• VIDEO

    Zgjedhjet/ Celibashi shpall rezultatin: Brenda 2026, të adresohet Reforma Zgjedhore! Numërimi me AI, sukses! Mund të përdoret edhe në vijim

    Celibashi kërkoi nga palët politike që të përmbyllin sa më shpejt Reformën Zgjedhore. Theksoi se testi i numërimit të votave në Tepelenë rezultoi i suksesshëm. Iu përgjigj edhe pyetjes nëse pjesëmarrja e ulët në votim cenon legjitimitetin e kryetarëve të zgjedhur.

    • VIDEO

      Kosova shpalli rezultatin zgjedhor në kohë rekord, Celibashi: Për aq kohë sa nuk kemi ligj të ri elektoral, këtë përfundim do kemi

      Vendoret e pjesshme në Shqipëri ditën e djeshme u zhvilluan paralelisht me ato në Kosovë. Kosova e mbylli procesin e votimit një orë më vonë, por rezultati përfundimtar për 18 komuna, doli në kohë rekord, krahasuar me 5 bashkitë në Shqipëri që u zhvilluan zgjedhjet.

      Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli nuk ndryshon, që ka vendi i numërimit, apo vetë procesi i numërimit dhe përdorimi apo jo i pajisjeve elektronike, rezultati gjithmonë do të dalë 1 ose 2 ditë me vonesë.

      Ilirjan Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.

      “Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.

      Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.

    • VIDEO

      Sa legjitimë janë kryetarët e zgjedhur? Celibashi: Kufiri i pjesëmarrjes nuk është domosdoshmëri për vlerësimin e zgjedhjeve

      Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe sa legjitimë janë fituesit si kryetarë bashkie. Sipas tij, për të vlerësuar një proces zgjedhor, nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes.

      “ Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik.”, tha ai.

    • VIDEO

      Celibashi: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme

      Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk e ka shmangur mundësinë që të ardhmen inteligjenca artificiale të implementohet në procesin zgjedhor, por pa saktësuar aspektin, përfshirjen apo dhe kohën se kur mund të ndodhë.

      “Ndoshta për të gjithë duhet sqaruar se Ai në rastin e zgjedhjeve, mund  të përdoret për shumë aspekte. Ne e pamë si me dobi pa përdorur për numërim dhe vlerësim të fletëve të votimit. Përdorimi i AI nuk shmang nga pikëpamja teknike komisionerët apo numëruesit de duhet të jetë dikush që i shfaq fletët e votimit përpara kamerës.

      Në kuptim të kohës dhe saktësisë, për gjykimin tonë, do të ishte e udhës që të përdorej në të ardhmen. Nëse përdorim pajisje elektronike të numërimit dhe vlerësimit, këtë proces e kryen vetë pajisja përkatëse. Për sa kohë që AI po përdoret në shumë aspekte të jetës globale, nuk ka asnjë arsye pse dhe në proceset zgjedhore të mos përdoret. Pastaj në cilin moment apo aspekt do të diskutohet. E bëmë këtë test, as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika t të 3-tëve. E ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi. S’ka asnjë arsye që të kishim droje për të hezituar për ta testuar përdorimin e AI. Tej qasjeve sarkastike të dikujt, ne vlerësojmë që do t’ia vlejë në të ardhmen”, tha Celibahsi.

    • VIDEO

      Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Taulanti është njeriu më i keqpërdorur

      Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr urdhrin nga Rama. Berisha tha se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.

      “Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha.

    • VIDEO

      PD bojkoton komisionet, Berisha në mbledhjen e grupit: PS kërkon të na asgjësojë, nuk lejon debatin në Kuvend

      Partia Demokratike përshkallëzoi aksionin e saj duke bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare në të cilat do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2026.

      • VIDEO

        Bojkoti i opozitës, deputeti Korreshi: Unë propozoj të ngujohemi në zyrën e Niko Peleshit derisa të respektohet Kuvendi

        Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka propozuar që deputetët e opozitës të ngujohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, derisa ky i fundit të respektonte parlamentin dhe t’i jepte deputetëve të drejtën e fjalës.

        “Unë e kam thënë mendimin shumë mbledhje më parë, që prej seancës  së parë të palemantetit që shoku Peleshi nuk na lejoji të mbanim fjalën e parë, ne duhet të kishim të shkuar të zyra e tij dhe të ngujoheshim në parlament derisa të na jepej e drejta e fjalës. Për mua ka disa teori, por në gjykimin tim unë kam qenë që ne të shkonim tek zoti Peleshi dhe të respektonte Kuvendin e Shqipërisë.

        Kjo nuk ka lidhje me disfatën e opozitës. Ne kemi lozur me një portë. Kjo ishte lojë me një portë”, tha Korreshi.

      • VIDEO

        Deputetë demokratë shkojnë në selinë e PD për mbledhjen e thirrur nga Bardhi, Kaso: Kush tha që ka bojkot?

        Deputetët demokratë kanë folur për gazetarët teksa shkuan në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi. Ivi Kaso kur u pyet për mundësinë e një bojkoti të të gjitha komisioneve parlamentare, siç bënë edhe sot. Ai tha se për momentin nuk ka asnjë bojkot.

        “ Ku e keni dëgjuar bojkot ose komisione parlamentare? Për momentin nuk ka asnjë biojkot, por përgatitje për mbledhje të rëndësishme të grupit parlamentar. “, tha Kaso.

        Bledion Nallbati iu shmang pyetjes teksa tha: “Bëhuni pak të duruar. Me qetësi” .

        As Luçiano Boçi e Jozefina Topalli nuk folën për gazetarët.

      • VIDEO

        Sulmi i Berishës/ Balla ia 'thotë në sy' Gonzatos: Ligji për barazinë gjinore u përdor si top për të goditur tjetrin, ne s’i bëjmë ligjet se na i kërkoni ju

        Ligji për barazinë gjinore u kthye sërish në temë diskutimi në një tryezë më të rinjtë në Shkollën e Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

        • VIDEO

          Rama: OSHEE duhet të jetë aktor kryesor në rregullimin e tregut të automjeteve elektrike! Të ndjekë politika 'agresive'

          Kryeministri Edi Rama tha se inovacioni i fundit i OSHEE Charger do të nxisë edhe më shumë blerjen e automjeteve elektrike në vend. Në aktivitetin për prezantimin e këtij projekti, kreu i qeverisë tha se OSHEE duhet të futet si “aktor” në këtë treg, për të nxitur rregullimin

           
        • VIDEO

          Rama: Brenda mandatit të 4-t shpallim pavarësinë energjetike! Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

          Në prezantimin e projektit ‘OSHEE Charge’, kryeministri Rama foli dhe njëherë për pavarësinë energjitike të Shqipërisë. Edi Rama tha se brenda këtij mandati 4-vjeçar, vendi do të shpallë pavarësinë energjitike, duke mos pasur nevojë për import nga vendet e tjera.

          Ndër të tjera, kryeministri deklaroi dhe rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së. Një indeksim prej 6.1% do të përfitojnë 6800 punonjësit e kompanisë, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 1250 lekë në muaj.

        • VIDEO

          Rama: Brenda mandatit, shpallim pavarësinë energjitike! Nga 2026, matësa inteligjentë të energjisë! Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

          Kryeministri Rama tha se brenda vitit që vjen do të transformojnë edhe matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv