-
VIDEO
Zgjedhjet për Tiranën, Berisha: Kandidati ynë mund të regjistrohet edhe si i pavarur! Dekreti i Begajt? Turp i historisë
Dekreti për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, pa pritur fjalën e Kushtetueses për shkarkimin e Veliajt, ktheu akuzat e opozitës ndaj Presidentit Bajram Begaj. Berisha e quajti skllav që fshihet pas këshilltarëve të tij. Por pavarësisht se e kundërshton dekretin, kryedemokrati premton të këtë kandidatin zyrtar për Tiranën, pa u mbyllur fundjava.
-
VIDEO
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Listë e zezë për shkelësit, askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
Për çdo ndërtim që tejkalon lejen në masën 2%-10%, shtesa e bërë pa leje do të konfiskohet për interes publik. Në rastet kur leja tejkalohet mbi masën 10% konfiskohet i gjithë ndërtimi. Me aktin normativ parashikohet që në rastet e flagrancës vendimi i autoriteteve për prishje të ndërtimeve pa leje të mos pezullohet administrativisht.
-
VIDEO
Dekreti për Tiranën/ Konstitucionalistja Aurela Anastasi për Report Tv: Ligji nuk mund të parashikojë shkaqe për shkarkimin që nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit
Ndryshe nga sa vlerësoi Presidenti Begaj i cili dekretoi zgjedhjet e reja në Tiranë, Anastasi thotë se “zgjedhjet e reja mund të kryhen vetëm pasi ka dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese”.
-
VIDEO
‘Kisha një rast para dy ditësh me një karagjoz', Rama: Një grua bëri denoncim, dera e ballkonit e nxirrte në rrugë! Do t'i heqim të gjithë 'bubuzhelat' në fasada
Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë kishte rezultuar komplet ndryshe nga projekti që kishte parë. Rama tha se ndërtuesi ia kishte shitur banesën me ballkon, por jo dera e ballkonit në fakt ishte një derë që e nxirrte atë në rrugë. Rama paralajmëroi gjithashtu edhe masë kundër kondicionerëve që i cilësoi si "bubuzhela" në fasadat e ndërtesave.
-
VIDEO
‘Nuk merrem me lavatriçe e frigoriferë…’, Rama: S’më intereson kostoja e ndërtuesve, por e qytetarëve! Dikur një gazetare e huaj më tha se s'i bënte dot një foto Tiranës
Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për etiketimin e vendit si “lavatriçe” e pastrimit të parave. Kryeministri përmendi se Tirana në 95% të rasteve përmendet nga mediat ndërkombëtare si një vend i jashtëzakonshëm për t’u vizituar, por shtoi se nga një 5% që flet për “lavatriçe e frigoriferë”, siç theksoi ai.
-
VIDEO
Aplikimi i votimit elektronik, Celibashi: Nuk kemi kohë! Votuesit janë familjarizuar me fletët e votimit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, referuar aplikimit të votimit elektronik, është shprehur se është akoma në fazë diskutimi, por që nuk shihet si e arsyeshme, qoftë dhe nga koha, që të aplikohet, referuar këtu dhe faktit që në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, votuesit nuk janë të familjarizuar me këtë proces.
-
VIDEO
'I paguajmë sa frëngu pulën', Rama i përgjigjet Report Tv për kritikat ndaj gjyqtarëve: Nuk do pushoj kur shkelin popullin me këmbë
Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga kritikat ndaj njerëzve të drejtësisë, ndonëse KLGJ dhe Unioni i Gjyqtarëve e ka quajtur ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë.
-
VIDEO
Rama: Ndërtimet pa leje, ‘kancer’ i futur në trupin e Shqipërisë nga PD! Udhëheqësi legjendar fliste për Bathoren si mrekullia e 8 e botës, Lanën do e bënte Zvicrën shqiptare
Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për bashkinë që ka dështuar për operacionin e lirimit të hapësirave publike. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një bashki apo një tjetër, por është një “kancer” që ka prekur të gjithë vendin, ndërsa drejtoi gishtin nga PD dhe Sali Berisha.
-
VIDEO
Puna nëpër kantiere? Rama: Është provuar dhe ditën dhe natën, s’ka ndonjë mundësi të tretë! Nuk është çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, u pyet për oraret e punës nëpër kantieret e ndërtimit, që shpeshherë janë kthyer në një “dhimbje koke” për qytetarët.
-
VIDEO
Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrimi ta zbatojmë! Kostoja për zgjedhjet në 6 bashki, 306 milionë lekë të rinj
Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore, pa vendosur në disktutim vendimet e marra nga instancat e tjera.
-
VIDEO
Rama paralajmëron ndërtuesit: Duhet të tregoheni të kujdesshëm, se ndryshe do futeni në listën e zezë
Kryeministri Edi Rama tha se do ta çojnë deri në fund aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se duhet t’i japin hapësirë bizneseve që të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
-
VIDEO
Plani për kontrollin e territorit, Rama: Do ua çojmë gjykatësve, noterëve e ndërtuesve! Kush nuk di shkrim e këndim, do i çojmë edhe një lexues
Planin e ri për kontrollin e territorit, kryeministri Edi Rama thotë se do t’ia çojnë të gjithë gjykatësve, noterëve, inxhinierëve e të gjithë ndërtuesve. Rama tha se gjykatësve do tu vënë në dispozicion edhe ekspertë, ndërsa me ironi tha se për ata që nuk dinë as shkrim e as këndim do u çojnë edhe një lexues.