-
VIDEO
Celibashi përgënjeshtron deputeten e PD: Lokalet në Mat nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor
Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata ka pretenduar se disa lokale të hapura rreth një qendre votimi në Mat funksionon në favor të Partisë Socialiste me qëllim ndërhyrjen në procesin zgjedhor dhe intimidimin e qytetarëve pë të votuar kandidatin e tyre.
Në konferencë për shtyp, Celibashi përgënjështroi pretendimet duke thënë se janë bërë verifikimet përkatëse dhe se ato lokale nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe kjo i është komunikuar dhe palët që ngriti pretendimet.
“Kemi komunikuar me Policinë e Shtetit për të verifikuar dokumentacionin që disponon çdo individi që pretendon se është i angazhuar në procesin zgjedhor, përveç 1 apo 2 rasteve nuk ka rezulton tjetër problematikë. Nuk kemi për momentin raportime të tilla. Kemi një diskutim në Mat për disa lokale që janë hapur afër një qendër votimi, por ato janë bare normale dhe nuk kanë lidhje me parti politike, e kemi sqaruar dhe me partitë politike që e kanë ngritur si shqetësim”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Thyerja e heshtjes zgjedhore, Celibashi: Ligji e parashikon qartë që është e ndaluar!
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigjen e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë, tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë qasjen për kategoritë e politikanëve që e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje elektorale ditën e votimit.
Celibashi tha se për marrjen e masave, KQZ do të shohë në vijim se sesi do të veprojë.
“Është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor saqë nuk ka nevojë përsa i përket kategorive të politikanë ve që në ditën e votimit, e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime, por jo për mbështetje të kandidatëve. Se çfarë do të bëjë KQZ do të shikojmë. Shpresojmë që kjo risjellë në vëmendje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi.
Ishte Pavlo Shkarpa kandidat i pavarur i Beratit dhe Donis Sota, gjithashtu kandidat i pavarur në Vlorë, të cilët pasi votuan, për kamerat thanë se kanë programin më të mirë elektoralë. Heshtjen zgjedhore e theu edhe deputeti i PS, Taulant Balla.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme, Mazniku thirrje qytetarëve: Dilni dhe shprehni vullnetin për zhvillimin e Cërrikut
Deputeti i PS, Arbjan Mazniku u ka bërë thirrje qytetarëve të Cërrikut që të dalin të votojnë për kryetarin e bashkisë. Maziku tha se procesi është zhvilluar pa probleme.
“Jemi duke kaluar ditë të mirë për Cërrikun, ka pasur një votim që është i kënaqshëm. Ditë e qetë ditë e mirë për demokracinë shqiptare, njerëzit ti ftojmë të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Cërrikut. Ftojmë qytetarët që me gjithë qetësinë që kemi treguar gjatë kësaj dite, të vijojnë të votojnë”, tha Mazniku.
Sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e ulët, por jemi tek shifrat e zgjedhjeve të kaluara vendore më 2023-shin.
“Pak problematika, gjërat kanë shkuar qetë, çdo gjë është në rrugë të mbarë. Ne jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet vendore tipikisht ka një rënie të vogël krahasuar me zgjedhjet kombëtare. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha Mazniku.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve se përse kanë ndërruar listat e zgjedhësve, Mazniku iu përgjigj duke thënë se janë shtuar emrat e emigrantëve, të cilët më 11 maj ishin hequr pasi u realizua për herë të parë vota e diasporës.
“U hoqën votuesit që u regjistruan jashtë, ata rivendosen më listë në këto zgjedhje. Listat që keni parë më 11 maj kanë qenë lista pa emigrantët, ata rivendosen në listë”, theksoi Mazniku.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Dashnor Sula për Report Tv: Nuk do sjellin asnjë risi, PD të ishte me logon e saj në garë! PS e avantazhuar
Sula theksoi se Partia Demokratike duhet që të ishte me logon e saj pjesë e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, Partia Socialiste është më e avatazhuar për të siguruar fitoren në këto bashki.
-
VIDEO
Zgjedhje pa fushatë e atmosferë, heshtje në selitë e PD dhe PS
Në selinë rozë në Tiranë, situata është krejtësisht e qetë dhe nuk i ngjason një klime zgjedhore. Edhe në selinë e Partisë Demokratike situata është e njëjtë.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim, pa të shtunë e pa të dielë
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultati të hënë në drekë, numërimi do transmetohet live! Ja si do funksionojë procesi me IA në Tepelenë
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor tha se s’janë raportuar problematika. Në të gjithat Qendrat e Votimit po aplikohet identifikimi elektronik dhe nuk ka asnjë problematikë.
-
VIDEO
Celibashi shpjegon: Ja si do të funksionojë numërimi i votave në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, që aplikohet për herë të parë.
“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Kur publikohet rezultati i zgjedhjeve për 5 bashkitë? Celibashi: Procesi përfundon të hënën në drekë
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme do të përfundojë të hënën në drekë.
“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, thotë Celibashi.
-
VIDEO
Persona të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit? Celibashi: E ndaluar në mënyrë kategorike, do adresojmë çdo problematike
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët për denoncimin e deputetes demokratike se persona të paautorizuar po intimdiojnë zgjedhësit në Mat. Celibashi tha se kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe do të interesohen për rastin. Celibashi tha se do adresojnë çdo problematikë qoftë edhe tek organet e ndjekjes
“Tani po bie në dijeni të këtij denoncimi, do ta adresojmë duke komunikuar qoftë edhe me policinë e shtetit. Është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe duhet ti nënshtrohen veprimeve të mëtejshëm ligjore nga KQZ, për të gjithë ata që mbajnë shënim kush voton, e kush hyri, apo më keq koma nëse përpiqen të intimidojnë votuesit në QV. Nuk kemi hezitim për ta bërë këtë”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, deputetja e PD denoncon: Në Mat po intimdohen zgjedhësit
Deputetja demokrate, Denisa Vata në një postim në Facebook pretendon se po votuesit po intimidohen në Mat.
“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Mat, voton kandidati i PS-së Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve
Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re".
“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.
Përballë Bojnit në garë qëndron i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike