-
VIDEO
Ambasadori i BE i dorëzon raportin vjetor të KE për Shqipërinë, Begaj: Vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve
Kreu i Shtetit nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në hapjen grupkapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane dhe parimet themelore të BE-së.
-
VIDEO
Prezantohet projekti ‘OSHEE Charge’, Rama: Brenda 2026, kalojmë edhe në sistemin inteligjent të matësave të energjisë
Kryeministri Rama tha se brenda vitit që vjen do të transformojnë edhe matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent.
-
VIDEO
Paketa fiskale miratohet këtë javë në qeveri, Malaj: Kryesore TVSH-ja në bujqësi dhe ‘Paqja Fiskale’
Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.
“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.
Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.
“Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.
Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.
“Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
-
VIDEO
Diskutohet pr.buxheti/ PD bojkoton komisionet, Bardhi mbledh grupin: Reagim për mbylljen e Kuvendit pa diskutime
Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh deputetëve që asnjëri prej tyre nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve, derisa Grupi i PD të dalë me një vendim. Mbledhja e grupit do të zhvillohet sot në orën 12:30.
-
VIDEO
Balla: Integrimi europian është rruga strategjike e Shqipërisë dhe projekti më i madh kombëtar i këtij brezi
Balla falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për kontributin në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve shqiptarë.
-
VIDEO
400 mijë përfitues nga skema e kompensimit të barnave, Malaj: 1.5 mld lekë fondi për medikamentet onkologjike
Buxheti për Shëndetësinë në vitin e ardhshëm planifikohet në 81.2 miliardë lekë me rritje në raport me vitin aktual ku buxheti është rreth 80,2 miliardë lekë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se pjesë e buxhetit për herë të parë është edhe kompensimi i barnave onkologjike, përveç skemës së rimbursimit të medikamenteve me vlerë 13.5 miliardë lekë nga e cila do të përfitojnë 400 mijë qytetarë.
“Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë për vitin 2026, planifikohen të jenë në masën 81.2 miliardë lekë ose rreth 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Me projektbuxhetin 2026 do të financohet me prioritet disa politika. Trajtimi me recetë përmirësimit të barnave për rreth 400.000 pacientë. Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rikuperimin e barnave onkologjikë në shërbimin parësor dhe sigurimin e tyre në gjithë sistemin spitalor. I paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike, jo publike, përfshirë këtu paketën e re për trajtimin e trompekominës si dhe rikonstruksioni i një sërë spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore”, tha Malaj.
-
VIDEO
100 mln euro për rritjen e pagave të punonjësve të administratës! Për herë të parë edhe indeksim rrogash me normën e inflacionit
Gati 100 milionë euro janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Komisionin e Ekonomisë se do të jenë 144 mijë punonjës që do të përfitojnë.
-
VIDEO
Nis maratona e shqyrtimit të buxhetit 2026 pa prezencë të opozitës, Malaj te Komisioni i Ekonomisë: Kryefjalë është reforma e pensioneve, do zbatohet nga janari
Ministri i Financave Petrit Malaj po prezanton në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm që sipas tij ka si kryefjalë pensionet.
-
VIDEO
Fitues...por jashtë parashikimeve! A e fituan kandidatët socialistë ‘bastin’ që vendosën para Ramës?
Para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kandidatët socialistë kishin bërë parashikimin e tyre për rezultatin e zgjedhjeve gjatë podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Vlora do drejtohet nga një grua, Mersini: Fitoren ia dedikoj PS! Çuçi: Pjesëmarrja e ulët? Nuk kishte kundërshtarë të fortë
Brunilda Mersini, e cila do të drejtojë Vlorën pasi fitoi me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, po ashtu nga radhët e demokratëve, por që nuk pati mbështetjen e partisë së tij. Mersini, e pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore. Ajo shtoi se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj Vlorës, qytetarëve dhe nevojave të tyre.
-
VIDEO
Altin Bojni pas fitores në Mat: Falenderoj banorët për besimin dhe mbështetjen, përgjegjësi e madhe
Socialisti Altin Bojni triumfoi në Mat kundrejt dy rivalëve të pavarur, Eduart Brahilika që u mbështet nga opozita dhe tjetrës që ishte brenda radhëve të partisë së tij, Suzana Pasha. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se mbështetja e qytetarëve matjanë është një përgjegjësi e madhe.
“Dua të falenderoj të gjithë banorët e bashkisë mat për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë. Që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja jonë të vazhdojë përpara që bashkia jonë të ketë zhvillim sa më të mirë.”, tha Bojni.
-
VIDEO
VLORË/ Mbyllet numërimi, Mersini e PS fitore të thellë me 78% të votave, 'gara' e vetme mes dy demokratëve
Vlora, bashkia më e rëndësishme e zgjedhjeve të pjesshme është fituar thellë nga Partia Socialiste. Kandidatja Burnilda Mersini ka marrë 15672 vota, ose 78.44%.
Dy kandidatët e tjerë opozitarë rivalizuan njëri-tjetrin. I pari i pavarur por i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota ka marrë 11.68% të votave (2333 vota), ndërsa për kandidatin e pavarur Gjergji Nika rezultojnë 1975 vota (ose rreth 9.88%).