-
VIDEO
Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin
Shqipëria pritet të formalizojë më 13 tetor në Luksemburg mbylljen e Kapitullit 20. Marta Kos njoftoi katër konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.
-
VIDEO
Komunikimi i institucioneve me qytetarët, mes 245 aplikantëve rrjeti MIA përzgjedh kandidatët më të mirë! Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi!
Nisma e qeverisë për të përmirësuar komunikimin e institucioneve me qytetarët ka marrë 245 aplikime dhe ka përfunduar fazën e intervistave.
-
VIDEO
Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: 10 vite më parë dukeshin si vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re
Rama shtoi se 'Shqipëria tjetër' është ndërtuar me mund, pavarësisht protestave në bulevardin e kryeministrisë që thonë të kundërtën.
-
VIDEO
Larg rrjeteve sociale, i ftuari ia bën me ‘zili’ Ramës: Është ëndrra ime kur të largohem nga detyra!
Gjatë bisedës me të ftuarit në podcast-in “Flasim”, ku njëri prej tyre tha se u qëndron larg rrjeteve sociale, kryeministri Rama nuk e fshehu ‘zilinë.’ Shefi i qeverisë shprehu edhe një prej ëndrrave të tij në momentin kur do të largohet nga detyra.
-
VIDEO
SHBA e shmang, Berisha-ambasadorit Wendt: Mos e vizitoni SPAK, është armik i pluralizmit! SHISH? Rama përgjoi opozitën dhe rivalët në PS
Shmangies nga zyrtarët amerikanë, Sali Berisha iu përgjigj duke sulmuar Spak-un, që e cilësoi armik të pluralizimit politik në Shqipëri. Referuar çështjes së SHISH, kreu i PD-së akuzoi ish-drejtoreshën në arrest Vlora Hyseni, se ka përgjuar jo vetëm opozitën por edhe kundërshtarë politikë të Edi Ramës brenda PS.
-
VIDEO
Bojkoti në GJKKO, Blushi: Kuvendi e KLGJ ndërhyrje urgjente! Zgjidhni konfliktet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
-
VIDEO
Wendt shmangu takimin me të, por Berisha i jep 'këshilla' dhe sulmon SPAK: Shkoni për ta inkurajuar, por është armik i pluralizmit
Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt e ka shmangur Sali Berishën nga çdo takim, por kreu i PD nuk i shpëtoi dot një pyetje nga qytetarët për misionin e diplomatit në vendin tonë. Berisha u pyet për vizitat që Wendt ka zhvilluar në SPAK me drejtuesin Klodian Braho dhe kreun e BKH-së, Joni Keta, por edhe kësaj radhe ai rezervoi sulmet për Prokurorinë e Posaçme.
Berisha tha se për Wendt dhe zyrtarët që shkojnë të vizitojnë SPAK ka vetëm një mesazh, që sipas tij Prokuroria e Posaçme është armike e pluralizmit, pasi ka amnistuar krimin elektoral.
-
VIDEO
‘Po i heqin dhëmbët prokurorisë’, Berisha: SPAK dhe KLP heshtin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama kërkon të mbrojë veten
Sali Berisha akuzoi SPAK dhe KLP se po heshtin përballë ndryshimeve të prezantuara në Kodin e Procedurës Penale, që sipas tij synojnë të bllokojnë hetimet e korrupsionit dhe të mbrojnë kryeministrin Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se dispozitat e reja kufizojnë nisjen e hetimeve pa njoftuar personin nën hetim dhe zhvlerësojnë provat e siguruara pa vendim gjykate.
-
VIDEO
Berisha: Rama përdori Vlora Hysenin për të përgjuar opozitën dhe kundërshtarët në PS! SHISH u kthye në strofull kriminelësh
Kreu i PD-së akuzoi Edi Ramën se ka përdorur ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, për përgjime të paligjshme ndaj opozitës dhe kundërshtarëve brenda Partisë Socialiste. Në një bashkëbisedim me qytetarët, ai e quajti antikushtetues vendimin e PS për të rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për arrestimin e Hysenit, e akuzuar nga SPAK se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Berisha tha se SHISH u kthye në një strofull kriminelësh dhe shtojcë të organizatave kriminale.
-
VIDEO
Tabaku akuza qeverisë për pronat: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Tabaku nënvizoi se prona publike ka vlerë edhe si hapësirë për shkolla, sport dhe shërbime komunitare. Kërkesa e saj për qeverinë ishte e qartë: transparencë për pronat, konkurrencë për projektet dhe përgjegjësi për marrëveshjet.
-
VIDEO
Braçe i kërkon Ramës reflektim: Trego që pushtetin nuk e ke personal, e ke shpërdoruar me ministra e drejtorë të padenjë
Deputeti socialist Erion Braçe i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë përgjegjësinë për gabimet e qeverisjes, duke e akuzuar se e ka shpërdoruar pushtetin me ministra e drejtorë të padenjë. Braçe thotë se Rama duhet të tregojë që pushtetin nuk e ka personal dhe të jetë i gatshëm t'u transferojë më shumë kompetenca dhe autonomi financiare bashkive.
-
VIDEO
Braçe: Votova pro territoriales që mos të ikja nga PS, kam prishur një plan të poshtër brenda politikës
Deputeti socialist Erion Braçe zbulon se vendosi të votojë pro reformës territoriale për të mos u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar punën si përfaqësues i qytetarëve. Në arsyen e katërt të reagimit të tij, Braçe thotë se ka zgjedhur të qëndrojë, pavarësisht sulmeve dhe linçimeve. Braçe thotë se e di që kam “prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin.”
“E katërta, unë votova që të mos iki, por të qëndroj, të bëj punën dhe gjithkush që e njeh këtë punë e di fort mirë se kjo punë e tillë është, e varur nga vota e shumicës, e rëndë si e tillë, të rrëzon, të thyen, të bën copash aq sa nuk merr dot frymë, por unë e kam pranuar këtë punë e nuk bëj dot pas, e kam të ndaluar të bëj pas. Nuk di në keni parë tjetër që të sulmohet e të qëndrojë, të linçohet e të rrijë përballë, t'i shkojnë atje ku jeton e atje ku punon, po bën punën dhe të dëgjojë e përgjigjet, me kosto shumë të madhe personale e familjare; keni parë? Ndaj vendosa të rri dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin”, shprehet Braçe.