-
VIDEO
Qosja: Veliaj ka pasur dijeni për nismën e shkarkimit! Sekretari i Këshillit Bashkiak ka për detyrë organizimin e mbledhjes
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Irma Qosja në seancën publike për ankimimin e Erion Veliajt që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, u ndal edhe te pretendimi i Kryebashkiakut se është informuar përmes sekretarit të Këshillit, që sipas të cilit, nuk e ka për kompetencë. Por Qosja tha se, sipas nenit 57 të ligjit të posaçëm, sekretari ka për detyrë të kryejë të gjitha procedurat për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, përfshirë edhe informimin e kryetarit të bashkisë, për të cilin po zhvillohet mbledhja.
-
VIDEO
Sali Berisha: ‘Sherri’ mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
Berisha thotë se krisja e marrëdhënieve mes Ramës dhe Veliajt ishte një foto e këtij të fundit në Amerikës me Camala Harris, një gjë që kryeministri nuk e kishte arritur dot.
-
VIDEO
Këshilli i Ministrave kërkon lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit: Buron nga ligji për vetëqeverisjen vendore, jo dispozita kushtetuese
Përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave po parashtrojnë argumentet e tyre në lidhje me vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesja Irma Qosja tha se mjafton vetëm fakti i mungesës për afatin 3 muaj në detyrë për të shkuar te shkarkimi.
-
VIDEO
Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja ndërpret seancën për 30 minuta
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi pushim për 30 minuta. Në orën 13:05, do te vijohet me shqyrtimin e ankimimit të Veliajt kundër shkarkimit të tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
-
VIDEO
Rastet e përfundimit të mandatit parakohe, Erion Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: As nuk kam vdekur, as nuk jam dënuar e as nuk kam ikur nga Tirana
Nga përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak, pyetja që iu drejtua Veliajt dhe mbrojtjes së tij ishte lidhur me rastet e përfundimit të mandatit parakohe të kryetarit të bashkisë dhe me përputhshmërinë e nenit 61 për vetëqeverisjen vendore.
-
VIDEO
‘A mbrohet interesi publik?’, Veliaj-përfaqësuesit të qeverisë: Pyesni edhe qytetarët e Tropojës? Do ishte në dobi të shqetësoheni edhe për masat e paraburgimit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj pyetjes së një përfaqësuesi të Këshillit të Ministrave nëse mbrohet interesi publik kur një i zgjedhur nuk kryen për shumë arsye detyrën e kryebashkiakut.
-
VIDEO
Veliaj në Kushtetuese: Për mungesën time mund të ankohet vetëm familja! Djalin e kam takuar më shumë në burg sesa në liri
I votuar nga Këshilli Bashkiak për tu shkarkuar nga detyra për shkak të mungesës në punë, Erion Veliaj tha se të vetmit që mund të ankohen për mungesën e tij, janë nëna dhe familja.
-
VIDEO
Veliaj ironi me stafin e Bashkisë: Zelli i tyre politik kapërceu Kushtetutën! Flet për Ristanin: Nuk e kam penguar unë punën në Tiranë nga burgu
Erion Veliaj ka thënë se ishte iniciativa e tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe se ishte njoftuar vetëm disa orë përpara mbledhjes që të parashtronte argumentet e tij me shkrim.
-
VIDEO
Veliaj: Po sikur t'ia bëjnë këtë Ogertës apo të tjerëve? Kaosi i sotëm s'është asgjë me atë që do bëhej nëse shkarkimi im do bëhej standart
Erion Veliaj, gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet ankimimi, përmendi edhe rastin e kryetarit të bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi, i cili nuk u shkarkua edhe pse ishte në 11 muaj arrest shtëpiak. Ai më pas lëshoi edhe një thumb teksa tha një gjë e tillë mund t’iu bëhet edhe kandidatëve për Tiranën, duke përmendur edhe Ogerta Manastirliun e socialistëve, që ai i akuzon se kanë shkelur bazat ligjore me veprimet që çuan në shkarkimin e tij.
-
VIDEO
Veliaj ironizon: Efiçencë mbresëlënëse nga Këshilli tek dekreti i Presidentit brenda 8 orëve! U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin në Kolumbi
Erion Veliaj thotë në Gjykatën Kushtetuese se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Bashkiak për propozimin për shkarkimin e tij nga detyra, por është informuar nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar. Ai ironizoi lëvizjet e ndërmarra teksa tha se brenda 8 orësh u morën 8 vendime nga propozimi i Këshillit Bashkiak, kalimi te Prefektura më pas kalimi në Këshillin e Ministrave, ku edhe u vendos për shkarkimin e tij, e deri te dekreti i presidentit për zgjedhjet.
-
VIDEO
Veliaj kritika për shkarkimin: Nuk më njoftuan, ky është cinizëm ndaj ligjit
Kyebashkiaku Erion Veliaj në seanën në Gjykatën Kushtetuese pati edhe kritika për procedurën që ndoqi Këshilli Bashkiak për propozimin për shkarkimin e tij. Veliaj tha se nuk njoftuar fare dhe ky është cinzëm ndaj ligjit. Më tej, ai tha se vendimi për pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit duhej të hidhej në votim dhe nuk mund të merrej nga një person, referuar sekretarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
-
VIDEO
Veliaj në Kushtetuese: Sot gjendem në një roman të Kafkës, një pjesë e shtetit më mban në Durrës, një pjesë më thotë pse nuk je në Tiranë
Në seancën në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Eion Veliaj thotë se ndodhet në një absurditet, në një roman të Kafkës, siç e cilësoi ai. Veliaj thotë se një pjesë e shtetit e mban në Durrës dhe një pjesë i thotë pse nuk je në Tiranë.