-
VIDEO
Rama nderon me Yllin e Medaljes Publike rektorin e Universitetit BOKU të Vjenës: Nxjerr në pah lidhjet mes dy vendeve! S’do ikësh nga kjo botë pa u bërë austriako-shqiptar
Rama e vlerësoi rektorin e Universitetit në Vjenë për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT. Ai tha se ky moment nxjerr në pah lidhjet e forta mes dy vendeve. Nuk kurseu batutat teksa i tha se do të bëhet edhe austriako-shqiptar me marrjen e pasaportës shqiptare.
-
VIDEO
Pr,ligji për barazinë gjinore, Balla: Berisha të japë shpjegime për fyerjet drejt ambasadorit të BE-së! SHBA e shpalli non grata prej këtyre sulmeve
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS do të depozitojë në Komisionin e Etikës që Berisha të japë shpjegime dhe të merren masa për fyerjet që ai ka bërë drejtuar ambasadorëve të vendeve mike si dhe atij të BE-së së fundmi përksa i përket përkatësisë gjinore.
Ndër të tjera, referuar kundërshtimit të projekt-ligjit nga opozita, Balla tha se ligji është hartuar bazuar në ligjin kundër diskriminimit që është miratuar nga vetë Berisha në vitin 2010.
-
VIDEO
Balluku mungon në Kuvend, Zhupa: Ku e keni zv. kryeministren? Kishte rivalitet se kush do t'i vinte epitete më të spikatura Ramës! Shteti i sms-ve
Deputetja e PD, Ina Zhupa teksa shprehu kritika për buxhetin e shtetit, komentoi edhe mungesën e Belinda Ballukut në seancë. Deputetja iu drejtua socialistëve se ku është zëvendës kryeministrja, e cila pak ditë më parë u mor e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.
Me ironi, ajo tha se Balluku u shqetësua nga epitetet e Klevis Balliut pasi ishte në garë se kush do t’i vendoste epitete më të spikatura kryeministrit.
“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë, atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu apo se ndjente rivalite se kush i jepte epitet më të spikatura kryeministrit. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? Pse nuk e keni këtu të bëjë interpelancën me kolegun Balliu. T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto para të buxhetit që doni t’i kaloni pa paketë fiskale vetëm që të vidhni. Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët.”, tha ajo.
Më tutje, ironizoi teksa tha se ky është shteti i sms-ve, referuar bisedave të Ballukut me vartësin e saj Evis Berberi për shpalljen e kompanisë fituese që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.
“Kush do ta marrë si do ta marrë. Anuloje këtë, e fut këtë. Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania kur do t’i bëjë sms e zv. kryeministrit. Kjo është Shqipëria dixhitale, Shqipëria e SMS. Dixhitalizimi qenkan sms. Shqipëria e sms. Ky është shteti i e-maileve nga të kërkuarit dhe i sms-ve nga të arrestuarit.”, shtoi ajo.
-
VIDEO
Mungon në Kuvend, Berisha nxjerr në seancë pankartën kundër Ballukut nën akuzë nga SPAK
Kreu i PD-së, Sali Berisha nxorri në Kuvend një pankartë kundër Belinda Ballukut, e cila nuk është e pranishme në Kuvend. Teksa doli në Foltore për të mbajtur fjalën, ai nxorri edhe pankartën me një foto të Ballukut me kryeministrit Edi Rama. Kjo lëvizje vjen pas marrjes së zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
-
VIDEO
Pr.ligji për barazinë gjinore, Berisha: Duan të zhdukin traditat e familjes! Ambasdori i BE-së nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta personale
Kryedemokrati Sali Berisha, përpara se t’i bashkohej ligjvënësve në sallën e Kuvendit, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kritikuar projekt-ligjin për barazinë gjinore të propozuar nga Partia Socialiste.
Berisha e cilëson këtë ligj një produkt të George Soros, ndërsa thotë se miratimi i këtij ligji do të përmbysë tradicionalen, familjen dhe trashëgiminë. Ndër të tjera, Berisha i është drejtuar dhe ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, duke thënë se ai nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjen e veta personale. Drafti për ligjin e barazisë gjinore pritet të kalojë sot në Kuvend për miratim.
-
VIDEO
Rektori i Universiteti BOKU vlerësohet me Yllin e Mirënjohjes Publike: Dekorata, frymëzim dhe përkushtim për të ardhmen
Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit të BOKU në Austri, pasi u dekorua nga kryeministri Edi Rama me Yllin për Mirënjohje Publike, tha se këtë vlerësim e sheh si një frymëzim dhe përkushtim më të madh për të ardhmen. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kryeministrin Rama.
-
VIDEO
Kuvend, më 11 dhjetor debati për raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit
Më datë 11 dhjetor Kuvendi do të zhvillojë debat për raportin final të OSBE ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Nano
Kuvendi ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
-
VIDEO
Seancë Plenare, 6 Nëntor 2025
Sot pritet që të raportojnë 4 institucione të tjera. Në rend dite do të jetë edhe projektligji shumë i diskutuar për barazinë gjinore, aktet normative për ndryshimet në buxhetin 2025 si dhe ai për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Do të votohet edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ.
-
VIDEO
‘Balluku nxori fituese kompaninë turke’, gazetari: U ngrit akuza sepse mund të parashkruhej vepra penale, vartësit e saj e dinin fituesin e Llogarasë
-
VIDEO
Provat e SPAK për Ballukun/ Karanxha në 'Repolitix': Do ketë tjetër akuzë ndaj saj, vjedhje e hapur! Karaj: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje
Juristi Leonard Karaj, tha se biseda mes Ballukut dhe Berberit është një indicie që do të çojë SPAK tek provat. Ai ka deklaruar se tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje.
-
VIDEO
VKM/ KAYO do të prodhojë armë, mjete e veshje për të gjitha strukturat e sigurisë në vend
Jo vetëm Forcat e Armatosura! Edhe autoritetet e tjera shtetërore të mbrojtjes dhe sigurisë në vend siç mund të jetë policia apo garda do të pajisen me armë, veshje apo mjete të sigurisë vetëm përmes shoqërisë Kayo, apo subjekteve të krijuara prej saj.