-
VIDEO
DOSJA/ Tuneli i Llogarasë, provat e SPAK për Ballukun: Ministrja mbikëqyri çdo hap në të dy garat, 'anuloni urgjent' tenderin e parë, në të dytin favorizoi turqit
Zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK se ka kontrolluar në çdo hap 2 tenderët për tunelin e Llogarasë nga faza përgatitore deri në lidhjen e kontratës me turqit që u shpallën fituese. Ndërsa në tenderin e dytë ajo bën ndërmjetësen mes Berberit dhe turqve, të cilët i takon para firmës mbi kontratë.
-
VIDEO
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Mbledhja nisi në orën 19:00 në selinë rozë dhe janë paraqitur të gjithë deputetët e PS-së. Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, tha se të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe ish-deputët të Tiranës.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve/ Malaj prezanton pr.buxhetin: I rikthejmë dinjitetin pensionistëve, s’ka rritje taksash! Opozita debat: Ku është paketa fiskale?
Rritja ekonomike, konsolidimi fiskal, mirëqenia sociale dhe integrimi janë shtyllat mbi të cilat është hartuar projketbuxheti i vitit 2026. Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit në kuvend detajoi burimet se ku do të mblidhen paratë. Debate pati për shkak se ende në kuvend nuk ka mbërritur ende paketa fiskale.
-
VIDEO
Guvernatori Sejko: Inflacioni bazë u rrit 2.9% në tremujorin e tretë, ndikuar nga rritja e çmimit të qirave! Norma bazë e interesit mbetet 2.5%
Sejko tha se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, ndërsa parametrat kryesor të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit mbeten të konsoliduar.
-
VIDEO
Tiranë/ Theu masën e sigurisë ‘arrest në burg' dhe vodhi një banesë në Vorë, arrestohet 38-vjeçari! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij
Në pranga është vënë personi me inicialet J.S., i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në burg”, për një vjedhje të kryer në muajin korrik, në autostradën “Mamurras–Tiranë”, ku në bashkëpunim me vëllanë e tij, D. S, vodhën pajisje dhe sende në një magazinë.
-
VIDEO
Të dielën 334.539 qytetarë votojnë për kryetarin e bashkisë, zgjedhje pa ‘zhurmë’ në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik e Mat
Kandidatët në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik dhe Mat po e zhvillojnë fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral.
-
VIDEO
Nderoi Shqipërinë në Evropianin e Durrësit, peshëngritësi Kofsha: Po më vonojnë shpërblimet! Gjoza: Carja do fitojë medalje në Lojrat Olimpike
Peshëngritësi Ertjan Kofsha, i cili fitoi 2 medalje në evropianin e të rinjve, thotë për Report Tv se rezultati mund të kishte qenë më i lartë.
-
VIDEO
Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Belinda Balluku! Rama arkitekt i korrupsionit
Bardhi sqaron se me urdhër të Ballukut është anuluar gara e parë e hapur për tenderin e tunelit të Llogarasë, për tu rihapur për herë të dytë me fitues të paracaktuar, kompaninë turke.
-
VIDEO
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld € fatura e pensioneve deri në vitin 2030! Nga janari, paga minimale 500 €
Rroga minimale rritet për 307 850 punonjës. Qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.
-
VIDEO
Progresraporti/ Gonzato: Kemi hyrë në fazë vendimtare për në BE, adresoni bashkërisht reformat! Rama: PS nuk ikën nga qeveria pa u anëtarësuar
Gonzato e vlerësoi raportin si pozitiv ndërsa kërkoi të vijohet puna për detyrat e radhës. Ai kërkoi bashkëpunim mes palëve për të çuar para reformat. Rama shprehu bindjen se në progres raportin e vitit 2027, BE do rekomandojë anëtarësimin.
-
VIDEO
Miratimi i pr.buxhetit të shtetit/ Ministri nuk ka gati paketën fiskale, Bardhi: Respektoni rregulloren, ta shtyjmë për javën tjetër
Kreu i grupit të PD-së, Gamzent Bardhi ka propozuar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit të shtyhet për javën pasardhëse me qëllim që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale. Bardhi e hodhi propozimin nga deklarata e ministrit të financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.
Mazhoranca kërkon që miratimi i buxhetit të kalojë sot, por opozita refuzon referuar dhe rregullores së Kuvendit.
“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend qëkur drejtohej nga Gramoz Ruci ,ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.
Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Pr.buxheti në Kuvend/ Tabaku: Çfarë do miratojmë pa paketën fiskale? Malaj: Do e sjellim javën tjetër, ia kemi dërguar faktorit ndërkombëtar
Në Konferencën e Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se nuk mund të miratojnë kalendarin për diskutimin e pr.buxhetit 2026 pa paketën fiskale, e cila ende nuk është dorëzuar në Kuvend. Ministri Malaj shpjegoi se paketa fiskale do të dorëzohet brenda javës në Kuvend, pasi është ende në konsultim me grupet e interesit dhe se i është dërguar faktorit ndërkombëtar.