-
VIDEO
Territorialja/ Mazniku i përgjigjet PD: PS s'ka interesa elektorale, kemi fituar 55 nga 61 bashki! Propozimi juaj për 100 bashki dobëson pushtetin vendor
Arbjan Mazniku hodhi poshtë akuzat e opozitës se reforma territoriale bëhet për interesa elektorale të PS-së. Ai deklaroi se socialistët kanë fituar 55 nga 61 bashki dhe se do t'i fitonin sërish edhe pa reformë.
-
VIDEO
Territorialja/ Mazniku: Bashkimi i bashkive sjell më shumë shërbime për qytetarët! Reforma e 2014-s ishte sukses, por duhet të ecim përpara
Ish-bashkëkryetari i PS për territorialen, Arbjan Mazniku mbrojti në Kuvend hartën e re që shkrin 15 bashki, duke argumentuar se bashkimi i bashkive do të përmirësojë shërbimet për qytetarët. Sipas tij, reforma e vitit 2014 ishte e suksesshme, pasi forcoi bashkitë, rriti të ardhurat dhe uli borxhet, por këto rezultate nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
-
VIDEO
Territorialja/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, ruhet identiteti! Qytetet përfaqësohen në bazë të popullsisë në këshillat bashkiakë
Arbjan Mazniku iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit tri shqetësimeve kryesore të qytetarëve për reformën territoriale: largimit të shërbimeve, humbjes së identitetit të qyteteve dhe përfaqësimit në këshillat bashkiakë. Ai garantoi se bashkimi i bashkive nuk do të largojë asnjë shërbim dhe se projektligji për Reformën Territoriale parashikon se do të ketë një përfaqësim proporcional në parlamentet vendore për 77 qytetet që marrin këtë status.
-
VIDEO
Territorialja/ Mazniku ftesë opozitës: Të nisim së bashku punën për kompetencat dhe financat e bashkive!
Arbjan Mazniku i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive, pas ndarjes së re territoriale. Nga foltorja e Kuvendit, Mazniku tha se mungesa e opozitës në mbledhjet e komisionit bëri që të humbiste 41% e kohës së mandatit të tij.
-
VIDEO
Manziku shpjegon si u vendos për shkrirjen e 15 bashkive, i përgjigjet opozitës: Drafti i konsultuar, 121 dëgjesa publike, iu dërgua 61 këshillave bashkiakë
Arbjan Mazniku iu përgjigj akuzave të opozitës se reforma territoriale është hartuar pa konsultim me qytetarët. Ai tha se bashkimi i bashkive është mbështetur në lidhjet historike, kulturore dhe sociale mes komuniteteve. Sipas Maznikut, janë zhvilluar 121 dëgjesa publike, ndërsa projektligji u është dërguar për mendim të 61 këshillave bashkiakë.
-
VIDEO
‘Territorialja’, kryebashkiaku i Memaliajt thirrje nga protesta: Deputetët të mos votojnë reformën shpopulluese
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, që ndodhet mes protestuesve para Kuvendit që janë kundër reformës territoriale, u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë.
-
VIDEO
Bardhi i ndërsehet Peleshit: Kush e futi Gardën brenda që të më pengojë të dal në foltore?
Tensione në Kuvend gjatë seancës plenare ku po diskutohet reforma territoriale. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përplas me kryeparlamentarin Niko Peleshi.
-
VIDEO
Trump distancohet nga LaCivita pas lidhjeve me Dodikun, Balla ironizon Berishën në Kuvend: Ngushëllime për Latifin!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit për Chris LaCivitan, strategun amerikan që drejtoi fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2025, pasi presidenti amerikan Donald Trump u distancua publikisht prej tij për shkak të angazhimit si konsulent në Republikën Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës.
Reagimi i Ballës erdhi pasi Berisha akuzoi mazhorancën për lidhje me Beogradin, duke pretenduar se ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ishte emëruar me rekomandimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç. -
VIDEO
Protesta e PD, shoqërohet një protestues
Policia ka shoqëruar një protestues të PD, grupit që ndodhet te Xhamia e Namazgjasë. Nga pamjet shihen një grup efektivësh që kanë kapur protestuesin, i cili përpiqet të bëjë rezistencë.
-
VIDEO
Përplasje Berisha-Klosi për Territorialen! Socialisti: Do t'i fitojmë të gjitha bashkitë! Kreu i PD: Je skllav i vesit, t’i blen votat bixhozi
Debate në Kuvend mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe deputetit socialist Blendi Klosi gjatë diskutimeve për reformën territoriale. “Çfarëdo që të bëni, nuk do të shpëtoni, jeni të marrë fund”, iu tha Berisha socialistwve por pwrgjigjen e mori nga Blendi Klosi i tha se tw gjitha bashkitw do t’i fitojnw.
-
VIDEO
Territorialja/ Bardhi: Po shkelni ligjin, nuk keni marrë mendimin e qytetarëve! Pse shkrihet Divjaka dhe jo Vau i Dejës? E kërkoi Tom Doshi?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shkel ligjin me reformën territoriale, pasi sipas tij nuk është marrë mendimi i banorëve të bashkive që preken nga ndarja e re. Bardhi kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë së Divjakës, ndërsa ngriti pikëpyetje për mbajtjen e Bashkisë së Vaut të Dejës duke pretenduar se kjo lidhet me interesat politike të Tom Doshit
-
VIDEO
Territorialja/ Bozdo: Rama do t'i fshijë 15 bashki, pastaj na fton të diskutojmë për kompetencat! Harta nuk ndahet si byreku në tavolinë
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo kundërshtoi në Kuvend draftin e socialistëve për reformën territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po vendos për shkrirjen e 15 bashkive pa diskutuar më parë për financat, decentralizimin dhe autonominë vendore.