-
VIDEO
Sot Konferenca e 10-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave! Zbardhet axhenda! Rama: Hap drejt Unionit
Kapitulli 20 që Shqipëria pritet të mbyllë sot lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
-
VIDEO
Investimi në Zvërnec/ Xhemalaj: Do ndikojë në rritjen e kostove për banorët e zonës! Muçi: Kushner do detyrohet të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Artur Shehun
Deputeti Redi Muçi tha se kryeministri Edi Rama kishte dhënë leje edhe për ndërtimin e tre resorteve të tjera në Zvërnec, në tokat e kontestuara të Artur Shehut. Ndërsa aktivisti Xhemalaj theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një turizëm elitar të niveleve të tilla ku të ndërtohen mijëra njësi banimi, por për një turizëm familjar, që sipas tij do u vinte në ndihmë banorëve të zonës.
-
VIDEO
Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi, ministri i Jashtëm izraelit takime me Hoxhën e Peleshin në Tiranë: Miqësia jonë është farkëtuar në histori
Marrëveshje e re bashkëpunimi, deklarata për Iranin, sigurinë, investimet dhe turizmin, por edhe vlerësime për kryeministrin Edi Rama. Këto ishin mesazhet kryesore të vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar,
-
VIDEO
Balla dhe ministri izraelit Sa’ar homazhe te Memoriali i Holokaustit në Tiranë: Mirënjohje familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë
Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilluan sot homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në nderim të kujtimit të viktimave të Holokaustit.
Përmes këtij akti përkujtimor, Balla dhe Sa’ar nderuan kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave të humanizmit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohje për të gjitha familjet shqiptare që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan, mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë nga përndjekja naziste.
-
VIDEO
'Faleminderit Shqipërisë për qëndrimin kundër Iranit', ministri izraelit në Tiranë: Miqësia jonë është farkëtuar në histori
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Izraelit dhe qëndrimin e saj kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit.
-
VIDEO
'Edi Rama është një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botë", ministri izraelit nga Tirana: Ka një busull morale të palëkundur
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
-
VIDEO
'Po avancojmë me Muzeun e Besës në Tiranë dhe Muzeun Hebraik në Vlorë", Hoxha: Do të ruajnë historinë e shpëtimit të hebrenjve
Shqipëria po avancon me dy projekte që synojnë të ruajnë dhe promovojnë historinë e marrëdhënieve me popullin hebre. Lajmin e bëri të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun izraelit, Gideon Sa’ar.
-
VIDEO
Berisha: Bardhi e Balliu u përjashtuan nga Kuvendi pa asnjë bazë ligjore me urdhër të Ramës, është armik i parlamentarizmit
Sali Berisha thotë se dy deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu u përjahstuan me nga 60 ditë nga punimet e Kuvendit me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës në selinë blu, ai tha se Bardhi e Balliu u përjashtuan pa asnjë bazë ligjore, ndërsa kryeministrin Edi Rama e quajti armik të egër të parlamentarizmit.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2027, Berisha: S’pranojmë numërimin elektronik, është i manipuluar! KQZ: Partitë e tjera dakord, vijojmë vlerësimin
Partia Demokratike nuk është dakord që numërimi dhe votimi elektronik në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm të shtrihet në disa bashki, apo në të gjithë territorin e vendit. KQZ tha se të partitë e tjera ishin dakord për zgjerimin e votës elektronike dhe po vlerëson mendimet e tyre për votimin elektronik në zgjedhjet 2027.
-
VIDEO
Hoxha me homologun izraelit: Po rritet interesi i investitorëve izraelitë për Shqipërinë, turizmi është kthyer në një urë mes dy vendeve
Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Izraelin, ndërsa interesi i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për vendin është në rritje. Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë konferencës së përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar.
-
VIDEO
Shishe uji e vezë drejt Ramës, 'Etika' përjashton me 60 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun! PD: Me urdhër të kryeministrit, e ankimojmë! 2 deputetët 2 muaj pa paga
PD kundërshton përjashtimin me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, duke argumentuar se në seancë nuk janë përdorur lëndë piroteknike dhe se ndëshkimi duhet të jetë vetëm 10 ditë. Deri në vendimin e Byrosë së Kuvendit, dy deputetët mund të marrin pjesë në seanca. Nëse masa lihet në fuqi, për 60 ditë do të përjashtohen nga punimet e Kuvendit dhe nuk do të marrin paga.
-
VIDEO
Marta Kos kundër ndryshimeve të ligjit për Specialen në Hagë: Kosova po shkel detyrimet ndaj BE-së, e papranueshme
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka kritikuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke deklaruar se ato bien ndesh me detyrimet që Kosova ka ndaj Bashkimit Europian. Në një deklaratë për mediat, Kos theksoi se respektimi i shtetit të së drejtës është një kusht themelor në procesin e integrimit europian.