-
VIDEO
Territorialja/ Bozdo: Rama do t'i fshijë 15 bashki, pastaj na fton të diskutojmë për kompetencat! Harta nuk ndahet si byreku në tavolinë
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo kundërshtoi në Kuvend draftin e socialistëve për reformën territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po vendos për shkrirjen e 15 bashkive pa diskutuar më parë për financat, decentralizimin dhe autonominë vendore.
-
VIDEO
Protesta e PD, Korreshi: Perimetër kafshërie, njerëzit janë sulmuar me spray me piper
Nga protesta e PD pranë Xhamisë së Namazgjasë, Saimir Korreshi tha se kordoni i sigurisë i vendosur nga policia është “perimetër kafshërie.” Ai i akuzon për sulme ndaj protestuesve, ndërsa ironizoi edhe kryepolicin Skënder Hita.
-
VIDEO
Protesta e PD, Xhaferri: Është spostuar në drejtime të ndryshme! Akuza policisë: Jemi dhunuar! Thirrje deputetëve: Mos votoni ‘Territorialen’
Besart Xhaferri, drejtuesi i Forumit Rinor të PD, tha nga protesta e lokalizuar te Xhamia e Namazgjasë se qytetarët e vetë ai janë dhunuar nga policia. Ai pranoi se protesta kombëtare që thirri Sali Berisha përpara parlamentit, është “e spostuar në drejtime të ndryshme.” Në fakt, bëhet fjalë për një grup qytetarësh para parlamentit dhe rreth 100 të tjerë te Xhamia që janë militantë të Berishës.
-
VIDEO
Protesta e PD, shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper
Këto janë momentet e përplasjes që ndodhën më herët në protestën e PD, pranë Xhamisë së Namazgjasë. Sipas thirrjeve, Klevis Balliu nuk është lejuar nga efektivët që të kalojë. Më pas ai shtyhet me policët, të cilët reagojnë mbrapsht.
Edhe protestuesit shtyjnë gjithashtu, ndërsa më pas efektivët kanë hedhur spray-n me piper. Në këtë moment, të gjithë rendin për t’u larguar.
-
VIDEO
Sali Lushaj në krye të protestuesve të PD, përplaset me policinë
Tensione regjistrohen në protestë, pranë Xhamisë së Namazgjasë. I pranishëm mes protestuesve të PD është edhe Sali Lushaj, i cili po përplaset me policinë.
-
VIDEO
Territorialja/ Spiropali i përgjigjet Bardhit: Nuk shantazhohem, as nga ata që të kërcënuan ty në Fier! I qëndroj platformës sime
Përplasje në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spiropalit gjatë debateve për reformën territoriale. Bardhi i kërkoi Spiropalit të shpjegojë përse nuk dëgjon qytetarët, siç kishte propozuar në platformën e saj me 10 pika. Deputetja socialiste iu përgjigj se i qëndron çdo qëndrimi të shprehur në platformë dhe akuzave se u shantazhuan nga Rama që votojnë pro, iu përgjigje se ajo nuk kërcënohet.
-
VIDEO
Bardh Spahia lë seancën plenare dhe shkon në protestë, përpiqet të çajë kordonin e efektivëve
Bardh Spahia dhe një tjetër zyrtar po përpiqen të çajnë kordonin e efektivëve pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku ndodhen protestuesit e PD. Në Kuvend vijon seanca, por disa deputetë e kanë braktisur për të shkuar pranë protestuesve.
-
VIDEO
Protestuesit e PD tentojnë të kalojnë kordonin, policia u hedh spray me piper
Një tjetër situatë është krijuar në protestë, këtë herë në anën e Xhamisë së Namazgjasë ku ndodhen protestuesit e PD, të cilët janë të paktë në numër. Protestuesit janë shtyrë me efektivët dhe këta të fundit kanë hedhur spray me piper.
-
VIDEO
Territorialja/ Ina Zhupa sfidon Vullnet Sinajn: A ke vullnet të tregohesh burrë nga Vlora dhe të mos lejosh shkrirjen e Selenicës?
Deputetja demokrate Ina Zhupa i kërkoi Vullnet Sinajt që të votojë kundër draftit të PS për reformën territoriale dhe ti qëndrojë deklaratave të tij kundër shkrirjes së bashkisë së Selenicës.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për heqjen e Territoriales nga rendi i ditës! Blushi: Me çfarë i kërcënoi Rama deputetët? Turpi do t'i mbulojë ata që votojnë pro
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar deputetët socialistë për të votuar pro draftit draftit që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për heqjen e Territoriales nga rendi i ditës! Blushi: Me çfarë i kërcënoi Rama deputetët? Turpi do t'i mbulojë ata që votojnë pro
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar deputetët socialistë për të votuar pro draftit draftit që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
-
VIDEO
‘Territorialja’, tensione jashtë Kuvendit! Sali Lushaj udhëheq protestuesit e PD, përplasen me efektivët! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper
Protestuesit e PD janë nisur nga selia dhe ndodhen pranë Xhamisë së Namzgjasë, ndërsa flamingot ndodhen përpara parlamentit. Mes tyre janë edhe banorë të bashkive të tjera që refuzojnë shkrirjen prej ndarjes së re territoriale.