-
VIDEO
Reforma territoriale, Bardhi-Ballës: Sollët një njeri që njeh kodin mafioz, u kujtoi deputetëve se kanë shumë për të humbur dhe ndryshuan qëndrim
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj Taulant Ballës për reformën territorial. Bardhi tha se bashkitë janë lënë pa kompetenca dhe financime, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion ndaj deputetëve të PS-së në mbledhjen e grupit për të votuar pro draftit.
-
VIDEO
‘Territorialja’, kryetari i Fushë-Arrëzit: Shkrirja e bashkive prek 300 mijë qytetarë! Mbështetet nga kryebashkiaku i Memaliajt e Korreshi
Hilë Curri, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, është mes protestuesve që kundërshtojnë reformën territoriale. Ai thotë se nga 15 bashkitë që do të shkrihen, preken 300 mijë protestues.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Balla: Dakordësinë e morëm nga qytetarët më 11 maj, sot do ta votojmë!
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se socialistët e kanë marrë miratimin e qytetarëve për reformën territoriale në zgjedhjet e 11 majit, pasi ishte pjesë e programit të tyre elektoral. Balla theksoi se drafti do të votohet sot, ndërsa ftoi opozitën të pranojë ngritjen e një komisioni të posaçëm për kompetencat që do t'u transferohen bashkive.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Tedi Blushi: Draft antikombëtar që synon shpopullimin e Shqipërisë, të tërhiqet urgjentisht
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi nga foltorja e Kuvendit tërheqjen e menjëhershme të draftit të PS-së për reformën territoriale. Blushi e cilësoi projektligjin antikombëtar dhe shpopullues, ndërsa tha se vota e çdo deputeti do të përcaktojë nëse ai është patriot apo tradhtar.
-
VIDEO
PD kërkon heqjen e reformës territoriale nga rendi i ditës, Berisha: Të shkojmë në referendum, qytetarët të vendosin
PD-së kërkoi në Kuvend heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale, duke e cilësuar atë armiqësor ndaj qytetarëve. Kreu i PD, Sali Berisha propozoi mbajtjen e një referendumi, në mënyrë që të jenë qytetarët ata që vendosin.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi Vlora Hysenin, Berisha: U emërua me rekomandim të Vuçiçit! Balla: Hetimin ta bëjë SPAK, ndalni sulmet ndaj drejtësisë
Socialistët kanë rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e PD për mocion me debat për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar se ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fjalën e tij, kreu i PD akuzoi se Vlora Hyseni është vënë në krye të SHISH me rekomandim të ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
-
VIDEO
Balliu i kërkon policisë t’u lirojë rrugën protestuesve, thirrje nga turma: O serb, ke mësuar shqip? Arrestoni kriminelin
Klevis Balliu i ka kërkuar efektivëve të largohen dhe të lirojnë rrugën që protestuesit të vijojnë lirisht, pa u penguar punën. Por, disa protestues e etiketojnë “serb” dhe i kërkojnë Balliut të lirojë rrugën. Një tjetër thërret “arrestoni kriminelin.”
-
VIDEO
Protestuesit sjellin pulë, shpendi ‘struket’ pas policëve! Thirrjet: Deputetë frikacakë, keni frikë nga veza
Protestuesit e flamingove kanë lëshuar një pulë në rrugën para parlamentit, e cila është strukur pas efektivëve.
-
VIDEO
Territorialja në Kuvend/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar miratimin, Rama presion të tijëve që ta votojnë! Protesta pa simbole partiake
Pak para nisjes së seancës plenare, kreu i PD Sali Berisha tha se do të bëjnë gjithçka për të ndaluar miratimin e reformës territoriale. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i ushtron presion deputetëve të tij që të votojnë pro. Berisha foli edhe për protestën për të cilën tha se është e qytetarëve dhe se do jetë një protestë pa simbole partiake.
-
VIDEO
I bëri fushatën Berishës dhe tani Dodikut, Trump distancohet nga ‘sherifi’ LaCivita: S’punon për mua, është konsulent i jashtëm! Mund të ndërpres çdo marrëdhënie me të
Chris LaCivita, këshilltari kryesor i Sali berishës dhe PD-së për zgjedhjet e vitit 2025, është vendosur në qendër të një skandali në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat shkruajnë se ai së bashku me një tjetër konsulent kanë ndihmuar pro-rusin Dodik që të fitojë zgjedhjet në Bosnjë. Vetë Presidenti Trump ka paralajmëruar se do ta largojë atë si këshilltar të jashtëm, nëse konstaton konflikt interesi.
-
VIDEO
Operacioni për arrestimin e Agasit/ Meçe: Tregon se Policia jonë nuk qenka e blerë! Avokati: Blutë ruajtën momentin e duhur, edhe Toto Rina është mbajtur për orë të tëra në ndjekje
Avokati Përparim Caca dhe analisti Arben Meçe kanë diskutuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv mbi operacionin për arrestimin e Ergys Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.
-
VIDEO
Operacioni për arrestimin e Agasit/ Karanxha: Gabimi që bëri biznesmeni dhe Shpataraku, ish-polici të mos fliste pa u njohur me provat! Petraj: Më duket si një triller i sajuar bukur
Mëngjesin e 26 gushtit një dron ishte vënë ‘në ndjekje’ të Ergys Agasit, i cili e filmonte dhe fotografonte teksa biznesmeni qëndronte në katin e dytë të njërës prej vilave në një kompleks rezidencial në Shkozet të Durrësit. Ajo do të ishte dita që do të çonte në prangosjen e Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.