-
VIDEO
Sinaj u tërhoq nga qëndrimi kundër ‘Territoriales’: Respektoj vendimin politik të PS! Duartrokitet nga kolegët! Berisha: U shndërrove në eunuk brenda 3 ditësh
Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka konfirmuar nga foltorja e Kuvendit se do të votojë pro reformës territoriale, e cila parashikon edhe shkrirjen e Bashkisë së Selenicës, ndonëse më herët kishte dalë kundër këtij propozimi. Sinaj tha se qëndrimi i tij mbeti në minorancë gjatë diskutimeve në grupin parlamentar socialist dhe se do të respektojë vendimin politik të PS.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Bardhi në Kuvend: Shtetin e paracaktoni sipas kostumit të Edi Ramës, jeni 84 'Diella' që ju kurdis kryeministri
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa ka kundërshtuar draftin e PS për Reformën Territoriale në Kuvend, ka akuzuar deputetët e PS se 'shtetin e paracaktoni sipas kostumit të Edi Ramës'.
-
VIDEO
Hiqen 2 pika dhe 4 interpelanca nga rendi i ditës, Blushi: Rama sot është këtu! Shpresoj që Braçe të dalë gjallë, s’ka axhendë tjetër veç ‘Territoriales’
Me mbylljen e diskutimeve për ‘Territorialen’ në Kuvend, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës. Kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se arritja e parë e sulmeve me vezë është ardhja e Ramës në Kuvend. Më pas shtoi se shpreson që Erion Braçe, deputeti socialist kundër këtij propozimi të reformës territoriale, “të dalë gjallë” nga ‘pengmarrja.’ Blushi ritheksoi se ‘Territorialja’ është pika më e rëndësishme e rendit të ditës.
-
VIDEO
Territorialja, deputeti Pacaj: Opozita nuk ka qenë bashkëpunuese me ne, e kemi pritur 9 muaj rresht! Kalaja: Ju po grabisni territoret
Deputeti Partisë Socialiste Ermal Pacaj ka deklaruar se opozita nuk ka qenë aspak bashkëpunuese në lidhje me çështjen e reformës territoriale. I ftuar në 'Frontline' Pacaj tha propozimi për 46 bashki nga 61 nuk ka dalë nga PS. Sipas tij kjo gjë ka ardhur nga raportet e bëra nga dëgjesat.
-
VIDEO
Votë pro apo kundër për 'Territorialen'? Braçe për Report Tv: Ka një përpjekje për të hequr logon e PS nga emri im, s'do ia jap askujt këtë kënaqësi! Derën e partisë e kam hapur që në vitin 1991
Pa dhënë shumë sqarime, deputeti Braçe tha se ka një përpjekje shumë të madhe për të hequr logon e PS-së nga emri i tij, por shtoi se nuk do ia jepte askujt atë kënaqësi. Për deputetin socialist, drafti i PS për Reformën Territoriale ka shkelur parimet, që sipas tij, nuk janë zbatuar në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Haxhinasto: Zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar, mazhoranca aplikoi parimin 'asnjë fitore për opozitën'
Deputeti Edmond Haxhinasto ka deklaruar se drafti i PS për Reformën Territoriale është karakterizuar nga arroganca, hipokrizia dhe gënjeshtrat.
-
VIDEO
Territorialja/ Kuvendi pritet të votojë draftin e PS, Rama mbërrin në Kuvend
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, ku pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale që i tkurr numrin e bashkive nga 61 në 46
-
VIDEO
Berisha në Kuvend: Tom Doshi po bën pazare dhe kërcënon deputetët për të votuar për 'Territorialen'! Kur PD të vijë në pushtet, do krijojë shtyllat e turpit ku do vendosë emrat tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar deputetin Tom Doshi se po ushtron presion ndaj deputetëve për të votuar për propozimin e PS për Reformën Territoriale.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Spiropali: Duhet më shumë autonomi vendore, kryebashkiakët s'mund të trajtohen si drejtorë komunale! S'votoj për asnjë përjashtim nga grupi i PS
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është shprehur se bashkitë duhet të kenë më shumë kompetenca dhe kryebashkiakët të mos trajtohen si prefektë apo si drejtorë komunaleje.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Xhixho thirrje deputetëve të PS: Mos e votoni, duhet të kalojë në referendum! Synon zëvendësimin e demokracisë lokale me kontrollin nga pushteti qendror
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kundërshtuar në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale. Sipas Xhixhos, drafti i PS për Territorialen është një projekt që synon të zëvendësojë demokracinë lokale me kontrollin nga pushteti qendror.
-
VIDEO
Berisha-deputetëve të PS në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki, shumë prej tyre me performancë të mirë! Jeni të kapur nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend ka sulmuar deputeten socialiste Olta Xhaçka, duke thënë se gjatë kohës që ajo ka qenë ministre e Mbrojtjes, ka punuar në kontrabandën e drogës.
-
VIDEO
Spahiu: Qeverisja e vjetër me 380 komuna ishte banale dhe totalisht e dështuar në Shqipëri
Reforma territoriale pritet të miratohet sot nga socialistët duke i tkurrur në 46 nga 61, numrin e bashkive të vendit. Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Frontline’, tha se në ndarjen administrative duhet të përmbushen disa parime, përfshirë edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve