-
VIDEO
U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur! Bëra gabime gjatë fushatës
Gabriel Guma, kandidati i pavarur që u mbështet nga opozita mori vetëm 928 vota kundrejt 3261 që mori socialisti Gramoz Sako. Në një prononcim për mediat, Guma tha se nuk e cilëson si një humbje, duke shtuar se politika për të sapo ka nisur.
“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.", tha ai.
-
VIDEO
MAT/ Përfundon numërimi, fiton kandidati socialist me 7 425 vota! I pavaruri i opozitës 3318 vota
Edhe në bashkinë e Matit ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Altin Bojni ka fituar me 7425 vota, kundrejt rivalit të tij, kandidatit të pavarur Eduart Brahilika me 3318 vota. Ndërsa kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota.
-
VIDEO
BERAT/ PS fitore të thellë me 83%, kandidati i mbështetur nga PD merr vetëm 17% të votave
Partia Socialiste ka marrë fitore të thellë edhe në bashkinë e Beratit. Kandidati i PS, Ervin Ceca ka fituar me 83.35% të votave, ose 13050 vota. Një diferencë shumë e thellë krahasuar me vetëm 2607 votat (16.65%) që ka fituar Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD.
-
VIDEO
TEPELENË/ Sako i PS fiton me 77% të votave, i pavaruri i Berishës merr vetëm 22%! Për herë të parë testohet numërimi me Inteligjencë Artificiale
Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Tepelenës. Rezultatet përfundimtare të KQZ tregojnë se PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota.
Nga ana tjetër, 26-vjecari Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, ka marrë 928 vota ose 22.15%.
Për herë të parë në Bashkinë e Tepelenës u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual.
-
VIDEO
Fitoi bindshëm në Tepelenë, socialisti Gramoz Sako: Fushata ishte e shkurtër, por model! Do jem në shërbim të qytetarëve
Socialisti Gramoz Sako, i cili fitoi Tepelenën me një diferencë të thellë kundrejt kandidatit të pavarur Gabriel Guma që u mbështet nga opozita, falenderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë. Ai tha se fushata ishte e shkurtër, por ishte model duke shtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Pas një fushate të shkurtër, model që u pa edhe nga ju në një oë me reshje por qytetarët e shprehën vullnetin e tyre. Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës, PS që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai. -
VIDEO
Zgjedhjet/ PS fitore të thellë në Vlorë, Berat, Cërrik e Tepelenë! PD e fshehur pas të pavarurve pëson sërish disfatë! Numërohet vetëm Mati
Rezultati përfundimtar në 4 bashki është publikuar, me kandidatët socialistë që kanë marrë fitore me diferencë të thellë përballë kandidatëve të pavarur që u mbështetën nga PD. Në Mat ku vijon numërimi kryeson PS. PD pëson tkurrje të madhe në këto 5 bashki, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.
-
VIDEO
Vijon procesi i votimit
Po vijon numërimi në të pesta bashkitë. Rezultatet e para tregojnë se socialistët kryesojnë bindshëm. Në Tepelenë për herë të parë po aplikohet edhe testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale. Por, krahas këtij procesi, numërimi vijon manualisht.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja me bojkotin sot, hodhën në erë 150000 vota, 150 ditë pas zgjedhjeve
Në një lidhje Skype për Report Tv, Spahiu tha se zhgënjimi më i madh është nga partitë e reja, të cilave duket se u firpo elektorati brenda 5 muajve nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
-
VIDEO
Gjergj Nika për Report TV: Vlora nuk qeveriset me 7% të votave, qytetarët refuzuan PS e PD! Bashkimi i opozitës do të sillte fitore
Kandidati i pavarur Gjergj Nika, pas mbylljes së procesit të votimit, u shpreh me tone kritike ndaj të dy forcave kryesore politike në Vlorë.
-
VIDEO
Softa: Në vitin 2027, do të hyjmë në zgjedhje me profesionistët e lirë! Është përgatitur një grup, do garojnë për kryetarë e këshilla bashkiakë
Softa bëri me dije në vitin 2027, një grup profesionistësh do të bëhen bashkë për të hyrë në zgjedhjet lokale. Softa theksoi se nuk bëhet fjalë për një parti, por për një grup, të cilët do të garojnë për kryetarë dhe këshilla bashkiakë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës! Do aplikohet edhe Inteligjenca Artificiale
Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Katër bashkitë e tjera pritet të nisin së shpejti.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Aleksandër Çipa për Report Tv: Berisha përdori të pavarurit për të mos i njohur! Mospjesëmarrja, protestë e heshtur
Çipa tha se qytetarët kanë humbur besimin tek partitë politike, gjë e cila u tregua sipas tij nga mospjesëmarrja në votim. Ai theksoi se mospjesëmarrja në votim është një protestë e heshtur.