• VIDEO

    Ministri Malaj prezanton pr.buxhetin 2026 te Konferenca e Kryetarëve, opozita debate për Paqen Fiskale

    Në Konferencën e Kryetarëve ka nisur mbledhja ku ministri i Financave, Petrit Malaj do të prezantojë pr.buxhetin për vitin 2026.

  • VIDEO

    Progres raporti/ Berisha kundër Gonzatos: Nuk flitet për shkëlqim, shpikje pasionante të disa personave që duan të fshehin të vërtetat

    Për Sali Berishën, progres raporti i BE-së për Shqipërinë nuk flet për progresin e mirë të vendit në negociata. Sipas tij, në raport nuk përmendet askund fjala shkëlqim, edhe pse vetë ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato e përmendi një gjë të tillë. Për kreun e PD-së, raporti i bëri një “radiografi” narkoregjimit të Ramës.

    “Unë e di se ndonjëri mund të thotë, ja ambasadori foli për shkëlqim, të tjerë në komision thanë të njëjtën gjë, unë u garantoj ju se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala shkëlqim, fjala e jashtëzakonshme, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Që të gjitha janë shpikje pasiononte të individëve të caktuar që kërkojnë t’u dezinformojnë ju, t’u fshehin të vërtetat që përmban raporti. Ky është raporti. Nuk thotë askund progres i shkëlqyer. Në asnjë rresht.”, tha Berisha.

    Sipas tij, këto deklarata i ngjajnë atyre që thoshte ish ambasadori i SHBA, Donald Lu ndërsa vendi ishte kanabizuar.

    “Prandaj mos dëgjoni se këto deklarata i shëmbëllejnë deklaratave të Donald Lu që thoshte në kulmin e kanabizimit të vendit se përgëzoj policinë për suksesin në luftën e jashtëzakonshme kundër drogës. Të dalësh dhe t’u thuash shqiptarëve atë që nuk thotë raporti, nuk është kjo ajo që presin shqiptarët. Raporti thotë se demokracia nis me zgjedhjet, siç është e vërteta. Zgjedhjet janë të manipuluara dhe jo të lira. Komisioni thekson: mungesë të fushës së lojës të barabartë.”, tha mes të tjerash Berisha.

  • VIDEO

    Balluku e pandehur nga SPAK/ Berisha: Tenderi për tunelin e Llogarasë është krim i Ramës! Do e largojmë ose do jetë fundi i opozitës

    Për Berishën, këto shkelje janë kryer nga kryeministri Rama. Berisha tha se ose do ta largojnë kryeminstrin nga qeveria, ose do të jetë fundi i opozitës.

  • VIDEO

    Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare

    Edi Rama ka mbledhur në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, krerët socialistë të komisioneve parlamentare dhe Ministrin për Marrëdheniet me Parlamentin, Toni Gogu.

  • VIDEO

    Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Belinda Balluku, por kriteret nuk i plotësonte

    Bardhi sqaron se me urdhër të Ballukut është anuluar gara e parë e hapur për tenderin e tunelit të Llogarasë, për tu rihapur për herë të dytë me fitues të paracaktuar, kompaninë turke.

    • VIDEO

      Integrimi/ Rama: Në kohën e poshtërimit të Shqipërisë, aprovonte Kadiu dhe refuzonte Aliu! I dimë detyrat tona

      Kryeministri Edi Rama theksoi se brenda këtij viti do të përmbyllin të gjitha hapjen e grupkapitujve. Kreu i qeverisë përmendi edhe “periudhën e poshtërimit 3-vjeçare të Shqipërisë”, siç e cilësoi ai, kur ndërsa Komisioni rekomandonte hapjen  e negociatave, ndërsa disa vende e bllokonin.  

      “Do ta mbyllim vitin me të gjithë kapitujt e hapur. Kjo ka ardhur si rezultat i faktit që dua ta risjell në vëmendje. Në vitet e poshtërimit, siç i quaj, kur na jepte Kadiu por na e refuzonte Aliu, dmth kur KE rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të një apo dy tre vendeve s’arrinte dot, ne kemi bërë atë që e kam përsëritur asaj kohe. Jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Dhe për këtë arsye grupi unë negociator ka shkëlqyer në këtë process sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë por ka qenë i mirë stërvitur gjatë epokës tre vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë. Sot ne i dimë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdor AI për këtë process. Dhe falë Diellës ne bëjmë trasnferimin me shpejtësi të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar me të Shqipërisë dhe nga ana tjetër kryejmë me përpikmëri pobjektivat ne kalendarin e përbashkët dhe analizojmë me durim dhe përulësi të gjitha ato që këtu janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar. “, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Mbështes propozimin e Kos! Ka qenë ideja ime, të ulemi si të barabartë në BE edhe pa u anëtarësuar ende

      Kryeministri Edi Rama u pyet se për një deklaratë të bërë nga komisionerja Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen një një periudhë prove, dhe se komisioni po punon për periudha tranzitore dhe mekanizma mbrojtjës. Kryeministri Edi Rama tha se idesë për t'u ulur në tryezën e BE-së ende pa u anëtarëzuar e ka hedhur shumë vite më përpara, dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

    • VIDEO

      Gonzato i dorëzon Ramës progres raportin e BE: Kemi hyrë në fazën vendimtare të negociatave! Kryeministri: Jemi në rrugën e duhur

      Konferenca vjen një ditë pasi BE publikoi progress raportin për Shqipërinë për vitin 2025 ku vlerësonte progresin e shpejtë në negociata, luftën ndaj korrupsionit.

      • VIDEO

        Rama: Qeveria jonë ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë! Nuk ikim nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë të BE-së

        Kryeministri Rama dhe njëherë tregon vendosmërinë e qeverisë së tij për të arritur objektivin përfundimtar, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera ai thotë se qeveria e tij ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë ndërsa shton e PS nuk do të largohet nga pushteti pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.

        “Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë. Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.

      • VIDEO

        Rama: Në progres raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union

        Kryeministri Edi Rama tha se progress raporti thotë një gjë kryesore, që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Unionit. Ai shprehu bindjen se në progress raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarëssimin e Shqipërisë në Union.

        “Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë process që raporti i vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë process me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE. “, tha ai.

      • VIDEO

        Ambasadori i BE-së: Vlerësojmë suksesin e Shqipërisë! Mangësi në zgjedhje, disa vendimet të Kushtetueses nuk janë respektuar

        Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin për vitin 2024-2025 të Shqipërisë për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij, Gonzato veçoi sukseset e mangësitë e Shqipërisë duke e mbyllur në fund me një sygjerim, për vijimin e përmbushjes së reformave duke i kaluar në konsultim publik si dhe në parlament nëpërmjet debatit konstruktiv.

      • VIDEO

        Pensioni privat/ Avni Ponari: 100 mijë shqiptarë janë anëtarësuar në skemë! Paratë s’humbasin kurrë, edhe trashëgohen

        Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa, ishte i ftuar sonte në emisionin "Repolitix" me Denis Mingën në Report Tv, ku foli për pensionin privat.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv