-
VIDEO
Kuvend/ Berisha tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë
Një situatë komike është krijuar në parlament para pak minutash.
Berisha është përpjekur të vendosë një foto të kryeministrit Rama me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.
Si për të treguar se sa peshë kanë akuzat, ministri Gogu e rrëzon foton me një të fryrë të lehtë.
-
VIDEO
‘Ku e ke çantën Louis Vitton'/ Berisha shkrin gazit deputetët socialistë, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali, copa jote kushton 2 mijë euro pa hak pune
Deputeti socialist, sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak pune.’
-
VIDEO
Berisha: Mungesa e drejtësisë, po i shtyn shqiptarët drejt vetëgjyqësisë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, teksa tha se paraburgimet masive, tregojnë dështimin e drejtësisë.
Po ashtu Berisha ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja tregon se vjen mungesa e drejtësisë.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç
Fatmir Mediu kërkon të gjykohet pa praninë e familjarëve të viktimave. Edhe pse të drejtën e tyre për të qenë pjesë në proces e ka njohur edhe Strasburgu, me pretendime absurde se avokati paguhet nga Soros, ish ministri kërkoi largimin nga gjyqi të familjes Durda dhe mbrojtësit të tyre. Seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor.
-
VIDEO
Lulzim Basha pyetet mbi 1 orë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit! Ish-ministri i rezervuar: Ruaj sekretin hetimor
Pasi Strasburgu e vlerësoi krim të pazbardhur shtetëror, SPAK po kërkon të zbardhë rolin e Berishës dhe personat që urdhëruan gardën të përdorë plumba të vërtetë dhe jo manovër ndaj protestuesve më 21 janar, duke vrarë në bulevard, 4 të pafajshëm.
-
VIDEO
Akuzat e Blushit për ‘rrëmbimin’ e Metës, Avokatja e Popullit në Kuvend: Ish-presidenti ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur 2 dokumente
E pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha në Kuvend se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.
-
VIDEO
Ballanca: Nuk kemi kërkesa nga minatorët e Spaç! Avokati i Popullit nuk ka mandat për sektorin privat
Gjatë përgjigjes për deputeten e PD-së Elda Hoti, avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesa nga minatorët e Spaçit, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta.
“Jo nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga asnjë minator e Spaçit në Mirditë”, tha Ballanca.
Më tej Ballanca tha se Avokati i Popullit nuk ka mandat për sektorin privat, ku ka kërkuar edhe ndryshimin e ligjit.
“Atëherë, rregulli i parë, që në ndërhyjmë një cështje, është kur ka ankesa, e cila është mjeti i parë procedurial. Ai është rregulli. Ne mund të ndërhyjmë edhe në një cështje me iniciativë. Kur kemi të bëjmë me cështje që kanë të bëjnë me sektorin privat dhe në rastin konkret, punëdhënësit janë pjesë e sektorit privat, ne jemi më shumë për të marrë kërkesa, në mënyrë që të ndërhyjmë, pasi avokati i popullit nuk kamandat për sektorin privat. Dhe duke mos pasur mandat, cfarë rekomandimi që ne do të japim për të drejtat e njeriut. Mandati i avokatit të popullit duhet të zgjerohet edhe në sektorin privat. Kjo është edhe një kërkesë e OKB. Në ligjin e ri ne kemi kërkuar që mandate i avokatit të popullit të zgjerohet edhe në sektorin privat”, tha Ballanca.
-
VIDEO
Ballanca: Ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të Avokatit të Popullit, garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë raportimit në Kuvend, ka deklaruar se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre.
Po ashtu ajo tha se ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garanci për të ruajtur një sistem për mbrojtën të drejtat e njeriut.
‘Ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten në themelin e shteti demokratik dhe paqes sociale dhe është mburoja e parë ndaj autotarizmit institucional dhe lirive qytetarëve. Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre, sepse respekti për ligjin është garanci për të drejtat themelore të njeriut. Ky Kuvend ka një rol themelor, që institucionet Kushtetuese të jetë të plota, funksionale dhe të mbështetura në mënyrë që të ruhet ekuilibri institucional dhe të shmanget cdo formë e rrëshqitjes demokratike. Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në rrugën e saj për në BE, sfidat mbeten të mëdha. Sic thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garantore për të ruajtur një sistem për mrbojtën të drejtat e njeriut. Gjej rastin të thekson që ky Kuvend, ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo gërmë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucionit”, tha Balanca.
-
VIDEO
Seanca në GJKKO për masakrën e Gërdecit, habit Mediu: Soros ndikoi edhe të Gjykata e Strasburgut
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, foli për mediat pas seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Gërdecit.
Ndër të tjera, ai deklaroi se në mënyrë të padrejtë GJKKO nuk po pranon 9 dëshmitë e disa ish-zyrtarëve të lartë amerikanë dhe europianë lidhur me çështjen. Sipas avokatit Visha, dëshmitë janë përcaktuese për çështjen.
-
VIDEO
Spahia: Vetting-u la një boshllëk të madh në Gjykata dhe Prokurori
Deputeti i PD-së Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar, se procesi i vettingut, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori.
Sipas tij, shqiptarët duhet të presin me vite për të marrë drejtësi.
“Procesi i vettingut, megjithëse është një reformë e nevojshme, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori. Duke cenuar drejtpërdrejtë efikasitetin e sistemit dhe në disa raste të drejtat themelore të njeriut.
Ndërkohë që ne përpiqemi që të krijojmë një drejtësi të pavarur, ndërhyrja e politikës vijon të jetë në një masë të konsiderueshme, aq sa cenohet hapur drejtësia për qytetarët. Edhe pse është caktuar buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, fillimi i plotë i tij parashikohet vetëm në vitin 2030. Pra, a mund të presë qytetari i thjeshtë edhe 5 vite për një proces të drejtë dhe transparent. Me vetëm 26 gjyqtarë janë shqyrtuar 9850 çështje në një vit. Një ngarkesë e tejskajshme që tregon përpjekjen maksimale të trupës gjyqësore, edhe për pamundësinë për të dhënë drejtësi në kohë. Edhe Harta e re Gjyqësore nuk e ka zgjidhur problemin, përkundrazi ka sjellë ngarkesë, kufizim të aksesit në drejtësi”, tha Spahia.
-
VIDEO
21 janari/ Basha i rezervuar pasi del nga SPAK: Konferencën për shtyp njëherë tjetër
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje që kam dijeni, informacionin merreni te SPAK. Konferencën për shtyp njëherë tjetër.
-
VIDEO
Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut
“Kujtoni ju se se Tirana s’e njeh ‘Zarin’ e Zenit?”, pyeti Balla me ironi duke theksuar se qytetarët do votojnë PS dhe Ogerta Manastirliun.