-
VIDEO
‘PD u mburr për Bathoren si mrekullia e 8-të’, Rama: Kush punonjës i shtetit ndërton pa leje, do t’i ndalohet punësimi në administratë
Shefi i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se planin e masave të reja, parashihet që nëse një punonjës shteti do të konstatohet se ka kryer ndërtime pa leje, përveç përballjes me masa administrative apo penale, do t’i ndalohet të punojë në shtet për 7 vite.
-
VIDEO
Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve
Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal.
-
VIDEO
‘I kanë përdorur njerëzit si puna e Hamasit’, Rama: Ndërtuesit bëjnë ç’të duan me fasadën, do shkohet deri në konfiskim
Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtuesit nuk do të lejohen të bëjnë çfarë të duan me fasadat e pallateve, duke paralajmëruar se do të shkohet deri në konfiskim. Rama tha se deri më tani qeveria nuk është lejuar të marrë masa ekstreme për ndërtuesit, pasi kanë përdorur njerëzit si Hamasai, duke i futur nëpër banesa pa mbaruar punimet e pa hipoteka.
-
VIDEO
Rama: Asnjë ankimim s’do pezullojë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit të territorit
Kryeministri Edi Rama theksoi se një tjetër masë e re ka të bëjë me ankimimet administrative dhe gjyqësore. Sipas tij, këto ankimime nuk do të pezullojnë vendimin përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.
-
VIDEO
Abuzimi me lejet e ndërtimit, Rama: Nëse ndërtuesit abuzojnë mbi 10% të planit, konfiskohet objekti dhe i kalon shtetit!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se persona privatë duhet të marrin leje për aktivitetet që parashikojnë të ushtrojnë pranë blloqeve të ndërtimit.
-
VIDEO
Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë tendencë të ‘gllabërojnë’ treçerekun e trotuarit
Kryeministri Edi Rama theksoi se me aktin e ri ligjor parashikohen marrjeje leje edhe për muret rrethuese.
-
VIDEO
Edi Rama: Do të nisë regjistrimi i hapësirës publike! Zona rrotull godinës, i përket të gjithë bashkëpronarëve
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë një ligj i ri do të hyjë në fuqi. Bëhet fjalë për regjistrimin e pronës publike për çdo ndërtues që do të ndërtojë një godinë, qoftë për bllok apartamenteh apo bizneses, duke bërë me dije që zona rreth e rrotull ndërtimit, do të jetë pronë publike e të gjithë bashkëpronarëve të komunitetit.
-
VIDEO
Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë, uji dhe dritat vetëm pas certifikatës së përdorimit
Duke prezantuar masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, kryeministri Edi Rama tha se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Rama po ashtu tha se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë
-
VIDEO
Rama: Krijojmë Regjistër Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit! Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s'do mund të marrin leje
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Shkelësit nuk do të mund të marrin leje ndërtimi për 5 vite, ndërsa edhe arkitektët që përfshihen në process paligjshmërie, do t’u hiqet licenca për 5 vite.
-
VIDEO
Ndërtimet/ Rama: Arkitektët do jenë subjekt i ligjit, kemi parë trysni ndaj tyre nga ndërtuesit për të bërë devijime në projektet
Kryeministri Edi Rama tha se arkitektët do të jenë subjekt i ligjit nëse do të konstatohen shkelje gjatë zbatimit të një projekti ndërtimi. Sipas kreut të qeverisë, ka pasur raste ku arkitektët kanë qenë nën trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime në projekt.
-
VIDEO
Rama konferencë për mediat: Disiplinim të gjithë procesit të ndërtimit
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari po zhvillojnë një konferencë për mediat në Kryeministri.
-
VIDEO
Ish- kreu i KQZ Kume: Nëse Kushtetuesja vendos pro Veliajt para datës 9, bien zgjedhjet
Për ish- kreun e KQZ, Kristaq Kume, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendos pro Erion Veliajt para datës 9 nëntor, datë të cilën Begaj e dekretoi për zgjedhjet e pjesshme, sipas Kumes nuk mund të bëhen më zgjedhjet në Tiranë.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se nëse vendimi do të jetë pas datës 9 Veliaj nuk mund të kthehet dot më në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
‘Do zbatohet dekreti i presidentit edhe për Tiranën dhe për 5 bashki të tjera, por problemi që diskutohet nuk është ky, a duhet që të kemi një të zgjedhur apo një të komanduar nga një që se ushtron dot detyrën. Por ajo që është objekt diskutimi është se ndërprerja e një mandati parashikohet në disa ligje jo vetëm në një. Nëse vendimi i GJK do të jetë pro Veliajt para datës 9 nuk bëhen zgjedhjet. Nëse është pro Veliajt dhe vendimi del pas datës 9, detyrën e kryetarit do ta realizoj i zgjedhuri nga zgjedhjet, Veliaj nuk mund të kthehet dot më në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës’, tha ai.