• VIDEO

    Fushata e 11 majit/ Zbulohet fatura e majme për konsulentin amerikan Chris LaCivita të Berishës, burime: PD e pagoi 1 mln euro

    TIRANË- Të paktën 1 milion euro mësohet të ketë shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar shërbimet e konsulentit amerikan, Chris LaCivita. Partia Demokratike nuk e ka dorëzuar ende në KQZ raportin për shpenzimet e fushatës, por gazetarja e Report TV, Danjela Maloku e mësoi shifrën nga burime pranë PD.

  • VIDEO

    Berisha: Gjendja e PD nuk është e mirë! Të marrim përgjegjësitë, jemi të hapur për figurat e reja

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha pranon se gjendja e Partisë Demokratike nuk është ajo që duhet të ishte. Ai vijon të thotë se duhen marrë përsipër përgjegjësitë dhe se duhet për t’i motivuar mbështetësit apo qytetarët, duhet të bëhej me dije hapja e partisë ndaj figurave të reja.

  • VIDEO

    Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Është punë e George Soros që do të shuajë familjen tradicionale! Është i fuqishëm, mos ta nënvlerësojmë

    Kreu i PD-së Sali Berisha, në një komunikim për mediat, komentoi dhe projektligjin e propozuar nga mazhoranca mbi barazinë gjinore në vend.

  • VIDEO

    SPAK e mori si të pandehur, Berisha akuza për Belinda Ballukun: Ka kërcënuar prokurorin e çështjes

    Sali Berisha ka komentuar hetimet e nisura nga SPAK ku e pandehur është marrë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe zv,kryeministrja Belinda Balluku së bahsku m 5 vartës të saj.

    Berisha thotë se pas këtij vendimi, Balluku ka kërcënuar prokurorin e çështjes.

    “Të njëjtën ditë, personi që po të merrje qindra mijëra fjalë të fjalorit tonë, nuk meritonte fjalë tjetër më shumë sesa Lubi. E papërmbajtur, njeriu që pas Ramës ka vjedhur më shumë nga Shqipëria që nga themelimi i shtetit. Lubi Balluku u paraqitur në SKAP, për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte pabarazi në tendera.

    Në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga anturazhi i Lubisë dhe nga vetë ajo që i thotë prokurorit mos më shih me rroba gruaje se i heq këto dhe vesh të burrave. E keni parë ju Belindën me kobure? Kërcënohet nga Rama, cili je ti thotë që guxon t’i prekësh pasaportën zv.ministres së Shqipërisë.

    Të vërtetën e nxori njeriu më i afërt i Ramës, në disa aspekte dhe shefi i tij, Baton Haxhia. Po tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik. U përpoqën të implikonin presidentin e Turqisë. Nuk thotë popullit kot, po nejte me qentë, pleshta do të kesh.

    Zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqëse, dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve se këto dhe ato janë për palloshin e gjatë. Kjo është e vërteta absolute. Janë në sms dhe ën e-mail. Kur del në dokumente, se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballikut në nje resort në Athinë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Veliaj në Kushtetuese, Berisha: E premte e zezë! Si gjyqi i Kadri Hazbiut në diktaturë, krahasoi qeverinë me rebelët e Kolumbisë

    Lidhur me rastin e Erion Veliajt, i cili të premten e kaluar u paraqit në Gjykatën Kushtetuese, Berisha e ka cilësuar si një proces totalitar, duke e krahasuar në gjyqin që diktatori Enver Hoxha i ka bërë Kadri Hazbiut.

    • VIDEO

      Manastirliu: Rilindja urbane 2.0, hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

      Duke folur për vizionin konkret të programit Tirana2030, Manastirliu nënvizoi se projekti Rilindja Urbane 2.0 do të përfshijë më shumë se 1000 hapësira publike në të gjithë qytetin që do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje.

    • VIDEO

      A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ministri: Do shohim ecurinë ekonomike deri në dhjetor 2025

      Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malajn nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoditë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shërndahet në fund të vitit.

      Erion Braçe: Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë  paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?

      Petrit Malaj: Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti.

    • VIDEO

      Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Egjipt: Jeni një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve

      Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Egjiptit përmes bashkëpunimit në fushat e tregtisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe turizmit.

    • VIDEO

      Balla: Të ulemi dhe ta zgjedhim me konsensus Avokatin e Popullit! Parlament me dy dhoma? Rama dha një propozim në Asamble, do i adresojmë te Zgjedhorja

      Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi nga palët që të ulen dhe të zgjedhin me konsensus. Ai tha se ende nuk ka një emër që PS mbështet.

    • VIDEO

      Rama: UBT, perspektivë e re! 20% më shumë studentë pas bashkëpunimit me BOKU-n e Vjenës, ta kthejmë në një universitet rajonal

      Kreu i qeverisë theksoi rritjen e numrit të studentëve në UBT me 20% më shumë këtë vit falë bashkëpunimit me BOKU-n e Vjenës. Ai tha se synimi është që ta kthejnë universitetin në markë ekselence, dhe në një universitet rajonal. 

      • VIDEO

        Bashkëpunimi mes UBT dhe BOKU-n e Vjenës/ Rama batuta me rektorin Sallaku: S'ma merrte mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat

        Kryeministri Edi Rama bëri batuta gjithashtu edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, teksa u shpreh se nuk ia priste mendja që do të lavdëronte kaq shumë sa herë t'i jepej rasti një demokrat. Rama po i referohej bashkëpunimit të suksesshëm për trasnformimin e UBT-së. 

        "Sot Universiteti është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vitne dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë proces reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.", tha Rama. 

      • VIDEO

        Rama batuta për bashkëpunimin me Universitetin BOKU të Vjenës: Kur trokitëm, mund të mendonim se do kërkonim azil politik

        Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, kujtoi edhe vizitën që zhvilloi bashkë me një grup nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, zhvilluan në atë të BOKU-t në Vjenë. Nuk kurseu batutat me ish-rektorin e Universitetit të Vjenës, Hubert Hasenhauer, teksa tha se grupi i shqiptarëve "mund t'u kërkonte edhe azil politik".

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv