-
VIDEO
Komisioni i Reformës Territoriale, Balla thirrje opozitës: Të fillojmë punën
Kreu i grupit Parlamentar PS-së Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat, tha se Reforma Territoriale, e cila është bërë 10 vite më parë do të rishikohet.
“Unë këtë e kam thënë pra tre vitesh dhe iu kam thënë që duhet bërë 10 vite nga reforma e parë. Ja u bënë 10 vite. Pra në mirëpresim propozime. Mos harroni që jemi në fazën mbyllëse të negociatave me BE”, tha Balla.
Ndërsa bëri me dije se pritet të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, Balla pati edhe një thirrje për opozitën që të mos e bojkotojë dhe të ulen bashkë që të nisin punën.
“Të dyja këto komisione janë të rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë. Uroj që grupet parlamentare të opozitës dhe deputetët e pavarur që të formojnë vakancat për këto reforma. Ju e dini që nëse ne do të propozojmë uljen, ata do të propozojnë ngritjen. Ju jeni një institucion që ne duhet të komunikojmë me palën tjetër. Unë nga këtu po i bëj një ftesë tre kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës që të fillojnë punë dhe ju lutem mos e sulmoni punën e këtij institucioni. PS do të dërgojë ekspertët e saj më të mirë në këtë komision”, shtoi ai.
Ndërsa sa i përket projektligjit të barazisë gjinore, ku kuota e 50% grave dhe 50% burrave duhet të plotësohet brenda 10 viteve, Balla shtoi se do të ketë diskutime në komision parlamentar.
“I takon kuvendit dhe në kemi pjesën më të madhe të tij nga zgjedhjet e 11 majit, dhe t’i shohim do ti baraspeshojmë të gjitha propozimet, por do të ketë edhe ndryshime. Pjesa që përmendet ju, vlen më shumë. Edhe them të drejtën, për PS, e cila ka nismëtarja për barazinë gjinore në Këshillat Bashkiakë. Ne për funskionalitetit e brendshëm në PS, e kemi të nevojshëm, por edhe këtu le të lejmë diskutimet në komisione.”, tha Balla.
-
VIDEO
Balla: Ngremë Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale! Shpresoj të udhëhiqen nga interesi i përbashkët
Balla tha se shpreson që Komisionet të udhëhiqen nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend. Duke u ndalur te Zgjedhorja, Balla tha se është e rëndësishme adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, me çështjet më të "nxehta" ai depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore si dhe ligji për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.
-
VIDEO
Nis samiti Brdo-Brijuni, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Golem! Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor faktor kyç për integrimin në BE
Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
-
VIDEO
PD ende pa emër kandidati për Tiranën, Berisha ngatërrohet para SPAK: Mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët...
Para SPAK, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për kandidatin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të mbështesin një kandidat të pavarur. Por, ndërsa u pyet nga gazetarët se a e kanë gati kandidatin, Berisha u ngatërrua duke thënë se mirëpret kandidaturat e pavarura nga qytetarët, në vend se të thonte kandidat të pavarur nga partitë.
-
VIDEO
Berisha akuza Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut
Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Kësaj here, me një akuzë të re, se po fsheh dokumente krimi të dy kandidatëve për kryetar të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Berisha ‘kujtohet’ për Metën dhe sulmon Dumanin: E mbajnë në qeli, por Pajtime Fetahun e liruan
Kreu i PD, Sali Berisha, nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje foli edhe për aleatin e tij, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Berisha tha se Metën e mbajnë në qeli, ndërsa ish-gjyqtaren Fetahu e liruan duke thënë se është e sëmurë.
“Ky mercenar që mban në burg Metën, nxori, simotrën e tij, Pajtime Fetahun. Pajtime Dumani, e nxori se tha është e sëmurë, unë i uroj shërim, por 30-40% e popullatës në burgje janë të sëmurë, kurse simotra e dumanit dhe Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri paçka se i thoshte Suel Çelës, vëllajo, të keqen motra”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha sulmon Irena Gjokën: Dosjen e Metës po e gjykon një delikuente e mashtruese, u fut në Greqi duke falsifikuar vizën
Kreu i PD, Sali Berisha në dalje të SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, hodhi akuza jo vetëm ndaj Altin Dumanit, por edhe Irena Gjokën, e cila ishte gjyqtarja e hetimit paraprak të dosjes së aferës Partizani. Berisha pretendoi se kishte në duar një certifikatë, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Sulmet ndaj gjyqtares Gjoka i vijoi të ashpra, duke thënë se është mashtruese. Ndërsa tha se dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, duke iu referuar gjyqtares Gjoka.
-
VIDEO
Samiti Brdo-Brijuni mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nesër, ministrja Spiropali: Moment domethënës
Shqipëria do të mirëpres samitin e procesit të Brdo-Brijunit, i cili do të mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimori dhe zhvillohet nesër më 6 tetor 2025.
-
VIDEO
Kandidat për Tiranën, Arlind Qori për Report Tv: Nëse zgjidhem kryetar bashkie, do të çoj Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme
Për Report Tv, Qori shprehet i bindur për përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje të pjeshme ndërsa thotë se të gjithë kandidatët e tjerë që dalin si të pavarur, po presin përkrahjen e drejtuesit të PD-së, Sali Berisha.
-
VIDEO
‘Zbuluan se Diella ka 6 gishta’, Rama: I bindur që ministrja virtuale do jetë histori suksesi, ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë
Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për ministren e parë virtual në botë, Diellë, për të cilën tha se në kaq pak kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë. Ndërsa ironizoi lajmet që qarkulluan për Diellën, e cila u shfaq me 6 gishta, kryeministri Rama tha se nuk ka dyshim që Diella do jetë një histori suksesi.
-
VIDEO
Rama ia thotë në sy Manastriliut përse e kandidoi për zgjedhjet në Tiranë pa e pyetur: Ti ishe kryetarja që shumica donte
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin “Flasim” Ogerta Manastriliun, së cilës gjatë bisedës i tregoi edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manastriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte.
-
VIDEO
‘Si ka mundësi nuk të pyeti?’ Manastirliu tregon reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Unë 'dashurohem' me punën
Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu rrëfen në podcastin “Flasim” reagimin e familjes së saj, kur nga Asambleja e PS morën vesh lajmin se do të garonte për zgjedhjet në kryeqytet. Ishte vetë kryeministri Rama që pyeti Manastirliun se si e priti familja këtë lajm. “Si ka mundësi që nuk të pyeti”, ishte ky reagimi i një prej vajzave të Manastirliut. Kjo e fundit tregoi edhe për bisedën me bashkëshortin, ndërsa kandidimin në Bashkinë e Tiranës e quan mision historik.