• VIDEO

    Ankimi i Veliaj/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel të çështjes

    Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidnecës që të mso ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, me argumentin se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja. Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.

     
  • VIDEO

    Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca: Dekreti nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja! Mbrojtja e Veliajt: Kompetencë e juaja

    Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt. Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra që të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se nuk është kompetencë e saj. I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese.

     
  • VIDEO

    Shkarkimi i Veliajt, nga njoftimi i Ramës, te çështja në Kushtetuese! Kronologjia e ngjarjeve që çuan deri në seancën e sotme

    Që nga momenti kur socialistët vendosën nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt, gjithçka u zhvillua me një shpejtësi të pazakontë. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte ndërhyrë duke pezulluar Dekretin e Presidentit Bajram Begaj, pas 10 ditësh, Tirana do të ishte në zgjedhje për kryebashkiakun e ri të saj.  Por si nisi, dhe cilat ishin etapat që çuan në zhvillimin e seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese?

  • VIDEO

    Nis seanca në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt

    Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt. Ai kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

    • VIDEO

      Kushtetuesja shqyrton sot ankimimin për shkarkimin nga detyra, kryebashkiaku Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës! Seanca do të jetë publike

      Veliaj ka dalë për pak orë nga paraburgimi i Durrësit për të marrë pjesë në seancën që nis në orën 10:00. Ai kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

      • VIDEO

        PS doli kundër dy komisioneve hetimore, Berisha: Opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese

        Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një prononcimi jashtë Kuvendit për gazetarët, tha se opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese për mos ngritjen e dy komisioneve hetimore.

        “Pseudo mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore, kushtetuese që ka në parlament Komisionin Hetimor parlamentar.
        E kreu këtë akt edhe pas një beteje të gjatë, disa mujore që u zhvillua në legjislaturën e parë dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kjo është një e drejtë që nuk mund të preket, një e drejtë e pakicës e patjetërsueshme. 
        Sot ne kërkuam, kishim paraqitur me argumente të plota kërkesën për dy komisione. Për skandalin ‘McGonigal’ i cili implikon direkt Edi Ramën me një skandal të madh me ish-shefin e kundëzbulimit të FBI-së, i cili për veprimtaritë e tij vuan 6 vjet e gjysëm burg në SHBA, por në dosjen me Shqipërinë emri i Edi Ramës, lakohet dhe figuron në 13 raste, ku Edi Rama citohet se i ka dhënë McGonigalit nëpërmjet oficerit të policisë sekrete 220 mijë dollarë dhe është korruptuar McHGonigali. 
        Ku Edi Rama citohet se ka diskutuar për reformën e drejtësisë me McGonigalin dhe se ai informonte të tjerët se, këtu tashi kemi punë.  
        Ku Edi Rama citohet se ka hequr licenca e një kompanie për të ja dhënë një kompanie tjetër, në të cilën ish-oficeri i sigurimit kishte interesa të veçanta.
        Ku Edi Rama citohet se këshilltari i tij, Dorian Duçka ishte një agjent i paregjistruar kinez, i cili jepte të dhëna nga FB që i merrte nga McGonigal, transmetonte të dhënat tek autoritetet e zbulimit të Kinës.
        Ku Edi Rama citohet se e ka kontraktuar për hetimin në rastin e Tom Doshit dhe vrasjen e imagjinuar, për të akuzuar Ilir Metën, një hetim që është zhvilluar në Vjenë. 
        Dosja fakton se, Edi Rama i dha paratë McGonigalit që të merrej me opozitën, natyrisht për veprime kundër opozitës.
        Pra janë të gjitha këto dhe se McGonigal ka qenë njeriu më kryesor dhe ndër më të parët që është me hetimin e presidentit Donald Trump në dosjen ‘Steal’. 
        Për të gjitha këto, çdo vend do të krijonte një Komision Hetimor pasi janë aspekte të shumta të zhvilluara në vend.
        Veprimtaria e McGonigalit jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera, në Dumre, angazhimi i tij në reformën në drejtësi, angazhimi i tij me bizneset. 
        Janë kompani ruse përfshi këtu edhe hidrocentralin e Shushicës dhe një seri biznesesh të tjera.
        Natyrisht Edi Rama mendon se, kjo do ta dëmtonte atë dhe ndaj shtyp të drejtën e opozitës për Komision Hetimor. 
        Ky vendim i tij, ose ky qëndrim i tij antikushtetues, antiopozitë, kulmon me mohimin e të drejtës për të hetuar zgjedhjet.
        Zgjedhjet e 11 Majit, janë zgjedhjet më të damkosura në Europë dhe më të damkosura ndofta edhe në botë sot, nga ato që janë vëzhguar.
        Në këto zgjedhje është faktuar nga vëzhguesit ndërkombëtar se, ligji shqiptar është dhunuar jo 1 herë, por me qindra e mijëra herë, janë dhunuar parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. 
        Ndërkohë ne si opozitë kemi me mijëra fakte, ne disponojmë me mijëra fakte, që dëshironim se me këtë Komsion Hetimor të ua paraqisnim atyre një e nga një. Edhe këtë e hedhin poshtë, çka tregon se, hapësira për opozitën në parlament është fiktive, virtuale. 
        Edhe ne do të mblidhemi, do të mbledhim forumet tona, do të marrim vendim për të ju përgjigjur këtij dhunimi absolutisht të papranueshëm të të drejtave më elementare Kushtetuese të një opozite parlamentare. ’, tha Berisha.

      • VIDEO

        Gogu tallet me Berishën: Më në fund gjetët një amerikan që e doni! Komisionet hetimore nuk janë kinema, duhen prova!

        Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi me tone ironike ndaj kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi çështjen “McGonigal”.

      • VIDEO

        Balla: Zgjedhjet e 11 Majit më të hetuarat! Nuk çuat asnjë provë në Kolegjin Zgjedhor

        Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit janë më të hetuarat. Ai tha se PD nuk dorëzoi asnjë provë në Kolegjin Zgjedhor.

        ‘Ne e mbajmë fjalën për ato që themi. Për ato deputetë të vjetër, mos gënjejnë se janë ngritur komisione hetimore gjatë 2005 deri në 2013. Nuk është aspak e vërtetë. Por ne nuk do të iu marrim në referencë, sesi e keni trajtuar ju opozitën kur ishit shumicë. I tradhëtoni vetë kauzuat që ngrini. Sa i përket kërkesës së dytë, zgjedhjet e 11 majit më të hetuara në Shqipëri. Në të gjitha kërkesat e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, nuk është paraqitur asnjë provë. Sugjerimi që iu dha sot nga PS është, eja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sillni emrat dhe që nesër të fillojë puna. Në fazën e parë të komisionit, zhvilloni një hetim si të doni dhe në fazën e dytë të diskutojmë për reformën”, tha Balla.

      • VIDEO

        Komisioni Hetimor për 11 majin, Manja: Objekti i kërkesës së PD përfshihet te Komisioni për Reformën Zgjedhore

        Deputeti Ulsi Manja u theksoi deputetëve të Partisë Demokratike se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do t’u plotësojë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

         
      • VIDEO

        PD kërkon Komision Hetimor për 11 majin, Vokshi: Kush nuk e voton pranon që ka kryer krime zgjedhore

        Në Kuvend, Albana Vokshi u shpreh se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore.

        "Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet",- tha Vokshi.

      • VIDEO

        PD kërkon komision hetimor për McGonigal, Çuçi: Kuvendi i Shqipërisë nuk heton procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane!

        Ngritja e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, është duke u diskutuar në Parlament.

      • VIDEO

        PD kërkon komision hetimor për McGonigal, Çuçi: Kuvendi i Shqipërisë nuk heton procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane

        Ngritja e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, është duke u diskutuar në Parlament.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv