i ka bërë llogaritë gabim
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend, kur po votohej projektligji i PS për Reformën Territoriale.
-
VIDEO
Braçe pas miratimit të reformës territoriale: Jam kundër, do ta sqaroj nesër
Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend.
-
VIDEO
‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota pro, opozita bllokon fotoren dhe sulmon me shishe uji e sende të forta Ramën! ‘Buçasin’ boritë
Me 85 vota pro, është miratuar reforma territoriale në Kuvend, pas 15 orëve debat. Në kundërshtim, opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa Klevis Balliu i bie vazhdimisht një borieje.
-
VIDEO
Pritet votimi i draftit të PS, Rama vjen në Kuvend
Kryeministri Rama vjen në Kuvend, ku pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale që i tkurr numrin e bashkive nga 61 në 46.
-
VIDEO
Pr.ligji për Fondin Kombëtar të Mjedisit, Zhupa ‘i freskon’ kujtesën Jaupajt: Shfuqizo ligjin për zonat e mbrojtura, pastaj fol për BE! Model klientelist
Pas prezantimit të pr.ligjit për ngritjen e një Fondi Kombëtar të Mjedisit, nga Sofjan Jaupaj, deputetja Ina Zhupa ironizoi se vetëm në raste të tilla e shohin ministrin në seancën plenare. Zhupa kundërshtoi deklaratat e Jaupajt se pr.ligji është në përputhje me direktivat europiane pasi BE ka kërkuar së pari shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
-
VIDEO
'E hëngre turpin me bukë'- Ndryshoi qëndrim për 'Territorialen', Berisha përplaset me Sinajn në Kuvend: Sali, të kam ruajtur për shkak të moshës, s'kam folur për të zezat që i ke bërë Vlorës
Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Vullnet Sinaj, u përfshinë në debate të ashpra në Kuvend, pasi ky i fundit ndryshoi qëndrim për Reformën Territoriale.