-
VIDEO
Avokati Saimir Visha: Gjyqtarin Astrit Kalaja ‘e vrau’ Reforma në Drejtësi, janë rritur dosjet, ka vonesa në vendimmarrje
Avokati Saimir Visha konsideron shkaktar të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se ka dështuar.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Avokatja e Popullit: Shqipëria duhet të përmirësojë kushtet e punës së gjyqtarëve! Bardhi: Gjykata e Apelit, han pa porta
Avokatja e Popullit Erinda Balanca ka komentuar vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja, teksa ka deklaruar se të gjithë janë ndjerë keq dhe të pafuqishëm mbi këtë rast të rëndë
-
VIDEO
Prag ‘zgjedhorja’, PS ‘autokritikë’: Komisionerët partiakë, faj i politikës! Celibashi: Duhet një trupë e vetme e KQZ
Administratë zgjedhore jo politike dhe numërim në qendrat e votimit. Këto janë dy propozimet që socialistët pritet të paraqesin në komisionin e Reformës Zgjedhore. Çështjet u adresuan në komisionin e ligjeve gjatë raportimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili artikuloi dhe nevojën për një riorganizim të brendshëm të KQZ-së.
-
VIDEO
Shqipëria kreu sot transaksionin e parë përmes SEPA, Sejko: Komisione 10 herë më të lira, reduktohet informaliteti! Gonzato: Shqiptarët do ndihen si shtetas të BE
Nga sot kanë nisur zyrtarisht pagesat përmes sistemit SEPA. Guvernatori Sejko dhe ambasadori i BE Gonzato, e konsideruan moment historik kryerjen e transfertave përmes sistemit evropian. Sejko bëri apel për bankat që t’i promovojnë shërbimet e SEPA-s, ndërsa Rama teksoi se shqiptarët do të kursejnë mbi 20 milionë euro falë këtij sistemi, që në vitin e parë.
-
VIDEO
Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Shqipëria në komunizëm kishte 2 mijë vizitorë në vit, këtë vit po shkojmë përtej 12 milionëshit
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Ndodhi për shkak të dështimit të plotë të Reformës në Drejtësi, proceset zgjasin 15 vite
Sipas kreut të demokratëve, rastet e vetëgjyqësisë në Shqipëri janë rritur pikërisht për shkak të vonesave në vendimmarrje në sistemin gjyqësor.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gerd Hoxha: E pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar
Një njeri me shumë vlera. Kështu e përshkruan gjyqtari Gerd Hoxha, kolegun Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqi një ditë më parë. Në një prononcim të shkurtër për gazetart. Hoxha tha se është e pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar.
“Një njeri me shumë vlera, më besoni është jashtë çdo lloj imagjinate që mund të ndodhin gjëra të tilla, sot është koha që shoqëria shqiptare të reflektojë thellë për këto ngjarje makabre, institucionet shtetërore të reagojnë me urgjencë, për të marrë masa që do duhet të parandalojnë ngjarje të tilla. Të ngrihet forum kombëtar me përfaqësues të të gjitha pushteteve, për t’iu thënë fund këtyre ngjarjeve të dhimbshme. E pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar. Gjyqtarët janë shumë të tronditur, por nuk frikësohen për të dhënë drejtësi”, tha gjyqtari Gerd Hoxha.
-
VIDEO
Gjiknuri: S’mund të kritikojmë KQZ-në për depolitizimin e administratës, bëjmë autogol kur adresojmë detyra ndaj organeve për të cilat e kemi fajin vetë
Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, duke folur për rekomandimet e bëra nga Kuvendi lidhur me punën e KQZ-së, u ndal edhe te depolitizimi i administratës zgjedhore. Ai tha se faji në këtë rast bie mbi partitë dhe Kuvendin për shkak se nuk kanë marrë masat e duhura për ta adresuar këtë problematikë të kahershme dhe të përmendur vazhdimisht nga OSBE/ODIHR. Ai kërkoi që në reformën e ardhshme zgjedhore të adresohet me urgjencë.
-
VIDEO
Gjiknuri: Paradoks që mundësuam votën e diasporës por jo të 50 mijë qytetarëve brenda vendit me aftësi të kufizuara! Të adresohet menjëherë
Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri kërkoi zgjidhje urgjente për rreth 50 mijë shqiptarët me aftësi të kufizuara dhe që nuk mund të votojnë dot. Ai tha se është paradoks që janë harxhuar miliona për të mundësuar votën e diasporës, ndërkohë që nuk është bërë asgjë për këta që jetojnë brenda Shqipërisë, dhe që nuk mund të dalin dot për të votuar në ditën e votimit.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, mbahet 1 minutë heshtje në të gjitha komisionet parlamentare
Në mbledhjen e sotme të komisioneve në Kuvendin e Shqipërisë, është mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit për shkak të detyrës.
-
VIDEO
Veprimtaria e KQZ në 2024/ Raporton Celibashi: Vetëm 50 nga 132 partitë dorëzuan raportet financiare në 2023, të tjerat u sanksionuan
Celibashi po raporton për veprimtarinë e KQZ që drejton përgjatë vitit 2024.
-
VIDEO
Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë nuk i fiton kandidati, por partia! PD 25 vjet ka humbur në kryeqytet
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe zgjedhjet në Tiranë. Ai tha se zgjedhjet nuk fitohen nga kandidati, por nga partia. Juristi theksoi se PD 25 vjet ka humb në kryeqytet.