-
VIDEO
Bogdani: Zgjedhja e kreut të ri të BKH do bëhet brenda 10 nëntorit! Drejtuesi i ri i SPAK në fillim të dhjetorit
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani u pyet edhe për procedurat për krerët e rinj të SPAK dhe BKH-së. Procesi për dzgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet në fillim të dhjetorit.
-
VIDEO
Presion dhe kërcënime ndaj prokurorit Dritan Prençi për hetimin ndaj Ballukut? Ja si përgjigjet kryetarja e KLP-së
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka pasur informacione për ndërhyrje të paligjshme te Prokurorët.
-
VIDEO
Bogdani: Në 2024, 11 prokurorë kërkuan mbrojtje të plotë për veten dhe familjet e tyre! Në 2025, deri tani janë 7
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, komentoi edhe sigurinë në Gjykata dhe Prokurori. Në Kuvend, ajo tha se KLP dhe KLGJ do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të adresuar çështjen e sigurisë dhe të insfrastrukturës në institucionet e drejtësisë.
-
VIDEO
Bogdani i përgjigjet opozitës, koha pengesë për shqyrtimin e shumë çështjeve! Paralajmëron ngritjen e një grupi për shqyrtimin e draftit të Kodit Penal
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani i është përgjigjur pyetjeve të paraqitura nga opozita. Një prej pyetjeve kishte të bënte me aprovimin e hartës së re gjyqësore, për të cilën Bogdani tha se koha ka qenë e kufizuar për të shqyrtuar saktësisht zhvillimin e shpërndarjes apo të përbërjes së zyrave të prokurorive apo gjyqësore.
-
VIDEO
Raporti i KLP, kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë minus! Pritet të plotësojmë vakancat brenda 2 viteve
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani raporton sot veprimtarinë e punës për vitin 2024 të institucionit që drejton. Bogdani evidentoi dhe vakancat në institucion duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem.
-
VIDEO
Rrëzimi i kërkesës për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali me rrush dhe polli vetëm 10 vota! Kishit 36 firmëtarë, ku iu humbën
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj pretendimeve të Sali Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar dy raportet e PD dhe PS dhe më pas të votohej për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendit. Por Balla tha se raportet janë relacione shoqëruese për diskutim dhe nuk kalojnë në votim.
-
VIDEO
Muçi dhe Tabaku ‘përplasen’ për minatorët e Spaçit: Statusi i tyre s’u miratua kur ishte në pushtet PD! Deputetja demokrate: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Muçi tha se u habit që deputetja demokrate propozoi një gjë të tillë, por kujtoi se sa ishte në pushtet PD nuk e miratoi statusin e minatorit. Replika e Tabakut ishte e menjëhershme, e cila tha se Muçi nuk duhet të bëjë opozitë mbi opozitën, por për një gjë të tillë duhet t’i kërkojë llogari qeverisë.
-
VIDEO
Rama: Evropa është ballkanizuar tërësisht, Franca nuk po miraton dot një buxhet! Kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë
Kryeministri Rama nga Forumit të Paqes në Paris, u shpreh se Franca dhe Evropa, janë ballkanizuar tërësisht. Ai merr si shembull mosmiratimin e buxhetit në Francë, duke thënë se kjo është tipike ballkanase.
Në fund të fundit thotë Rama, kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë.
-
VIDEO
Konflikti Kosovë – Serbi, Rama: Sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia! Bashkimi rajonal, e vetmja rrugë për paqen
Një tjetër temë për të cilën Rama foli në Forumin e Paqes, ishte dhe ajo marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kryeministri tha se ‘sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia’ ndërsa dhe njëherë theksoi qëndrimin e patundur për bashkim rajonal, si e vetmja rrugë për paqe.
-
VIDEO
I kamufluar si mirëmbajtje rrugore të ''Gener 2'', Report TV siguron foton e furgonit të mbushur me 23 armë e 15 mijë fishekë
Në furgon u gjetën 23 armë, 5 prej të cilave snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, pranga dhe uniforma policie, pjesë armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese. Mjeti i kamufluar me logon e kompanisë Gener 2, me mbishkrimin 'Mirëmbajtje rrugore', qëndronte prej një muaji pranë banesës së 34-vjeçarit të arrestuar.
-
VIDEO
Rama komenton takimin Trump dhe Xi Jinping: Nëse ata shkojnë keq do kemi kollë ose karantinë
Kryeministri Rama u pyet në Forumin e Paqes dhe për takimin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Kinës, Xi Jinping si dhe për raportin mes dy superfuqive.
Rama nuk i kurseu batuat as në këtë rast duke thënë se nuk kishte kohë për t’i telefonuar dhe për t’i pyetur se çfarë planesh kishin. Kryeministri tha se një konflikt mes tyre nuk do t’i bënte aspak mirë botës.
-
VIDEO
PD nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Duhej të hidheshin në votim të dy raportet
Kreu i PD, Sali Berisha thotë se nuk mornë pjesë në votimin për shkarkimin e Niko Peleshit pasi nuk u hodhën në votim të dyja raportet, ai i opozitës dhe mazhorancës.